Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ministria e Shëndetësisë nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen koncesionare për shërbimin e laboratorëve mjekësorë në 18 spitale të vendit, ndonëse fituesi u shpall pesë muaj më parë.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se projekti është ende në fazën e negociatave, të cilat konsiderohen ?të vështira dhe komplekse? nga palët e përfshira në to.
Në përgjigje të një kërkese për informacion të BIRN, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se marrëveshja nuk është nënshkruar ende pasi nuk kanë përfunduar negociatat mes saj dhe konsorciumit fitues të përbërë nga kompanitë ?Labopharma shpk? dhe ?AB Laboratory Solutions B.V?-të dyja në pronësi të biznesmenit Janis Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB. Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës së tenderit, Ministria e Shëndetësisë pati planifikuar ta firmoste marrëveshjen në muajin Maj.
?Projekti?është shumë kompleks dhe kërkon investime të rëndësishme në infrastrukturë, pajisje dhe burime njerëzore. Në këto kushte, duke patur parasysh edhe natyrën e këtij projekti, kërkohen negociata të detajuara për të finalizuar kushtet e kontratës,? deklaroi Ministria e Shëndetësisë për BIRN.
Negociatat u cilësuan të vështira edhe nga biznesmeni Karathano, i cili i tha BIRN në një bisedë telefonike se në proces janë përfshirë edhe ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare, IFC. Megjithatë, Karathano tha se shpresonte që marrëveshja të nënshkruhej brenda një kohe sa më të shkurtër.
Konsorciumi fitues-një bashkim i dy kompanive të zotëruara nga Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB pritet të marrë në administrim për dhjetë vitet e ardhshme laboratorët e analizave të 18 spitaleve në vend. Pesë prej laboratorëve u përkasin spitaleve universitare në Tiranë, 11 spitaleve rajonale dhe 2 spitaleve të Sarandës dhe Lushnjes: të gjithë së bashku ato realizojnë rreth 5 milionë analiza në vit.
Sipas të dhënave të publikuara më parë nga Ministria, ky koncesion pritet t?u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 13 miliardë lekë ose 100 milionë dollarë në dhjetë vjet.
Koncesioni i laboratorëve është i katërti shërbim publik i shëndetësisë që u kalon privatëve, pas atyre të Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale. Kjo praktikë është përballur vazhdimisht me kritika në lidhje me kostot dhe procedurat përzgjedhëse të konkurrentëve në garë.
Kalimi i laboratorëve mjekësorë nën administrimin e Partneritetit Publik-Privat u shoqërua gjithashtu me kritika dhe protesta gjatë fazës së diskutimit. Një grup mjekësh, kimistësh dhe laborantësh protestuan për disa ditë me radhazi kundër projektit që pritet të shoqërohet edhe me shkurtime vendesh pune.
Kundër dhënies me koncesion u shprehën gjithashtu edhe shoqatat e Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, të cilët e shohin atë si një ?model të paeksperimentuar në asnjë vend të botës më parë?. Sipas tyre, laboratorët mjekësorë janë një hallkë e rëndësishme e sistemit në diagnostifikimin e popullatës, funksion publik që sipas tyre nuk mund t?u delegohej kompanive private.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj-i cili inicioi këtë koncesion iu përgjigj akuzave se përmes partneritetit publik-privat do të bëheshin investime të rëndësishme në këtë shërbim, të cilat sipas tij do të rrisin cilësinë e analizave dhe do të mundësojnë certifikimin ndërkombëtar të laboratorëve./Aleksandra BOGDANI-BIRN
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një d...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur edhe ofertën fituese...
Aktori i njohur, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Koordinator...
NATO ka shprehur shqetësimin e saj rreth propozimit për tran...
Kuvendi pritet sot te mblidhet ne seance plenare. Burime zyr...
Kryeministri Haradinaj vështirë se do të mundë të arrijë një...
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga speci...
Ka ndërruar jëtë në moshën 91-vjeçare Hugh Hefner, themelues...
Dy raste të “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” janë go...
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fun...
Human Rights Watch raporton se kryeministri britanik, Kamero...
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryeministri i ven...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën ...
DASHI21. mars – 20. prill Nëse kohet e fundit jeni përballu...
Kapela Sistine ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme si n...
Google po feston ditëlindjen e saj ndoshta në mënyrën më zba...
Për të mësuar tani se Cardi B tani është disi e famshme, duh...
Kur shikojmë filmat tanë të preferuar, ne rrallë mendojmë pë...
Pas lajmit se Kim Kardashian thuhet se pret fëmijën e saj të...
Qyteti më i madh dhe më i populluar në Emiratet e Bashkuara ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...