Moderatori i njohur nxjerr sekretin / Ku dhe kur do të rikthehet në televizion
Moderatori Adi Krasta i ka rrëfyer gazetares Eni Vasili se d...
Banka e Shqipërisë ka konfirmuar atë që kishte paralajmëruar më herët, mbi rënien e çmimit të banesave në treg, një tendencë kjo e shfaqur në pjesën e parë të vitit por e lakuar edhe nga ndërtuesit. Gjithsesi ritmi i rënies ka qenë më i ulët sesa periudha janar-qershor 2017.
Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti nënvizon se rënia vjetore e indeksit të çmimit të banesave ishte 2.8% krahasuar me 5.9% dhe 11.5% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit.
Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një pikë kthese për indeksin tjetër që lidhet me qiratë e banesave. Ky i fundit ka qenë në rritje për katër tremujorë rresht por që për korrik-shtator ka regjistruar rënie me 5.3për qind. Tendenca e rënies që qirave duket se lidhet me një ofertë të bollshme në treg. Tradicionalisht ka një pritshmëri për çmime më të kripura sidomos në shtator për shkak të studentëve të cilët nisin vitin shkollor në tetor.
Banka Qendrore nënvizon se zhvillimet më të fundit në çmimet e tregut të banesave e kanë afruar raportin e çmimeve ndaj qirasë me mesataren afatgjatë të dhjetë viteve të fundit.
Aktualisht, çmimet e apartamenteve brenda Unazës në Tiranë variojnë nga 1000-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona elitare si tek Televizioni Shqiptar, ku çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror. Kryeqyteti shqiptar ka shumë të lirë periferinë, me rreth 500 euro për metër katror, ndonëse kanë shënuar një rritje prej 15-20% së fundmi.
Tirana, ndër më të shtrenjtat për të blerë një apartament
Luhatjet në indeksin e çmimit të banesave që ndryshojnë herë pas here, nuk ndryshojnë dot faktin se Shqipëria mbetet ndër vendet ku përballimi i blerjes së një apartamenti matur me fuqinë blerëse është i vështirë duke renditur Tiranën në vendin e 241 nga 267 qytete, apo e katërta më e shtrenjtë në Europë.
Të dhënat bëhen të ditur nga Numbeo, që rendit 267 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks, aq më mirë është).
Ndonëse në vlerë absolute, një apartament mesatar në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t?u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firence, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj.
Në Tiranë, sipas këtij indeksi, duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një apartament, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Zyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite./monitor
Moderatori Adi Krasta i ka rrëfyer gazetares Eni Vasili se d...
Mbrëmjen e sotme breshëri kallashnikovi janë dëgjuar në zonë...
27 fermerë nga Novosela nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përm...
“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë të njejta siç i kam pasur...
Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpi...
Në vijim të intervistës së tij në emisionin “Studio e Hapur”...
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale ...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasil...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një koment, ku a...
Nga Gjorg KodraIlva Tare e gjen të keqen e medias te Trump d...
Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më...
‘Listat e PD për zgjedhje mund të ishte më e mirë’, kështu k...
Në policinë greke ditën e sotme ka mbërritur një denoncim, k...
I ftuar në emisionin “Kolaudim” në In Tv, moderatori i emis...
Një krim midis adoleshentëve është regjistruar pak çaste më ...
Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm më strukturat e LSI n...
Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar mbrëmjen e sotme në emi...
Kosovarja, i rikthen për ju imazhet që rrallë mund t’i keni ...
Atentati i bërë ndaj shqiptarit këtë të martë në Ekuador, dy...
“Shqiptarët nuk janë thjeshtë furnitorë në Ekuador. Janë sip...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...