web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal në Parkun Arkeologjik të Butrintit/ Ndërtohet brenda zonës së mbrojtur

2 Tetor 2017, 10:18, Aktualitet CNA

Një skandal ka ndodhur në Parkun Arkeologjik të Butrintit, ku mësohet se kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të lokalit.

Bëhet e ditur se një bar-kafe po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit.

Ndërtimi po bëhet në brendësi të zonës së mbrojtur, në Akrokolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, më e larta në Butrint.

Sipas UNESCO brenda parkut arkeologjik nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, përveç punimeve për mirëmbajtje dhe restaurim. / CityNews





Lajmet e fundit nga