Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Zoti Lu, mos i bëj këto deklarata nga salla seminaresh, por merr ca kamera me vete dhe në sy të popullit plasja të parit të vendit. Ose të parëve të vendit. Shko në zyrën e gjithsecilit, faqe popullit, brenda dhe jashtë vendit. Ulërit. Ndofta shqiptarët bëhen qytetarë dhe e kuptojnë një here e mire faktin që në demokraci qytetari mburret me veten dhe fëmijën e tij, jo me vilat e njëshave. Se këtu kanë arritur, ia plasin shoqi-shoqit se kush e ka liderin më të forte, më mashtrues të zotin. Se kështu në salla konferencash po bëhesh pak shqiptar edhe ti. Ndize fitilin siç duhet. Fitilin e popullit, jo të mediave. Këtë e dime si metodë. Kështu e kemi ne, mjafton që ia thashë më në fund, ia plasa në sy dhe kaq. Nuk e shikon rezultatin, një media, një opinion i tërë, një shoqëri klanesh që po merret me deklaratën tuaj se Shqipërinë e kontrollojnë 20 grupe dhe 4 klane kriminale.
Do vazhdojnë sot e nesër, u dhe punë. Ne jemi kampionë të zhurmës. Të gjithë po mbledhim supet. Dhe për më tepër me atë hori tonën, suferinë thashjesh, pëshpëshesh, habish, kënaqësish, potere etj. Sikur ke bërë zbulimin e shekullit. Dhe se vërtet shqiptarët nuk e dine ekzistencën e këtyre grupeve. Sikur nuk i njohin ata që të vrasin me pak lekë. Sikur nuk e dine që burgjet janë zyrat nevralgjike nga drejtohen atentatet, kultivimi apo shitja e drogës. Sikur nuk e dine që selitë e partive, kapot dhe bandat e tyre, i ruajnë me fanatizëm, i kanë asete. Nuk ka militues partiak, qytetar shqiptar, qoftë ky socialist a demokrat që nuk e di këtë. I ruajnë me qëllim, që, nëse u dështon plani A, kanë plan ndërrmarrjen B. Pra shefat dhe bandat e tyre. Ata t’i mbushin kutitë për qejf, si t’i duash.
Kur fitojnë i kanë të qarta strategjitë, u çojnë njoftim që të ndryshojnë vilat, se qeveria do bëj sikur do i arrestojë. Po njoftimin ua ka çuar ama. Edhe udhëzimin që për ca ditë të lëvizin me makina gabi. Dalin me televizione, me daulle e tellall. Hiqe nga mendja se voton populli tek ne. Tek ne votojnë të fortët. Ata janë më të shenjtë se akadamikët dhe ekzistenca e ligjit dhe e shtetit. Ju ndofta nuk e dini, por në Shqipëri ka bërë vaki që kapot të presin burra nga shtetet fqinjë. Me hori kallashësh. Po ku di gjë ti, nga këto. Ti vjen nga një vend, ku vota ka pushtet. Dhe se shtetarët janë gogla përpara qytetarit. Në karrierën tënde kushedi sa burra shteti ke ndërruar. Kurse tek ne, laj e thaj, këta kemi. I mbajmë si ujin e pakët. Nuk lindin më tjerë nënat tona. Janë shterpa të shkratat. Vetë, le t’i mbajnë këmbët në mut, kurse kokat në luks. Rrofshin e i paçim sa malet. Lërna rehat në mizerjen tone.
Janë më shumë se aq ambasador.
Shqipëria e vogël ka të paktën gjashtë qytete të mëdha. Këto gjashtë për nga 20 grupe, del tjetër shifër. Ka nga 20 baronë që u bëjnë rreshtore atyre kajmekam-mëve që mbajnë titullin kryebashkiak. Dhe a e di përse, sepse, ne, arsyen nuk e konsiderojmë efikase pa dhunën e forcës. Dhuna tek ne është bereqet. Kriminelë nuk janë vetëm ata që të vrasin për shkak se i bezdis. Jo, jo…, janë më të keq ata që e kanë futur vendit një mendësi të tërë dasimi, konfliktesh. Ata bartësit, e propogandës së unit. Aq sa shqiptarët sot përshembull, më shumë duan qelqllëkun a virgjërinë e Edi Ramës, se nderin e tyre. Ne po na vdes propaganda. Po na e pi gjakun, duke na mpakur ditë më ditë.
Ne vetëm për demokraci nuk mund të flasim. Jo, jo asesi!
Kutadish si vjen ora, po t’u shkosh në zyra me kamera. T’i pyesësh…, me çfarë parash e bërë këtë dhe atë resort, pallat a vile. Sa kushtojnë dhe sa e ke rrogën etj? Jemi me pamje aty faqe burrash. Se këta, çunat që vishen trendy, me atlete Adidas. Këta soje xhaketash të kthyera, nuk kanë për të bërë kurrë demokraci. Po, siç e tha ai poeti, veç shkërdhatokraci.
Jo se ti di më shumë se ne, por të paktën ti po guxon. Dhe ne shqiptarët priremi të besojmë më shumë të huajin se sa njëri – tjetrin. Fatkeqësisht, po!/ CityNews
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Maliq ndërhynë në kohë ...
Drejtues të OSHEE dhe policisë në Fier u mblodhën për të koo...
Kryeministrja e Serbisë, Brnabic ka reaguar pas referendumi...
Profesori i arkeologjisë, Neritan Ceka, ka shpërthyer në aku...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlli...
Në qoftëse do të ktheheshim vite mbrapa, madje qysh me kriji...
Projekti “1 miliard” i Ramës, rreziku i ri për ShqipërinëZGJ...
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në ‘Top Cha...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri ...
Gjermania regjistron gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj ng...
Policia e Lezhës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e sht...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë ...
Policia italiane ka arritur të arrestojë 40 vjeçarin nga Ber...
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizj...
Bashkim Dedja është rizgjedhur në postin e kryetarit të Gjyk...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, nëpërmjet një postimi në ...
Nëpërmjet nje postimi në rrjetet sociale, gazetarja Sonila M...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka deklaruar se 400 milio...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...