web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktivisti i shoqërisë civile: Hiqjani kioskat Vjollcës, jepjani të varfërve

10 Nëntor 2017, 16:11, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh duket sikur mes televizionit Top Channel dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur një ?çarje?, të cilën e ka bërë të ditur vetë Rama në një postim në rrjetet sociale, duke e quajtur Top Channel-in një media mashtruese.

Kryeministri është kapur me një pasazh të një lajmi në Top Channel ku thuhet se kryeministri e cilëson median si të pabesueshme. Në postimin e tij Rama shkruan se ai ashtu mendon, se media shqiptare është e pabesueshme. Por Rama shkon edhe më tutje, duke e quajtur Top Channel-in një media mashtruese. Sipas kryeministrit, ajo ka gënjyer kur ka thënë se takimi mes tij e Johannes Hahn nuk u dha nga ERTV.

Por pas këtij ?sherri? ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile dhe një nga drejtuesit e nismës ?Thurje?, Besjan Pesha.

Në një postim në rrjetet sociale Besjan Pesha shkruan se ?Që ta besojmë sherrin mes TCH dhe Ramës do të duhet që kioskat e Tiranës ti hiqen të parës dhe ti jepen familjeve në nevojë. Forca cuna!?/ CityNews





Lajmet e fundit nga