web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 VERSIONET/ Pse e ngacmoi policia bandën e Suel Çelës në Elbasan?

28 Shtator 2017, 15:11, Aktualitet CNA

Pyetja do të ishte absurde për një vend normal. Por nëse sheh pas në kohë atentatet, përplasjet me armë dhe ngjarjet në Elbasan, ku dalin emrat e Suel Çelës dhe Sokol Sanxhaktarit, është e qartë se policia qëndroi e tërhequr nga një histori krimi, e dirigjuar nga politika prej vitesh. Në Elbasan lëvizej me makina të blinduara prej shumë kohësh, pasi dihej që hasmëritë e kishin ndarë në dysh kontrollin e qytetit nga bandat. Policia i kishte të gjitha të dhënat se kush levizte me makinat e blinduara, se tregu Agro-ushqimor ishte në pronësi të familjes Çelaj dhe se derën e tregut nuk mund ta kalonin.

Atëherë përse vendosi të ndërhyjë policia natën e 18 shtatorit, duke e ditur se kishte të bënte me njerëz të mbrojtur politikisht? Përse grupi prej 12 policësh u afrua në vendqëndrimin e bandës, pa një plan paraprak? Çfarë u bë shkak për ngacmimin e bandës?

Versionet janë të shumta, që nga ato zyrtare, deri te ato që kanë të bëjnë me ndryshimet e preferencave politike në Elbasan në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Ky është versioni më pak i besueshëm i ngjarjes. Në komunikatën e policisë, një ditë pas ngjarjes, policia njoftoi se përplasja nisi për shkak të luksit të mjetit tip Range Rover të blinduar. Aksioni ?Vjeshtë 2017? për mjetet e luksit kishte nisur prej disa ditësh dhe shkak i përplasjes u tha se ishte ky operacion.

?Efektivat e policisë kishin  dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit  të   ushtruar  në në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim  të  dokumentacionit?.

Sot që janë zbardhur shumë pika të errëta të asaj ngjarjeje, është qesharake të mendosh se mjetet e blinduara u ndaluan për shkak të luksit. Policët e dinin prej kohësh se Range Rover i blinduar ishte në pronësi të familjes Çela, biznesmen i fuqishëm me lidhje të forta politike, mik i afërt i Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Megjithatë, e ndaluan mjetin.

Pak ditë pas ngjarjes, Top Channel dhe Report Tv dhanë një version tjetër për atë se si nisi përplasja mes policisë dhe bandave në Elbasan. Sipas tyre, një person me emrin Sokol Ç. kontaktoi shefin e krimeve të Elbasanit për t?i kërkuar ndihmë.

?Mesazhi i telefonatës ishte ky: Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ?Range Rover? dhe një ?Audi? me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar!
Rezulton se telefonata është kryer në orën 16:20 dhe menjëherë i është shpërndarë sallës operative dhe zëvendësdrejtorit të policisë? raportuan mediat.

Ky version i ngjarjes është publikuar në media, por ka shumë pika të paqarta. Në asnjë moment në dosjen hetimore nuk raportohet një telefonatë e tillë. Nuk dihet kush është personi me emrin Sokol Ç. Si e kuptoi se dy makinat i kishin zënë pritë dhe përse është ndjerë i rrezikuar dhe përse nuk është raportuar kjo në dosjen hetimorë?

Në raportin konfidencial të policisë, shkak për përplasjen e policisë me të arrestuarit është bërë një radio dore. Nuk sqarohet saktë si policët arritën të dallojnë se Ledio Zabeli dhe Endri Çopja kishin një radio të ngjashme me ato të policisë, ndërsa lëviznin me Range Rover-in e blinduar. Më pas, mjeti lëvizi në drejtim të kundërt të rrugës dhe ndaloi në hyrjen e tregut Agro-ushqimor të Elbasanit.

?Më parë këtij automjeti I ishte bërë thirje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor. Në ndjekje të këtij mjeti, policët I kishin parë në dorë pasagjerit të ketij mjeti, një radio si ata të policisë.

Ndërsa ky mjet I ishte ndaluar policisë, dhe policët kishin kërkuar të shihnin radion që pasagjeri mbante në dorë, Ledio Zabeli kishte tentuar tia linte radion e dorës, rojes së tregut Agroushqimor, por policët nuk e kishin lejuar ta bënte këtë. Policët I kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentat e makinës, dhe ai u deklaroi se mjeti ishte në pronësi të Petrit Celës?

Shpjegimi i fundit mbetet ende një version konspirativ dhe lidhet me rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit. Por duke qenë se politika përfiton nga mbështetja e të fortëve ditën e zgjedhjeve, është normale që rezultati të reflektojë në marrëdhëniet e politikës me të fortët, pas zgjedhjeve.

Në 25 qershor në Elbasan, Partia Socialiste mori 7 deputetë, Partia Demokratike mori 3, ndërsa LSI 2 deputetë.

Surprizë ishte rezultati i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Aqif Rakipi dhe Bujar Muça arritën një rezultat spektakolar, duke kaluar në vota edhe LSI-në.

Madje PDIU, për pak vota më shumë, mund të kishte nxjerrë një deputet të tretë.

Po të llogaritet miqësia personale që Edi Rama ka me Aqif Rakipin, është e qartë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale me deputetët e PDIU.

Qazim Sejdini nuk i hyn më në punë Edi Ramës, që pas asaj që ndodhi në 18 shtator është i justifikuar për t?i thënë Lalës lamtumirë./Lapsi.al





Lajmet e fundit nga