web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Butrint/Neritan Ceka akuza të ashpra ndaj institucioneve

3 Tetor 2017, 12:40, Aktualitet CNA

Profesori i arkeologjisë, Neritan Ceka, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj institucioneve në lidhje me dhënien e një leje për ndërtim brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Ai tha se rreziqet që vijnë nga një lokal i tillë janë të mëdha për një qendër arkeologjike.

Neritan Ceka thotë se i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama për ta vënë në dijeni për lejen skandaloze dhe dëmin që i shkaktohet trashëgimisë kulturore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në një intervistë për newsbomb.al Ceka thotë se në këto kushte, duhet të ndërhyjë prokuroria.

 

Ja fjala e plotë e Neritan Cekës:

 

“Rreziqet që vijnë nga një lokal i tillë janë të mëdha për një qendër arkeologjike?dhe zjarri dhe gjithcka tjetër…dhe nuk shërben. Kryesorja është që për një shërbim të tillë nuk ka nevojë sepse aty ka një automat që edhe turistët që duan të pijnë ujë e kryejnë shërbimin.

 

Ndryshimi më i vogël që ndodh në Butrint duhet të kalojë në dy organizma: Këshilli Kombëtar i Restaurimit që shikon ndryshimet që duhet të bëhen, nëse janë në përmasat që nuk dëmtojnë monumentet e tjerë, që nuk sfidojnë monumentet e tjera?këtë e vendos Këshilli Kombëtar i Restaurimit që duhet të ishte mbledhur dhe unë nuk e di nëse është mbledhur apo jo për rastin konkret, apo e bëjnë kështu ata: këtu jemi në shtëpinë tonë dhe bëjmë çfarë të duam!!!! Kam frikë se është rasti i dytë.

Dhe e dyta, është Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë: sepse do bëhet një gropë për banjo, apo për të hedhur mbeturina, apo në funksion të shërbimeve të tjera, do bëhet një hajat, apo do të bëhet një rrethim?çdo gjë duhet të provohet arkeologjikisht sepse ajo është në zonë arkeologjike: do të bëhet përpara sondazhi arkeologjik dhe pastaj mund të fillojë ndërtimi.

Kam idenë se as njëra as tjetra nuk janë bërë.

 

Në këtë rast duhet të ndërhyjë Prokuroria. Duhet të shkojë aty dhe të pyesë se ku janë lejet, sepse ata e quajnë sikur e kanë të tyren dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Por nuk është ashtu. Ligji është shumë i rreptë në këtë drejtim.

Të njëjtin informacion kam dhe unë, ia kanë dhënë këtij HAKO-s (sallameria)?Nuk ka mundësi?si mund t’ia japësh. Hajde ti dhe bëj një ndërtim aty. Këta e kanë ?topi bam e muço tutje??duhet të ndërhyjë prokuroria.

Po këtu puna është se edhe shtypi ka heshtur. Kjo Mirela (minisrtja e Kulturës), nuk e kupton fare, është edhe megallomane, i ka të gjitha?në Butrint prapë me tender ka bërë një restaurim, që është një gafë e paimagjinueshme, sepse kur bie një mur rindërtohet në formën që ka qenë. Po të shohësh atje do e kuptosh se ky mur është bërë tani?restaurimi duhet bërë në një mënyrë që të mos njihet fare. Duhet të jetë besnik I variantit që ka qenë. Dhe ishte një mur me gur me pllaka të mëdha, ishte një mur shumë i bukur. U rrëzua për neglizhencë? Nuk mjaftoi kjo, por ia kanë dhënë një kompanie që e kanë bërë me çimento të bardhë dhe të shkosh ta shohësh atë është një katastrofë. Bile e lajmërova Edin dhe i thashë: ju s?keni të drejtë të silleni kështu me punën që ka bërë Ugolini, Hasan Ceka, Budina, Richard Holsi, Auron Tare, unë e të gjithë me radhë?Se nja 6 vjet kam qenë edhe unë përgjegjës për Parkun e Butrintit. Nuk kanë të drejtë. Por nuk pyesin fare. Ore nuk thonë: Ore Neritan, hajde këtu dhe më thuaj: dua të bëj dicka të tillë, ta bëjmë apo jo? Dhe në Apoloni, shkuan bënë një investim prej 750 mijë eurosh?e kanë bërë rroma-përtoma. Dmth, ai që shkon për të parë Apoloninë nuk sheh asnjë gjë të dobishme, përveçse kanë restauruar një Portik që kishte ceduar dyshemeja, e ngritën dyshemenë, e mbushën dhe kaq. Një punë që mund të bënte nja 30 mijë euro, dhe gjithë pjesa tjetër është hedhur dëm. Kanë bërë tuba për të shuar zjarret me demek?po ta kishin bërë në Butrint po, se në Butrint po ra zjarri do jetë një katastrofë e paimagjinueshme. Dhe në vend ta bëjnë në Butrint e kanë bërë në Apoloni dhe aty nuk bie zjarri se nuk ka ku bie. Atje vetëm bar ka, dhe bari korret sepse në Monumente është e palejueshme të lejosh barin të rritet. Këta kanë futur tuba, shtro beton andej, shto beton këtej e kanë bërë një depot të madhe beton?750 mijë euro rrush e kumbulla. Dhe nuk del njeri të thotë: ore çu bënë këto para?Se edhe shtypi nuk merret me këtë punë, nuk e merr specialistin, qoftë Neritan Cekën, qoftë edhe Auron Taren, apo ku di unë ti thotë edhe këtyre Colit e Lolit që për çdo rast dilnin atëherë?ç?u bënë këta, ky Artan Shkreli apo Artan Lamja?Që të nxirrnin sytë në atë kohë?Nëse të kujtohet historia e Lezhës që medemek do bëhej një kafe në Lezhë dhe bënë namin?.Atje në Lezhë mund edhe të bëhej se s?ka asgjë?Mund të lejohej një kafe sepse investitori tha: Bëj muzeun pa bej dhe kafen?Ky HAKO a HAKA-j i salçiçeve shkon e bën në Butrint?Eshtë faqa e zezë. 





Lajmet e fundit nga