Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partiseë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me ndërtimet që po bëhen në Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Deputetja Vokshi, në emër të PD, I ka kërkuar ministres Kumbaro të japë detaje dhe të bëjë transparencë të plotë në lidhje me ndërtimin në fjalë.
Sipas deputetes Vokshi, UNESCO nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi në Butrint, gjë që e cila sipas saj e nxjerr zbuluar ministren Kumbaro.
Gjithashtu Vokshi ka akuzuar ministrinë e Kulturës, pasi sipas saj leja për këtë ndërtim është dhënë në shkelje totale të ligjit dhe në një zonë ku punimet janë kategorikisht të ndaluara.
Ndër të tjera deputetja Vokshi ka akuzuar ministrinë e Kulturës se po me afera korruptive po shkatërron vlerat arkeologjike të vendit.
?Partia Demokratike kërkon të ndalohen në mënyrë urgjente punimet dhe prokuroria të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim?.-tha Vokshi.
Gjithashtu Vokshi bëri të ditur se PD, ka thirrur në një dëgjesë nësër në Komisionin e Mediave, ministren Kumbaro.
Sipas Vokshit, PD do të bëjë transparecë të plotë në lidhje me këtë akt skandaloz.
Deklarata e plotë e Vokshit:
Prej disa ditësh, PD po ndjek me vëmendje e shqetësim debatin mbi disa ndërtime te lejuara nga Ministrja e Kultures Mirela Kumbari, në brendësi të PArkut Arkeologjik të Butrintit.
Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Monumentet e shumta arkeologjike mijëvjecare në këtë qytet antik për shkak të rolit në thesarin e kulturës kombëtare, e bëjnë të jetë nën mbrojtjen e UNESCO që prej vitit 1992.
Arkeologë e profesionistë të shquar të fushës, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë denoncuar me forcë mënyrën skandaloze të vendimeve të marra nga Ministrja e Kulturës, në mungesën totale të transparencës, në një zonë ku ndërtimet pranë një muri prehistorik, që daton në shekullin 7-dhe 5 para krishtit, janë kategorikisht të ndaluara.
Procedura e dhënies së lejeve nga ana e Keshillit Kombëtar të Arkeologjisë e më pas nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (të dy të kryesuar nga Ministrja vetë) janë në shkelje totale të ligjit, dhe janë dhënë për më pak se dy javë.
Cila është arsyeja e një nxitimi kaq të madh në aprovimin e vendimeve të institucioneve në varësi të Ministrisë?
Pse Ministria refuzon të bëjë publike planin, raportin përkatës së arkeologut që i paraprin cdo ndërhyrje në site të tilla arkeologjike?
Cili është projekti? Sa është kostoja? A ka zhvilluar tender Ministria për zhvillimin e punimeve?
A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llacit e betonit?
Cila është pika konkrete ku do bëhet nderhyrja?
Cili është destinacioni i ndërtimit, dhe kush do ta menaxhojë?
A do jetë një tjetër aferë që këtë herë do shkatërrojë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptërisë për klientelën qeveritare?
Po sot përfaqësuesja e UNESCO u shpreh se ky institucion nuk ka dhënë leje për një nërhyrje të tillë, cka nxjerr zbuluar Ministren Kumbaro.
PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE cdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media.
PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë tëvlerës e të kulturës shqiptare.
Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz.
Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkoelogjik të Butrinit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore./CityNews
Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me ...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, mori pjesë ...
Ditën e dielë në kryeqytet do të zhvillohet Maratona e Tiran...
Merret vesh se zoti Kryeministër ka emëruar zëvendës ministë...
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri pas dëshmisë së tij ...
Ata të dy kanë qenë në qendër të debateve përgjatë çdo jave ...
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë veprime konkrete pas dek...
Policia e Fierit ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes s...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili tr...
Në një status në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimeve të ish-...
Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyet...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Ed...
Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgje...
Skandali në Parkun Arkeologjin të Butrintit është thelluar d...
Në kuadër të aksionit për pastrimin e akseve rrugore, minist...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e Partisë Demokra...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetën “S...
Në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore, për ekzekutimin ...
Në një takim të zhvilluar në Lezhë, ministri i Financave Arb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...