web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet i shpalluri në kërkim për vjedhje

10 Tetor 2017, 08:03, Aktualitet CNA

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim  me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Kukës, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Azem Lashi, 36 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i 36-vjeçarit është bërë në vijim të operacionit policor të koduar “Tetova”, ku u godit një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve.

Në kuadër të këtij operacioni më parë u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjerër.

Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur 6 kafshë transporti në Tetovë-Maqedoni.

Shtetasi Isuf Dervishi  dhe Azem Lashi, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët i’ua lanë në ruajtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme./ CityNews





Lajmet e fundit nga