Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Automjeti del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Në një vend si Shqipëria, që në raportet ndërkombëtare përshkruhet si shteti ku dominon droga, korrupsioni dhe ndërthurja e klaneve me politikën, përforcimi i mendimit se, nuk ka personalitet politik apo shtetëror të pacënueshëm, është sinjali i fillimit të konsolidimit të Demokracisë. Sot jemi në kushtet e zbatimit për herë të parë të Reformës në Drejtësi, për të cilën mburret dhe bërtet aq shumë Edi Rama. Fati i një ish-ministri rilindas është dorë të drejtësisë, dhe rrjedha e ngjarjeve është vendimtare jo vetëm për politikën, por edhe një test për vetë drejtësinë se sa ajo është e aftë për t’i shërbyer shtetit ligjor. Shqiptarët sot duan që, Saimir Tahiri, të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndoshta ai do të jetë bashkëpunues, edhe pse është në dorën e drejtësisë më të keqe të Europës.
I duhet të jetë bashkëpunues që, të mos ketë të njejtin fat me Koçi Xoxen, Mehmet Shehun, e Kadri Hazbiun. Tahirit i duhet të bëhet trim, dhe të përfitojë mbasi shofer Rama nuk e ka në dorë krejt drejtësinë. Nuk i duhet bëjë marrëveshje me Ramën, nëse ka fakte për përfshirjen direkte të Ramës në mardhënien me bandat mafioze. Nuk i duhet t’i besojë turmës që, Rama, i’a çon në mëhallë. Ajo turmë militantësh janë fansat e ERTV-së, që duan të na thonë “Imagjinoni çfarë mund të bëhej, nëse Rama do të ishte sot në vendin e Tahirit”.
Një djall i zi me brirë bëhu, Tahir, sepse timonierit rilindas i janë shuar të gjitha reflekset. Piktori ka kohë që ngjyros me të zezë. Saimir, duke të të quajtur e konsideruar si zëvendësministër dje, Rama i’a nxiu jetën popullit shqiptar, ndërsa lulëzimi dhe trafikimi i drogës në mjedisin tonë, tashmë është kërcënim për Europën. Edi Rama, kryeministri shqiptar që, ende shpreson se po e josh opinionin me deklaratat nacionaliste, teksa poshtë stabilitetit të rremë fryjnë duhmat e qelbura të krimit, mendon se Ballkani është aq emocionues sa dikur, dhe harron që, Bashkimi Europian dëshiron të ruajë stabilitetin dhe ndikimin në oborrin e vet. Për Europën, mijëra hektarët e “arit” jeshil, mijëra qytetarët e implikuar, të arrestuar për mbjellje, trajtim e sidomos përdorues, viktima e të vrarë nga “melhelmi” rilindas që, ka prodhuar hemoragjinë demografike me shifra që i korrespondojnë vetëm viteve ’90 dhe 97-98, nuk kishte pse të mos jetë alarmuese. Të dhënat mbi korrupsionin, drogën, pastrimin e parave në Shqipëri një shkrim i faqes së Këshillit të Europës, i bërë publik këtë javë i bazon tek raporti i Departamentit të Shtetit. Drejtësia në Shqipëri është në test, kur pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk besojnë në paanshmërinë e sistemit të gjyqësorit.
E gjitha kjo do të thotë se njerëzit kanë shpresa shumë të ulëta për të ardhmen e tyre. Nëse edhe kësaj here drejtësia nuk do të mundet të thotë fjalën e saj, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse, të ikin diku tjetër. Çmontimi i grupit kriminal të trafikantëve të drogës dhe lidhjes së tyre organike me politikën është në dorën e drejtësisë që u duhet shqiptarëve të zhgënjyer nga udhëheqësit e politikës. Ndëshkimi i bandave e banditëve që kontrollojnë e mbajnë në rrethim Policinë e Shtetit dhe institucionet tjera shtetërore, është beteja që e grish në rol edhe qytetarin shqiptar, thërret në mision edhe median e cila vetëm gjatë këtyre ditëve, nuk duhet të manipulojë, kontrollojë e çorodisë opinionin publik, ashtu sikurse inteligjenca e kombit duhet të ngrejë zërin e sensibilizimit.
Dinamikat negative në Shqipëri i reflekton mungesa e investimeve, papunësia, dhe korrupsioni, rritja galopante e borxhit te brendshëm e të jashtëm. Zero investimet e brendshme, perjashtuar fasadat e turpshme pa asnjë impakt ekonomik as të ardhurash e as konsumi, të bera nga oligarkët për të thithur lekun publik me bekimin dhe liçensimin e Qeverisë, i kanë varfëruar shqiptarët deri në ekstrem. Mbi politikanën rëndon sot një tjetër mision. Asaj i duhet të artikulojë qartë dhe saktë se çfarë dëmi i kanë sjellë drejtimit të Shqipërisë lidhjet e politikanëve kriminelët dhe baronët e drogës. Shqiptarët duan që çështja Tahiri të mos ngjajë si plenum i Partisë së Enverit dikur. Kjo çështje nuk duhet të kthehet në gjyq për prokurorët. Kjo çështje inauguron në realitet, zbatimin e Reformës në Drejtësi. Rama duket që po bën gjithçka për ta sabotuar duke rrezikuar që të krijojë që në krye të herës, që në gjenezë, një precedent që mund ta hedhë në erë projektin më të rëndësishëm që pas instalimit të demokracisë në Shqipëri. A do ta luajë drejtësia rolin e saj, apo do të mbyllë sytë? Kjo do të jetë zgjedhja që do të na tregojë nëse kemi një drejtësi për të shpresuar dhe për t’i besuar. Nëse është e rreme, e blerë me milionat e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe kumbarëve mafiozë, këtëherë do të ndodhë që drejtësia si premtimi solemn i Edi Ramës do t’i groposë shqiptarët.
Qeveria “Rama 2” ka nisur zyrtarisht betejën me Lëvizjen Soc...
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ish-kryemin...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me mbl...
Pas deklaratës së kryeministrit Rama ka reaguar menjëhërë kr...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali beri...
Mazhoranca qeverisëse ka zbuluar të tjera skandale të Lëvizj...
Ambasada amerikane u ka sqaruar sërish qytetarëve shqiptarë,...
Në një postim në rrjetet sociale, kryeminisrri Edi Rama ka r...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish me atë të n...
Pas debateve të forta në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ...
Kryetari i FRPD Belind Këlliçi në një koment të tij shkruan ...
Në fjalën e tij para Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet,...
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj asaj që po ndod...
Ndërkohë që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Ha...
Pas shumë thashethemeve për lidhjen e këngëtares Eni Koçi me...
Sot Sajmir Tahiri mund të jetë personi më i përmendur i 72 o...
Ndërkohë që po vijon mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Sh...
Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i Kuvendit të S...
Ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ambasadorja e BE, Romana Vla...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...