web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndotja e ajrit/ Raporti i OBSH jep alarmin

28 Shtator 2017, 11:20, Aktualitet CNA

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj më të fundit ka vënë theksin te ndotja e ajrit në vendin tonë.

Sipas, OBSH  ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit.

Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së.

Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH, shkruan Monitor./ CityNews





Lajmet e fundit nga