ZGJIDHJA: Rama do t’i ushqejë shqiptarët me prodhimet e shteteve sllave
ZGJIDHJA reagoi për qëndrimin e qeverisë ndaj apeleve të fer...
Fatbardh Kadilli sekretari i Burimeve Njërëzore në PD, sot ka publikuar një koment të tij në të përditshmen “Panorama”. Një shkrim i cili nuk ka asnjë ndryshim nga sjellja e tij politike.
Pa thelb, pa asnjë ide thjesht dhe vetëm për ti bërë fresk kryetarit që ta mbajë prapë në ndonjë post, Kadilli përçartet t’u thotë lexuesve dhe demokratëve në veçanti se në një parti nuk kanë vlerë rregullat dhe statuti, por fjala e Lulzim Bashës në Parlament. Me kurajo të çmendur votimin e deputetëve të PD për Gramoz Ruçin e quan incident dhe tregon se rrugën se përcakton ?timonieri? por pasagjerët.
Kadilli shkruan, ? Incidenti i votimit për kryetarin e Parlamentit e shtoi edhe më tepër ndjeshmërinë rënëse?. Sekretari i PD sërish kërkon që të shmangë përgjegjësinë e deputetëve që votuan Gramoz Ruçin dhe e quan incident. Në fakt ai duhet të ishte i pari që të kërkonte analizë dhe gjetjen e përgjegjësve. Por si gjithmonë urdhëruesi dhe shërbëtorët e tij bëjnë të njëjtën gjë. Kadilli e ka kuptuar se votimi ka qenë me urdhër të Bashës dhe kërkon që kjo gjë të harrohet. Por a do të harrohet lehtë dhe cilat janë ?incidentet? që pritet të ndodhin në të ardhmen.
Më tej sekretari i burimeve njerëzore lënë jashtë liste nga Lulzim Basha shkruan, ?Misioni ynë nuk është të krijojmë një organizatë politike perfekte, me rregulla e statut që respektohet plotësisht dhe që i bën të lumtur anëtarët e vet me këto?. Nuk mund të ketë idiotsi dhe çmenduri më të madhe në politike se kjo frazë e një sekretari funksional në parti. Funksional i zgjedhur pasi vetë është nga më amatorët dhe më jo funksionalët.
Kadilli thotë se ska pse respektohen rregullat e statuti, kur në fakt statuti ështe Kushtetuta e një partie, rregullat janë ato që përcaktojnë një lojë të ndershme në një parti me vullnetarë politike. Respektimi i tyre e bën forcën demokratike dhe afron tek ajo njerëzit. Në rast se forca politike nuk respekton rregulla dhe statut nuk është Parti Demokratikë por partia e familjes dhe tarafit.
Si mund të ecë përpara një forcë pa rregulla dhe statut që zbatohet, kjo do e shparrtallonte edhe më tej, sepse në opinion partia dhe kryetari do ishin të pabesueshëm dhe të braktisur si Lulzim Basha. Pikërisht për faktin sepse nuk respektoi rregullat dhe statutin e partisë morri atë rezultat. Kur kryetari nuk respekton statutin e partisë do respektojë ligjet dhe Kushtetutën? Kur nuk respekton mbështetësit dhe anëtarët e vet do respektojë shqiptarët? Kur nuk respekton kontribuesit dhe elitën historike do e respektojnë të rinjtë? Kur nuk pyet askënd për vendimet e tij që çojnë në qorrsokak, pse do e besojnë njerëzit që do jetë një kryeministër i mirë?
Njerëzit nuk do na ndjekin thotë Kadilli po të respektojmë rregullat dhe statutin, atëherë pse i ka partia detyrim ligjor këto? Pse njerëzit duhet të shkojnë në një parti pa rregulla? Po janë këto dhe statuti që bëjnë vullnetarët, idealistët, militantët, mbështetësit e çdo rryme të jenë pjesë e një force
politike. Një parti pa rregulla dhe statut është e destinuar të përçahet dhe shaktërrohet siç po ndodh fatkeqsisht me PD-në, që po dërmohet nga Basha me mendjen e servilëve të paaftë e mizerabël që ka nga pas.
Dhe vjen qershia mbi tortë, sekretari në botën e çudirave të Lulit, shkruan se rrugën se përcakton ?timonieri? por pasagjerët. Pse e kemi timonierin atëherë? Në fakt ka shumë histori me Kuçin e Vlorës, por ky as nuk i kupton historitë e Labërisë.
Rrugën e përcakton ?timonieri?, por në PD skishte të tillë, ai ishte fatorino autobuzi që preu biletat e listës të 25 qershorit. Drejtohet nga fatorinoja dhe disa matrapaze, disa Luli i la jashtë listave të tjerët e ika në grup parlamentar, ata shkojnë e votojnë Gramoz Ruçin.
Një forcë politike e drejton lideri me një ekip elitar me të cilët këshillohet dhe përcakton rrugët që e çojnë më afër votuesit dhe e bëjnë të besueshëm si alternativë. Në të kundërt humbet rrugën si PD-ja këto katër vite. Në rast se do drejtohet me konceptin e Kadillit, partia kthehet në një organizatë e çorganizuar siç ka ndodhur me PD-në, ku vendimet i merrte Luli me Kadillrat e Bozdot nga pas. Rezultatet flasin vetë dhe mirë që e sakatuan, e përçanë, po e shpartallojnë për karrigen e tyre, Luli prapë si ve në listë, ata prapë dalin dhe tregojnë sesi duhet të funksionojë PD-ja, kur këto 4 vite këta kanë qenë në krye të saj dhe e bënë copë e çikë.
Në fund gjithçka shkruan Kadilli është një intrigë e ndyrë për të thënë se në parlament opozitën po e bën Lulzim Basha. Këtë sja beson askush Kadillit, pasi demokratët, shqiptarët të gjithë e dinë se ai teatër parlamentar nuk besohet më, aty opozitë ka bërë vetëm Berisha, Topalli etj. Luli flet në foltore, del jashtë dhe vazhdon marrëveshjen me Ramën dhe Veliajn. Me të parin milionat e eurove për bizneset e familjes , por edhe përfitime të tjera financiare. Tek i dyti është kapur pas projektit dhe kullave të Tiranës. Kadilli nuk bën gjë tjetër thjesht i mban iso Lulit ti hedhë një copë nga thela e tij, se tjetër gjë nuk di të bëjë. Sa vlen dhe sa reputacion ka në PD bashkë me këto teoritë dhe idetë e tij idiote, mjafton të flasësh me miq të tij apo të takosh ndonjë demokrat në oborrin e braktisur të PD, ku shumicën e demokratëve i dëboi Lulzim Basha, por jo pa ndihmën e kadillrave që sot japin leksione sesi mund të shpartallohet më tej PD-ja./Citynews
ZGJIDHJA reagoi për qëndrimin e qeverisë ndaj apeleve të fer...
Sekrete, intriga, pasione, hakmarrje deri në gjakmarrje që s...
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë...
Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1...
Pas Letrës së Petrit Vasilit drejtuar policisë, edhe Kryetar...
Ditën e shtunë, me datë 7 tetor, Partia Socialiste do të mbl...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur Robert Elsie ë...
Revista e famshme belge Beau Monde e specializuar për lexues...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndau një mesazh për puno...
Me politikën e orientuar drejt lindjes RFGJ-ja nuk kishte ps...
Separatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi R...
Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një takim në Kryesinë e Ku...
Një sulm me armë zjarrri ka ndodhur në një koncert në Las Ve...
Mëngjesin e sotëm, kalimtarët kanë gjetur trupin e pajetë të...
Mëngjesin e sotëm, ka nisur takimi në Kryesinë e Kuvendit me...
DASHI21. mars – 20. prill Sot duhet te bëni shume përpjekje...
Ditën e sotme, e hënë 02 tetor 2017 gazetat kryesore te vend...
Gjate kësaj jave do kaloni dite te bukura dhe te mbushura me...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...