ZGJIDHJA mbështet deklarimet e FMN-së: Paralajmëruam që në mars
Projekti “1 miliard” i Ramës, rreziku i ri për ShqipërinëZGJ...
Në qoftëse do të ktheheshim vite mbrapa, madje qysh me krijimin (shpikjen) e KOP-it, rezulton se Lulzim Basha, si produkt politik i ?Republikës së Vjetër? nga e cila është emëruar më parë ministër, pastaj kryebashkiak dhe së fundi kryetar i Partisë Demokratike, nuk ka fituar asnjë betejë dhe bast me Edi Ramën. Duke mos e harruar këtë fakt, dhe duke harruar me dashje nga vinte, edhe sot (pas kaq shumë betejash të humbura) Luli prezantohet si krijuesi i ?Republikës së Re?, një projekt dhe një bast tjetër i humbur jo vetëm me shumicën e demokratëve, por pikësëpari edhe me Edi Ramën. Edhe pse Luli sot është kryetar PD, një parti e cila ka nënshkruar reformën zgjedhore që u jepte partive pushtet absolut në zgjedhje, sot ai reklamohet si ?armik i betuar i oligarkëve partiakë?, duke dalë shpesh në mbrojtje gjoja të qytetarëve. Edhe sot, 3 muaj pas humbjes së çdo kredibiliteti politik, Luli sërish çirret duke thënë se ?nuk duhet të jenë partitë ato që vendosin, por populli, nuk do të jetë PD ajo që do të vendosë nesër për listat por anëtarësia?. Një mashtrim i dalë boje. Ai thërriste brenda çadrës së tij për ?respektimin e votës së lire?, duke harruar që pikërisht partia e tij ka vendosur deri më tani t?u mohojë 600 mijë mbështetësve të PD, të drejtën për të zgjedhur liderin që duan. Si mund të thuash se ?fjala e fundit u takon qytetarëve, dhe anëtarësisë?, kur pa u konsultuar me ata, ti vendos të bojkotosh zgjedhjet, pastaj futesh pasi firmos marrëveshjen e fshehtë ? Si mund të thuash se ?me qeverinë e trafikantëve dhe Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme?, dhe pastaj bëhesh pjesë e qeverisjes, e fushatës elektorale, dhe pranon dhe mban mbi shpinë humbjen e thellë të PD ? Ajo çka Basha përsërit çdo ditë nuk ka të bëjë fare me historinë e tij politike dhe personale, pasi ai vazhdimisht gënjen në mënyrë flagrante, krejtësisht e njejtë me shpifjet ndaj kundërshtarit të tij. Ndërkombëtarët janë mësuar ta njohin në këto vite shpifjesh të përsëritura pa patur kurrë ndonjë provë, kështu që natyrisht tani nuk i besojnë më Lulit. Është pikërisht kjo mungesë absolute e besimit tek Basha si person dhe si politikan, ajo që ka penguar dhe ka vënë në mëdyshje çdo personalitet ndërkombëtar ti ofrojë mbështetje PD. Kjo faktikisht ka patur një faturë të madhe për këtë parti në kancelaritë europiane. Një tjetër betejë por dhe bast i humbur i Lulit, ishte edhe protesta e organizuar nga vetë ai, duke kërcënuar ?për të mos votuar Vettingun? dhe ?për të mos marrë pjesë në zgjedhje?, hapa të cilat u dënuan ashpër nga DASH, Bashkimi Evropian, OSBE-ODIHR, si dhe Partia Popullore Evropiane. Ndërkombëtarët u bindën se Luli inskenoi protestën e çadrës për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për ti shpëtuar humbjes së 25 qershorit. Për Lulin beteja e rradhës e humbur, do të ishte dogma me ?Republikën e Re?, e cila u tret pas mesnatës së 17 majit. Askush nuk mendon se Basha është lider më i fortë apo më politikan se Berisha, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se e mori vendimin para 4 vitesh, duke u larguar nga drejtimi partisë. Eshtë absurde ta mendosh se si Luli guxoi dhe hyri në fushatën elektorale (sërish duke vënë bast për fitore) duke iu ka thënë atyre që akoma besonin tek ai se ?unë do të jem kryeministri i ekonomisë, unë iu çoj drejt fitores?, dhe sapo u çertifikua humbja , e pranoi publikisht dhe deklaroi se ?nuk prish punë do të jemi opozitë e fortë?. Betejat dhe bastet e Lulit nuk mbarojnë këtu, pasi edhe në votimin e Ruçit si kryetar Kuvendi, pavarsisht se deklaroi se ?nuk do ta lejojmë të shkelë në sallën e Parlamentit ? sërish nuk arriti të fitojë asgjë, madje ka humbur vota nga prurja e re. Shumica e demokratëve çdo ditë pyesin se kur Luli duhet të mbajë përgjegjësi për një paaftësi të tillë, për një shkërrmoqje të tillë të partisë ? Berisha foli, por duket se edhe roli i tij në situatën e krijuar deri tani duket i dyzuar. Demokratët kërkojnë që kryetari i PD me humbjen katastrofike të reflektojë ,dhe jo të mbajë fjalime boshe në Parlament, të hapë mundësinë e shpalosjes së mendimit ndryshe në parti dhe jo të përdorë servilët dështakë të kacafyten me zërat kundër, ti hapë rrugën një gare të drejtë mes demokratëve, ku të fitojë alternativa më e mirë, për të ringjallur shpresën për ringritjen e partisë , e cila është kthyer në kompani private e një njeriu të vetëm.
Projekti “1 miliard” i Ramës, rreziku i ri për ShqipërinëZGJ...
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në ‘Top Cha...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri ...
Gjermania regjistron gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj ng...
Policia e Lezhës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e sht...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë ...
Policia italiane ka arritur të arrestojë 40 vjeçarin nga Ber...
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizj...
Bashkim Dedja është rizgjedhur në postin e kryetarit të Gjyk...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, nëpërmjet një postimi në ...
Nëpërmjet nje postimi në rrjetet sociale, gazetarja Sonila M...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka deklaruar se 400 milio...
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë rrugore do të ...
Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka ...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiq...
Policia në Pogradec ka arrestuar dy persona, pasi kundërshtu...
Amerikanët i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama një afat 4...
Policia e Tiranës arrestoi dy shpërndarës të drogërave të fo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...