Kolumbi kapet sasia më e madhe e drogës/ Ja sa tonelata hashash janë sekuestruar
Ditën e sotme policia kolumbiane ka sekuestruar 12 tonelata ...
Nga Mero Baze
Edi Rama ka mbajtur fjalimin më të dobët të jetës së tij për shtypin, në auditorin më të zgjedhur ballkanas, dhe para komisionerit të BE, që pret të dëgjojë gjëra të tjera nga kryeministri i një vendi, kandidat për anëtar të BE-së, në prag të hapjes së negociatave. Ai mund të kishte zgjedhur të thoshte ato që mendon për shtypin dhe të cilat janë natyrisht shumë herë më të këqiaj se ato që tha.
Nuk është se shtypi ynë, nuk meriton të sulmohet. Ashtu si klasa jonë politike, ai është i pacipë, i korruptuar dhe jo-konkurrues. Është produkt i një tregu jo konkurrent, të sponsorizuar dhe të mbivlerësuar. Por ai nuk i tha ato. Hezitoi se ka frikë se i hapet një debat më i madh se shtypi dhe paragjykohet si revanshist.
Mund të kishte zgjedhur të bënte hipokritin dhe zyrtarin politikisht korrekt, duke folur për lirinë e shtypit dhe garancinë se ai do të bëjë detyrat e tij në këtë drejtim.
As këtë nuk e bëri, se në fakt nuk e ka në tip.
Bëri diçka që me siguri duhet ta bezdisë dhe vetë, po ta rilexojë. U paraqit si një viktimë e shtypit luksoz të Tiranës.
Edi Rama di të shkruajë bukur dhe të flasë po aq bukur, nëse do të ishte i lirë. Fakti që ai nuk e bëri, dëshmon se Edi Rama nuk është i lirë, ose së paku është në një moment të madh hezitimi dhe reflektimi, nëse duhet të qërojë hesapet me shtypin, apo duhet të vazhdojë të negociojë me të. Është një vendim i madh, i cili në të vërtetë ndan liderët realë nga ata që janë kalkulues rrethanash dhe nevojash për pushtet.
Fjalimi i duhur i tij për lirinë e shtypit nuk ishte paraqitja si viktimë. Fjalimi i duhur i tij është reflektimi përse shtypi në Shqipëri është pjesërisht i lirë, përse autocensura e gazetarëve dominon mbi politikat redaksionale, dhe mbi të gjitha, përse është jo konkurres dhe mbijeton falë korrupsionit.
Të gjitha këto kanë një përgjegjës, dhe ajo është politika.
Kur komisioneri Hahn thotë se politika është përgjegjëse të garantojë lirinë e shtypit, e ka fjalën për politikën e pastër. Por edhe për shtypin që kemi sot, është përgjegjëse politika.
Politika jonë ka tentuar të bëjë më shumë se kaq. Ajo është përpjekur ta rehatojë shtypin, ta bëjë atë të ndjehet i pushtetshëm dhe i parrezikshëm për të. Ka ndarë me të, të gjitha veset, kusarinë, pushtetin, trafikun e influencës dhe betejat elektorale. Kësisoj, shtypi shqiptar është realisht i korruptuar, me pronarë të pasur, me gazetarë të mirëpaguar në shumicën e rasteve, dhe me punonjës shtypi që paguhen si fasonistë që punojnë me material të porositur.
Një kryeministër duhet të guxojë ta thotë këtë, por në rastin kur ky kryeministër quhet Edi Rama, para se ta thotë këtë, duhet të kërkojë ndjesë, që është një nga prodhuesit e këtij shtypi. Gjithë media e madhe në vend, sidomos ajo televizive, ose më mire të themi gjithë pronarët e saj, janë sot të tillë edhe për shkak të Edi Ramës. Të Sali Berishës e Ilir Metës, po e po.
Edi Rama duket se ndodhet në dilemën, a të nisë një betejë me këta ?pisa?, a jo. Fjalimi i tij reflektonte sot gjithë dilemat e veta në këtë drejtim, mosdurimin që ka nga kapardisja e pronarëve që ka rritur me duart e veta dhe ja përdor pa para Berisha, Basha e Meta, nga opinionistët që i duken të patalentuar krahasuar me veten e tij, por që i mbinë para syve, nga reporterët që vetëquhen investigativë dhe janë shpikës të gazetarisë pa burime etj.
Kjo nuk është një dilemë e vogël. Nuk është as një vendim i lehtë. Është nga ato momente në karrierën e një politikani, kur duhet të tejkalosh vetveten dhe atë që ke bërë. Duhet të mësohesh të mos presësh më në zyrë Sandrin që shfaqet gjithnjë me Fevziun për ndonje leje, ndonjë park, apo ndonjë resort në det, Irfanin që ka gjithnjë një hall godinash, Ylli Ndroqin që do gjithnjë një punë, Vjollcën që do një nder, Meron, Andin apo Armandin, që kanë gjithmonë një sherr, e kështu me radhë. Dhe duhet t?ua zgjidhësh të gjithëve hallin që të biesh rehat.
Nuk ua zgjidh dot dhe sikur të duash, por problemi është se nuk duhet të duash ta bësh këtë.
Edi Rama sot ishte as mish, as peshk, as në anën e gazetarëve, as në anën e pronarëve, as në detyrën e kryeministrit. Ai tentoi të ishte në anën e viktimës së shtypit, që nuk i ka lezet. Nuk është realisht viktimë e shtypit, është produkt i tij. Dhe nëse ndodh të bëhet viktimë, është viktimë e vetvetes dhe mënyrës se si i ka ndërtuar këto raporte.
Nuk i duhet fuqi për të mundur shtypin. I duhet fuqi për të mundur Edi Ramën e vjetër, dhe ta lërë shtypin të lirë nga vetvetja, të mbijetojë, ose të vdesë. Të mbyllë telefonat, të mos lexojë mesazhet apo email-et tona, të mos dëgjojë kërkesat tona private dhe pordhët për parime në publik, të shikojë nëse ne mund të jetojmë me urrejtjen ndaj tij.
Ndjehet në ajër që është gati ta bëjë këtë, por ka dilemën se mos nga kjo betejë, fitojnë kundërshtarët, që do të vazhdojnë të ruajnë këtë shtyp kështu siç është, klientelist, të korruptuar dhe jo cilësor. Është në dilemën, nëse do të jetë heroi i një beteje që do të fitohet, apo heroi i një beteje të humbur.
E di se nuk ka vetëm shtypin kundër, por mbi të gjitha, kundërshtarët politikë dhe gjyqësorin, që nuk janë gati për këtë betejë, që ta lënë shtypin të mbijetojë me produktet e veta, në tregun e vet dhe aftësitë e veta.
Dhe ndërsa po shijoja pozitën e tij prej viktime, postieri më solli një fletë-thirrje për në gjykatë. Burri i kësaj gruas nga Tropoja, që është bërë prokurore ?antikorrupsion?, kërkon për mua dhe kryeredaktorin, dy vjet burg, se gazeta ka botuar intervistën e një personi publik, që e akuzon burrin e kësaj ?kryevetingares?, se ka qenë i përfshirë në aktivitet prostitucioni. Është dita, që dhe ky mendon, se viktima nuk janë prostitutat, por ai vetë. Është gjë e madhe t?i mbushësh mendjen vetes, se je viktimë shtypi. /Tema
Ditën e sotme policia kolumbiane ka sekuestruar 12 tonelata ...
Reshat Arbana ka qenë i ftuari i sotëm në ‘Pasdite në Top Ch...
Policët e qytetit të San Benedetos arrestuan një bandë me 4 ...
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, k...
Një 18 vjeçar nga qyteti i Fierit është proceduar penalisht ...
“Saimir Tahiri është i lirë dhe Edi Rama është ende në pusht...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar fjalimin e ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën “Media në Ballkanin Per...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij...
Ish-krymeinistri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publiki...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Taulant Balla ka replikuar me kryetarin e Partisë Demokratik...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës s...
Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, k...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Ha...
Kryetari i dorëhequr i akademisë së Shkencave, Prof. Gudar B...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, ka mbajtur fjalën e rastit në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...