Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Sot Sajmir Tahiri mund të jetë personi më i përmendur i 72 orëve të fundit. Më i lakuari dhe më i debatuari i gjindjes shqiptare. Një lloj shpërthimi vullkanik që ka eklipsuar çdo eveniment tjetër të botës shqiptare. Si panairet ndërkombëtare të librave ku merr pjesë Shqipëria, datëlindjet e burrave që ia lëruan nënën atij vendi si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha. Deri përkujtimin e nënës Terezë si shenjtin e tyre. Ka eklipsuar vet zotin e shqiptarëve Edi Ramën. Ekskursionet në Kosovë e malësinë e Gjakovës të liderit me pushime në presidencë, Ilir Meta. Çfarë qetësie ekzotike me stalaktide kristali. Ka eklipsuar bumin turk të telenovelave.
Invazionin islam të mjekrrave dhe shamive. Eklipsoi ndeshjen me serbët dje në Korçë. Pikërisht me atë Partizanin ku na lidhin aq e aq kujtime. E eliminuan nga kupat e europës dikur, goli legjendar i Sokol Kushtës. Partizanin e kohës kur luante me sulmues kryesor shqiptarin Fadil Vokrri, këtë që drejton sot federatën kosovare. Atë Partizan në stadiumin e të cilit hëngrëm stola kokës, sharje, fyerje. Por që fal atij incidenti me dronin e një shqiptari me pamje talebani, u bë e mundur të futemi në një kampionat europian etj. Mirëpo gjithçka është e mekur, e mbuluar me petkun Tahiri. Madje me vrullin e atij pasioni që na dallon si parja e kuqe midis sojeve dhe rracave njerëzore…, misonar të zhurmës dhe pordhëve të mëdha.
Sot çdo qelizë e jetës shqiptare frymon një emër, Sajmir Tahiri.
Në vend që Sajmir Tahiri të jetë atje ku e ka vendin një trafikant, një bashkëpunëtor i tyre, një shtetar i korruptuar, ai është studiove. Një trend shqiptar i fushatës për mbrojtjen dhe të drejtat e karteleve. E presin tek dera e televizioneve, pronarët dhe moderatorët e fjalës së lire. Do ndajë eksperiencën se si kultivohet kanabisi, se si tregtohet. Se si mund të vësh 5 milion euro menjanë për një javë. Një pompozim me shkëlqim të mbrëmjeve gala. E presin tek shtëpia misionarët e inateve perverse. Bashkëpunëtorët e kulturës së mikut dhe heronjëve të rremë. Një Shqipëri katrahurë ku gjithkush flet, gjithkush bërtet, gjithkush ka drejtë, veç ligji jo. Ligjit nuk i lejohet të ekzistoj. Ligji tek ne është mish i huaj. Kudo studio, reklama Tahiri. Gra që dhurojnë përqafime në delir shqiptar. Sa me shumicë i kemi, militantet. Dhe sa me pakicë qytetaret.
Ai eshte plot emocione e sakfricë njerëzore, gati të qaj…, tek përgjërohet për partinë. Të sakrifikohet. I detyrohet partisë. A nuk u qaravit kështu Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu, Feçorri etj. Partia është uragan, na i mësoi Majakovski. Një fushë betajash, triumfesh, sakrificash, flijimesh, heronjsh të rremë. Një botë shkërdhatash me ma fute ta futa. Ai është plot lot për partinë. Bën një epokë sëbashku. E filluan me def si çingijet, me urbanë lejla. Thirrën ku ishin e ku nuk ishin kontigjentin e drogës, prostitucionit, gjobëvënësit. Ku ishin e ku nuk ishin të fortët me para. Veç të rrëzonin Saliun. Shqiptarët këtë donin, jo mirëqënien e tyre. Eshtë në traditën tone që të vimë në pushtet për të mundur me inat njërën kastë, për të sunduar e pasuruar veten dhe militantin, jo për të ndrequr vendin, jo, jo… Bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Tani do themi, që drogë do thithim dhe kartelin nuk e lëshojmë. Ai është aty gati të qaj, iinterpreton me patos skene aq sa auditori i mban ngrehur shamitë. Janë me atë, nuk kanë faj. Ia dhjeu Edi Rama. O burra me pankarta, dilni. Eja mblidhuni këtu-këtu. Rroftë Sajmiri.
Ndërkohë që po vijon mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Sh...
Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i Kuvendit të S...
Ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ambasadorja e BE, Romana Vla...
Në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë ...
Pas publikimit të skandalit të përgjimeve në Shqipëri, Minis...
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dekonspiron ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores dhe mandate...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ndërkombëtarët kanë nisur të shqetësohen sa i takon ecurisë ...
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Manda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social g...
Të tjera detaje kanë dalë nga përgjimet, ku një rol duket se...
Ndërsa disa vende të Zonës Shengen si psh Holanda apo Franca...
Me Saimir Tahirin jam njohur rreth fundit te qeverisjes se d...
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka...
Në fillim të nëntorit Komisioni i Kualifikimitt nis punën pë...
Duke folur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores ...
Karabinierët arrestuan Roland Tushillën nga Maqellara e Dibr...
Duke folur para Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, kreu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...