Gjysma e prokurorëve në Elbasan, pedagogë të jashtëm në Universitet
Nga Robert Rrasa– Pothuajse gjysma e Prokurorisë së Elbasan...
Gazetari Dashnor Kaloçi ka publikuar sot në ?Gazeta Shqiptare? një dossier mbi një korrespondencë ?sekrete? në vitin 1989, ku Byroja Politike u ngrit në alarm pas një telefonate që erdhi nga SHBA-ja. Personi që telefonoi kishte një kërkesë të veçante, ndërsa pohonte se: ?Do martohem me Eli Farën?.
Dashnor Kaloçi
Edhe pse kishte kaluar gjysma e dytë e vitit 1989 dhe në mjaft prej shteteve të Europës Lindore kishin filluar të ndiheshin ?erërat? që vinin nga përtej Atlantikut, në Shqipërinë komuniste dukej se nuk po frynte e nuk po lëvizte asgjë dhe ?ujerat? rrinin po në vend?!
Madje dukej sikur gjërat po shkonin mbrapsht dhe situata po përkeqësohej gjithnjë e më shumë për shkak të gjendjes ekonomike tejet të vështirë që po kalonte vendi, gjë e cila lidhej direkt me politikën e izolimit që vazhdonte të aplikonte Tirana zyrtare me udhëheqjen e saj.
Si rezultat i kësaj, edhe në art e kulturë vazhdonte e njëjta gjë dhe diktati i regjimit komunist vazhdonte të ndihej po njëlloj te shkrimtarët e artistët, madje për vetë famën, emrin, autoritetin apo dhe disa privilegje që kishin e gëzonin ata te dhe ndaj shtresës tjetër të shoqërisë shqiptare, diktati dhe kontrolli partiak e shtetëror ndaj tyre ishte edhe më i fortë e më i rreptë. Jo vetëm kaq, por partia dhe shteti nëpërmjet ?organeve kompetente? (Sigurimi i Shtetit), vazhdonte të futej dhe ndërhynte thellë deri në jetën private të njerëzve të artit e kulturës, njëlloj si në periudhën më të vështirë që kishin kaluara ata, atë të pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e Plenumin e V-të të Komitetit Qendror të PPSH-së.
Kjo gjë, veç të tjerash, si dhe në dokumentet e ndryshme arkivore të publikuara në faqe të ndryshme të këtij libri, bëhet e ditur edhe nga këto që po publikojmë në këtë kapitull, ku udhëheqja më e lartë partiake e shtetërore e regjimit komunist të Tiranës, është alarmuar pas një telefonate që është bërë nga SHBA, lidhur me këngëtaren e njohur Eli Fara.
Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, ajo që vihet re nga përmbajtja e tyre, nuk është vetëm fakti që ka të bëjë me ndërhyrjen në jetën private të këngëtares së famshme, për të cilën janë vënë në alarm dhe lëvizje krerët më të lartë të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe, (Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror, Simon Stefani, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror dhe ministër i Punëve të Brendshme, Reiz Malile, anëtar i Komitetit Qendror dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Anastas Kondo, funksionar i lartë për Artin e Kulturën në Komitetin Qendror, Jorgo Melica, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me jashtë, etj. etj.), as ?statusi? i fortë i personit që interesohej të lidhte jetën me këngëtaren në fjalë, gjë e cila natyrisht lidhej dhe vinte për shkak të origjinës dhe gjendjes së tij shoqërore, si një shqiptar që jetonte e punonte jashtë, madje në SHBA, por ndikimi dhe autoriteti i madh që ai kishte tek udhëheqja e lartë shqiptare e asaj kohe?!
Kjo gjë shihet më së miri te raport-informacioni që ka bërë për udhëheqjen e lartë, Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Jashtë, Jorgo Melica, ku shqiptari i diasporës, Agim Z?, në bisedën telefonike, e ka trajtuar atë, (Jorgo Melicën), as më pak dhe as më shumë, por si një vartës të bindur të tij? Jo vetëm kaq, por aty duket se Melica nuk ka pasur guximin ta kundërshtojë atë për asnjë gjë nga ato që ai i ka kërkuar, madje të zbatojë urdhrat e tij për të takuar ata persona që ai (Agim Z?) i ka sugjeruar dhe në fund të bisedës telefonike me shumë mirësjellje, apo më saktë me shumë frikë, i ka uruar dhe punë të mbarë bashkëbiseduesit që fliste nga SHBA-ja?!
Sjellja përulëse e kreut të Komitetit të Kulturës ndaj ?shqiptarit nga SHBA?, vinte pasi Melica e njihte shumë mirë potencën apo statusin që kishte Agim Z?, te ?shokët e udhëheqjes? në Tiranë, pasi vetë ai (Jorgo) në vitin 1986, me anë të një raporti zyrtar, ka njoftuar eprorët e tij në udhëheqjen më të lartë lidhur me Agim Z? dhe gjithë aktivitetin dhe ?punët? që ai kryente në SHBA, nëpër botë dhe në Shqipëri kur vinte për vizita pune? lart. Nuk dihet me saktësi nëse Agim Z? ka pasur vërtet takime dhe biseda me këngëtaren e famshme Eli Fara, apo ato që përmenden në raport-informacionin e Melicës kanë qenë thjesht dëshira apo fantazira të tij??! Por, sa më sipër, nuk do të kishte dhe përbënte asgjë të keqe fakti, nëse ai ishte takuar vërtet dhe njihej me këngëtaren simpatike korçare, apo dhe të kishin bërë plane së bashku, ashtu siç thuhet në raportin ?Tepër sekret?, për një takim të tyre, kur ajo do të ndodhej në Greqi me Ansamblin ?Korça?, ku Eli kishte filluar karrierën e saj si këngëtare.
Gjithnjë sipas dokumenteve në fjalë, ndryshe nga dashamirësia e regjisores së famshme Vera Grabocka, e cila i paska sugjeruar Agim Z? që: ??nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën, t?ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin?. Jorgo Melica, sipas orientimeve, porosive apo urdhrave që ka marrë nga ?shokët e udhëheqjes?, nuk kanë tentuar ta thërrasin Eli Farën dhe ta këshillonin atë, (që të hiqte dorë nga ajo lidhje, apo të njoftonte e të merrte leje në organet kompetente përkatëse), por ata kanë njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndjekjen e saj?! Po kështu sa më sipër, ?shokët e udhëheqjes?, nuk kanë tentuar dhe nuk kanë guxuar që për këtë problem, të këshillonin, as Agim Z?, duke i thënë se problemi i martesës me këngëtaren Eli Fara, duhej të zgjidhej jo në rrugë miqësore, por në rrugë ligjore si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë.
Por ata kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të survejimit dhe ndjekjen nga Sigurimi i Shtetit për këngëtaren e njohur, ashtu siç ndodhte rëndom në atë kohë për të gjithë shkrimtarët e artistët dhe jo vetëm. Ashtu si dhe në pjesën më të madhe të dokumenteve të këtij libri, edhe këto publikohen të plota, por duke mos zbuluar identitetin e plotë të personazhit kryesor për të cilin bëhet fjalë në këtë kapitull.
Nga Robert Rrasa– Pothuajse gjysma e Prokurorisë së Elbasan...
Tashmë askush nuk mund ta flasë më për rastësi. U bë hera e ...
Nga Mero BazeEdi Rama ka mbajtur fjalimin më të dobët të jet...
Ditën e sotme policia kolumbiane ka sekuestruar 12 tonelata ...
Reshat Arbana ka qenë i ftuari i sotëm në ‘Pasdite në Top Ch...
Policët e qytetit të San Benedetos arrestuan një bandë me 4 ...
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, k...
Një 18 vjeçar nga qyteti i Fierit është proceduar penalisht ...
“Saimir Tahiri është i lirë dhe Edi Rama është ende në pusht...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar fjalimin e ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën “Media në Ballkanin Per...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij...
Ish-krymeinistri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publiki...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Taulant Balla ka replikuar me kryetarin e Partisë Demokratik...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës s...
Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...