web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama tregon portalin për ide dhe projekte/ Qytetarët shpërthejnë në kritika

10 Tetor 2017, 07:25, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një postimin në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama paraqiti një tjetër dritare të platformës online ?Për Shqipërinë që Duam?, ku qytetarët mund të shprehin idetë dhe projektet e tyre për një nismë komunitare.

Në postimin e tij Rama shkruan se çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren ?Nisma Ime? në Platformën online ?Për Shqipërinë që Duam?, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.

Por postimit të Edi Ramës i janë përgjigjur qytetarët, të cilët nuk shfaqën asnjë interes me atë që shkruan kryeministri, Qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika për problemet e tyre.

Një qytetar ankohet se në Korçë telat dhe kabujt janë lënë si rrjeta merimangash, Ja si shprehet ai,  ?Korca ne pergjithesi eshte rregulluar mire por ka nje difekt kudo shikon tela kabuj te ndryshem jane si rrjeta merimangash .Korca eshte e veshur me kostum po ne kembe ka veshur atlete te grisura jo si tuajat se po te ishin si tuajat çdo gje do ishte ne rregull?

Ndërsa një tjetë qytetar ankohet se fshatrat janë lënë në mëshirë të fatit.

?Sa të kesh mundësinë bëj për katundet, fshatrat,dhe disa qytetëza të vogla me vlerë që janë lënë në mëshirë të fatit.Rrugët sidomos që nuk di si bëjnë këta fshatarë me keto rrugë,fermdre,që punuan dhe punojnë akoma me djersën e tyre.?- shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër qytetar nga Durrësi ankohet se sipas tij drejtuesit janë të korruptuar. ?Miremengjesi kryeminister ne Durres po na drejtojne te korruptuarit kur do behet reforma ne administrate nuk po themi ti hiqni nga puna por nga posti drejtues nuk punohet me drejtuesa te LSI.?

Një tjetër komentues i kërkon kryeministrit që të interesohet për hallet e popullit që mos të bien në vesh të shurdhët.

?Mirmengjes o z.Rama dhe interesohu dhe vete qe hallet e popullit mos bien ne vesh te shurdhet te keto platforma.?-thotë qytetari.

?Vini dore ne fshatrat e shqiperise se 80% jane pa rruge.?-deklaron një tjetër qytetar./ CityNews





Lajmet e fundit nga