Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Një foto flet sa për një mijë fjalë
Në këtë foto Knjazi i Malit të Zi Nikolla i dinastisë Petrovic-Njegosh hyn me veturë triumfalisht në Shkodrën e pushtuar me tradhti nga ushtria malazeze. Në foto krahas Knjazit janë edhe dy djemtë e tij Princi-trashëgimtar Danillo dhe Princi Mirko. Fytyra e Knjaz Nikollës në këtë fotografi rrëzëllen nga kënaqësia dhe gëzimi. Nuk ishte shaka. Trupat malazeze kishin pushtuar Shkodrën ëndërrën e disa gjeneratave malazezësh. Knjazi po hynte triumfalisht, aty ku dështoi turpshëm trimëria e famshme e malësorëve malazezë, para vijave të fortifikura të mbrojtësve shqiptaro-turq, myslymanë e katolikë të Shkodrës.
Shoferi është Vojo nga fisi i Vesovicëve, që po drejton një veturë luksoze të firmës së famshme austro-hungareze Lohner-Werke. Për mbretërinë e vockël të Malit të Zi një makinë e tillë e firmës së mbiquajtur k.u.k. Hofwagenlieferant (kompani, që prodhin vetura për mbretër) ishte tepër e kushtueshme. Të njejtën makinë si kjo e Knjaz Nikollës kishin edhe mbretërit e Norvegjisë, Suedisë, Rumanisë si edhe Karli trashëgimtari i Fronit të Perandorisë Austro-hungareze. Makina ishte dy nga dhuratat e cmuara, që Cari Nikolla II i Rusisë i bëri Knjazit malazez, kur ai u vetëshpall mbret në 28 gusht 1910. Dhurata tjetër ishte dhënia e gradës madhore feldmareshal i Perandorisë Ruse, kjo gradë për të huajt i ishte dhënë vetëm Knajzit dhe Dukës së Uellingtonit, që mundi Napoleon Bonopartin në Betejën e Vaterlosë.
Kjo fotografi e triumfit afatshkurtër malazez në Shkodër është një kujtim e dëshmi e hidhur e pasojave të tmerrshme, që pati Lufta e Parë ballkanike për copëtimin e shkalafitjen e tokave të banuara nga shqiptarët në Ballkan. Pas thuajse 105 vitesh, kjo foto mbetet ende aktuale. Ajo duhet të shërbejë si paralajmërim për Esad Pashat e Shek. XXI, që mos t?ia falin tokat shqiptare Malit të Zi (e kujtdo shteti tjetër) sikur të jenë lopë apo dele, që ua ka lënë baba trashëgim pas vdekjes! Një shtet nuk fal e shet tokat e veta as për para, as për viza Shengen, as për lavdërime e fjalë të ëmbla në hava.
Një shtet ia cedon të huajit tokat e veta vetëm, kur mundet në fushën e betejës sipas parimit, që romakët e mësuan nga galët fitimtarë : Vae Victis-Mjer të mundurit! Luftën e fundit në Kosovë fatmirësisht në sajë të Amerikës dhe NATO-s e fituan shqiptarët. Kjo fitore e NATO-s dhe e shqiptarëve e bën të pamundur për sllavët shëtitjen triumfale me vetura luksoze në tokat shqiptare. Princi Nikola II, nipi i Princ Mirkos së kësaj fotografije njëkohësisht Duka i Zetës dhe Grahovos nuk mund të ketë fatin e një triumfi të përkohëshëm si ai i gjyshit të vet në kryeqendrën e Shqipërisë së veriut, në Shkodër! Në këto fjalitë e fundit e kam fjalën për atë meselenë e turpshme të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe këshillën e Kryeministrit Rama për politikanët kosovarë, që t?ia falin ca mijëra hektarë tokë komshijes malazeze, se nuk u bë qameti!/CityNews
GJERGJ THANASI
Rastet e dhunës dhe keqtrajtimit të kafshëve nuk kanë të nda...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partiseë Demokratik...
Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me ...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, mori pjesë ...
Ditën e dielë në kryeqytet do të zhvillohet Maratona e Tiran...
Merret vesh se zoti Kryeministër ka emëruar zëvendës ministë...
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri pas dëshmisë së tij ...
Ata të dy kanë qenë në qendër të debateve përgjatë çdo jave ...
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë veprime konkrete pas dek...
Policia e Fierit ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes s...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili tr...
Në një status në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimeve të ish-...
Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyet...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Ed...
Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgje...
Skandali në Parkun Arkeologjin të Butrintit është thelluar d...
Në kuadër të aksionit për pastrimin e akseve rrugore, minist...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e Partisë Demokra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...