web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ultimatumi i Ramës /Ndjekje penale për drejtorët e LSI

10 Tetor 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama, kërkoi qe të gjithë zyrtarët e LSI të dërgohen për ndjekje penale. Ai kërkoi që të gjithë ata ministra dhe deputetë që kanë kryer shkelje  duhet të kallëzohen në Prokurori.

Po ashtu Rama tha se tepsia e pushtetit duhet të shkojë për skrap teksa ka shtuar se asnjë i punësuar politik në zyrat e shtetit nuk do të tolerohet. Sipas urdhrit të tij në momentin që dikush gjendet me shkelje drejtorët përkatës duhet të bejnë kallëzim në prokurori.

Gjithashtu Rama është treguar i prerë edhe me deputetët e tij duke i urdhëruar ata që të mos emërojnë asnjë drejtor duke shtuar se ata do të zgjidhen me konkurs.

Një tjetër temë ku ka ndalur theksin kryeministri ishte edhe ajo e reformës zgjedhore  për të cilën Rama ka kërkuar nga deputetët që të ketë bashkëpunim me opozitën për të ruajtur frymën e konsensusit të 18 majit./CityNews





Lajmet e fundit nga