Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Brixhida Kokëdhima i përgjigjet komentuesit: Nuk bashkohen qingjat me ujqërit
Bashkëshortja e Koço Kokëdhimës, Brixhida, në një status të shkurtër në profilin e saj në Facebook, i bëri thirrje fermeres Rigerta Loku, pas fjalimit që mbajti në parlament, që të bashkohet me ZGJIDHJA-n, sepse deputetët dhe qeveria nuk punojnë dhe nuk kanë vizionin e duhur për të zhvilluar vendin.
Por një nga komentuesit, Mirel Canaj, e pyeti zonjën Kokëdhima se ku ishte dhe çfarë bëri i shoqi, për fshatin dhe qytetin gjatë kohës që ishte deputet, duke i bërë thirrje që të bashkohen të gjithë me përpjekjet e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë dhe të vendit.
Në përgjigjen për komentuesin, Brixhida Kokëdhima, drejtuese e disa bizneseve dhe mediave, iu rikthye në kohë punës që bëri Koço Kokëdhima gjatë 30 muajve që ishte deputet dhe përpjekjeve të shumta për të krijuar mbështetje financiare për bujqësinë. Ndërsa thirrjes së komentuesit për t?u bashkuar të gjithë me përpjekjet e qeverisë për zhvillimin e vendit, zonja Kokëdhima iu përgjigj se nuk mund të bashkohen qingjat me ujqërit dhe se i vetmi bashkim që bën fuqinë është projekti i ZGJIDHJA-s.
Replikat në Facebook
Brixhida Kokëdhima
Rigerta, ata nuk e bëjnë dot Shqipërinë!
Rigerta Loku, kjo grua e mençur, tepër e qartë, e sinqertë dhe me vizion i kërkoi deputetëve dhe qeverisë të kthejnë sytë nga fshati. Ata nuk e bëjnë dot! Thjesht sepse nuk e kanë aspak prioritet zhvillimin e vendit, nuk kanë asnjë vullnet real, asnjë aftësi, nuk punojnë dhe nuk kanë vizionin e duhur as për fshatin e as për Shqipërinë tonë! Gertës i them dashamirësisht; Nuk duhet t’i lutemi më të kthejnë sytë nga ne që i votojmë, as të qajmë për fatin tonë, por t?i kërkojmë llogari, në çdo formë, mjet e mënyrë! Ndryshe do mbetemi si sot e më keq! Shqetësimi yt i vërtetë dhe dashuria jote për vendin tënd janë pikërisht ndër vlerat që mishëron ZGJIDHJA ndaj bashkoju ZGJIDHJE-s e mira Gerta! E vetmja mundësi për vendin tonë!
Mirel Canaj-Brixhida Kokëdhimës:
Pse yt shoq e dashur Kokëdhima çfarë bëri në gjithë ato vite që ishte në parlament e kudo, ishte për fshatin apo qytetin..? Qeveria po ben të pamundurën për ndryshim, por shkatërrimet e 25 vjetëve kur e ke xhepin bosh nuk mund të ndreqen në katër vjet…e mgj. atë bënë të pamundurën të ndreqnin të gjitha nga pak…duhet t?i ndihmojmë që të punojnë. “BASHKIMI BËN FUQINE “.themi ne, apo jo?
Brixhida Kokëdhima-Mirel Canajt:
Unë kam jetuar një jetë të lumtur e të madhe pranë z. Kokëdhima! Ai është një njeri i jashtëzakonshëm! Është patriot dhe atdhetar si rrallëkush, i ditur dhe i mençur, punëtor dhe i drejtë, i ndershëm dhe bujar, i lidhur me njerëzit e thjeshtë dhe me popullin tonë, besnik i kauzave të mëdha kombëtare dhe i interesave të larta të shtetit tonë. Ai është njeri krijues dhe menaxher i rrallë, njohës shumë i mirë i historisë, traditave dhe kulturës sonë, është njohës i thellë i ekonomisë, artit, politikës dhe biznesit. Zoti Kokëdhima ka qenë vetëm 30 muaj deputet. Nuk ka qenë asnjëherë në qeveri apo në ndonjë post tjetër. E kam shoqëruar kudo dhe e njoh shumë mirë punën e jashtëzakonshme që bëri me shpirtin e tij inovator dhe reformator. Duhen volume të tëra për të treguar me detaje veprën që ai bëri si deputet i popullit. Unë do tregoj vetëm shumë pak gjëra. Ai dëgjoi me vëmendje e rrespekt të thellë dhe ndihmoi me zemër e përkushtim çdo banor, fshat më fshat e familje më familje, luftoi me vendosmëri korrupsionin e zyrtarëve të shtetit dhe në zonën ku drejtoi ai i dha fund shitblerjes së posteve të punës, emërimeve nepotike e me diploma false, pa meritë apo vetëm për interesa partiake. Mobilizoi qindra ekspertë, specialistë e shkencëtarë dhe hartoi qindra projekte për t?i dhënë një zhvillim të gjithanshëm bregut të Jonit. Ngriti 14 zyra, me njerëz që dëgjonin e shërbenin njerëzit e thjeshtë e të braktisur të provincave tona. Mbrojti në çdo rast banorët nga çdo padrejtësi dhe nga prishjet dhe shkatërrimet barbare të INUK të urdhëruara nga qeveria. Organizoi në verën e vitit 2014 dëgjesat dhe ballafaqimet e çdo fermeri dhe blegtori të zonës me përfaqësuesit më të lartë qendrorë e lokalë të ministrisë së bujqësisë. Ai negocioi me qeverinë një politikë të re për bujqësinë dhe planin që nga buxheti i shtetit për vitin 2015, bujqësia shqiptare të përfitonte 100 milionë euro subvencione. Punoi pa u lodhur që të bindte qeverinë të vendoste si prioritet nr.1 bujqësinë dhe ushqimin e popullit. Ideoi shumë projekte konkrete për t? nxitur krijimin e ndërmarrjeve të prodhimit të madh në fushën e ushqimit. Ai ka shumë vite që shpjegon vizionin e tij se është jetike për shqiptarët që ata ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre. Shqipëria, jo vetëm nuk duhet të importojë, por duhet të eksportojë ushqime.
Ai ka analizuar sistemin politik të kalbur të Shqipërisë dhe ka hartuar e përcaktuar saktësisht rrugët dhe platformat për ta reformuar këtë sistem politik dhe për ta modernizuar e ngritur shtetin shqiptar. Asnjë deputet tjetër në historinë e pluralizmit nuk ka bërë kaq shumë punë e përpjekje dhe nuk ka trazuar jetën politike të Shqipërisë si zoti Kokëdhima. Idetë, iniciativat dhe qëndrimet e tij kanë qenë përvëluese si uthulla dhe acidi në plagë për moçalin e ndyrë të politikës së vendit. Kjo është edhe arsyeja që mandatin e tij e goditën me komplot të gjithë liderët aktualë politikë. Këta liderë që janë armiq për njeri tjetrin u bënë të gjithë bashkë për zhbërë modelin dhe politikën e zotit Kokëdhima dhe për ta larguar atë nga politika. Por unë që e njoh shumë mirë vendosmërinë, kurajon dhe aftësinë e këtij njeriu, që i qëndroj dhe më qëndron në krah prej 35 vitesh, e di shumë mirë se ai dhe ZGJIDHJA do e fitojnë këtë luftë, do e reformojnë patjetër sistemin politik dhe do e përmbysin këtë elitë të diskredituar politike.
Unë jam dakort se bashkimi bën fuqinë. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, i nderuar zoti Mirel. Nuk ndodh kështu po të bashkosh qingjat me ujqërit, as të na ftosh të bashkohemi me politikën dhe politikanët e moçalit. Ka një bashkim që bën fuqinë: bashkojuni projektit të ZGJIDHJA-s. Zgjidhja kërkon që populli t?i dalë për zot fateve të tij!
Një skandal ka ndodhur në Parkun Arkeologjik të Butrintit, k...
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas bë...
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën...
I nderuar ish Presidenti Moisiu, Kryetar Zaganjori, Ministre...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, ka ashpërsuar tone...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Divjakë , n...
Policia jep sqarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e ...
Policia greke finalizoi me sukses operacionin për lirimin e ...
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ...
Ambasadori amerikan Donald Lu risolli në vëmendje rastin e g...
209 persona, të akuzuar si ekstremistë fetare janë dëbuar ng...
Fatbardh Kadilli sekretari i Burimeve Njërëzore në PD, sot ...
ZGJIDHJA reagoi për qëndrimin e qeverisë ndaj apeleve të fer...
Sekrete, intriga, pasione, hakmarrje deri në gjakmarrje që s...
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë...
Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1...
Pas Letrës së Petrit Vasilit drejtuar policisë, edhe Kryetar...
Ditën e shtunë, me datë 7 tetor, Partia Socialiste do të mbl...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur Robert Elsie ë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...