Bëni gabime kur vendosni rrobat në garderobë?/ Ne ju tregojmë zgjidhjen
Çdo njeri duhet ti vendosë rrobat diku, në dollap, surtar ap...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk harroi askënd për ta takuar në Tiranë. Presidentin, kryeministrin, ish- presidentin dhe ish- kryeministrin, shefin e opozitës dhe partive të vogla, deri tek pretendenti për princ të Monarkisë në Shqipëri, i cili si rekord të jetës së tij, ka faktin që ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës.
Nuk besoj se Haradinaj në jetën e tij ka pasur kaq shumë protokoll brenda ditës. Firmosi dhe një protokoll të përbashkët me Edi Ramën për ?Vitin e Skënderbeut?. Ranë dakord si do ta kalojnë dhe 27 e 28 Nëntorin bashkë të dy qeveritë, menunë e flive dhe tavës së Elbasanit.
Ky spektakël, sidomos kur bie në dorë të një regjisori si Edi Rama, është mbresëlënës dhe të mbush mendjen vërtet që je dikushi.
Por nuk dëgjova asnjë rresht çfarë u bë me patatet. Në kulmin e sezonit veror, pati një ngjarje të hidhur. Dogana e Kosovës bllokoi mallrat që vinin nga Shqipëria, pasi më parë doganat e Shqipërisë, kishin ndaluar patatet e Kosovës të futeshin në Shqipëri, pasi nuk e kishin parashikuar në marrëveshjen doganore. Shqipëria eksporton në verë gati 1 milion euro në ditë produkte bujqësore drejt Kosovës, ndërsa Kosova pak më pak, kryesisht patate, rrush, speca dhe ndonjë produkt tjetër bujqësor. Sistemi doganor mes dy vendeve, është më shumë pengues se ai mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, apo ai mes Kosovës e Serbisë, nga ku na vjen mielli i helmuar për të dy shtetet.
Kanë gati 18 vjet që janë zotuar se do ta rregullojnë, se do heqin barrierat doganore, se do unifikojnë sistemin e mbledhjes së taksës doganore etj, por në fakt asgjë nuk është bërë. Rrushi i Kosovës kalbet tani nëpër rrugë dhe e ke të vështirë ta sjellësh në Shqipëri, ashtu si shalqini ynë kalbet në fusha në Myzeqe, dhe nuk është aq e lehtë ta çosh në Kosovë.
Të vetmet që kanë depërtuar në tregun e Kosovës nga Shqipëria janë shoqëritë e sigurimeve dhe rrjetet televizive, dhe ato me sa duket e kanë çarë kufirin me para në dorë. Gjithçka tjetër është më keq se mes dy shteteve normale. Shqipëria e ka humbur betejën për ta bërë Kosovën treg të saj prej 18 vitesh dhe për këtë nuk ja ka fajin, as Serbia, as Greqia, as Bashkimi Europian, por dëshira për ta parë veten në qilima të kuq dhe televizione si patriotë, dhe pastaj për të vazhduar tregtinë me Serbinë e vendet fqinje të Shqipërisë.
Tregu nuk diktohet me emocione patriotike dhe as me urdhra. Tregu diktohet me rregulla që e mundësojnë atë të jetë sukses. Dhe politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë dështuar ta bashkojnë tregun e Shqipërisë me atë të Kosovës. Kanë dështuar se janë pikë së pari të paaftë, pastaj të korruptuar dhe të kapur nga oligarkë që nuk e lëshojnë tregun e tyre me vendet fqinjë dhe në fund, edhe se nuk është se kanë menduar shumë për këtë punë.
Bashkimi Kombëtar është një flluskë sapuni që e fryjnë nga buzët e tyre kur i kanë keq punët me pushtetin, por nuk po ua kërkon njeri. Bashkimin e tregjeve, funksionimin si një shoqëri e përbashkët dhe hapësirë unike ekonomike, është një e drejtë që nuk të kufizon njeri. Por këtë duket që nuk e bëjnë dot.
Ndaj dhe dita e sotme ishte e mbushur me qilima të kuq, flamuj kombëtar, himne, ish- presidentë, ish- kryeministra, presidentë e kryeministra në detyrë, e deri pinjollë të Monarkisë, për të na kujtuar se të gjithë këta së bashku, as patatet e Rahovecit nuk na i sjellin dot në Kukës. Asnjë fjalë nuk dëgjova për patatet!/Mero Baze-Prape i harruan patatet
Çdo njeri duhet ti vendosë rrobat diku, në dollap, surtar ap...
Në një postim në rrjetin social ish kryeministri i vendit dh...
Kur bota është duke pritur trendet e reja për tu shfaqur, Ri...
Kim Kardashian është raportuar se ka vendosur të harrojë Par...
Ndërkohë që të gjithë kandidatët e fushatave elektorale i kë...
Në fokus të emisionit investigativ Fiks Fare mbrëmjen e sotm...
Vizita e parë e kryeministrit të ri të Kosovës në Tiranë, Ra...
I ftuar në emisioni “Top Story” të televizionit Top-Channel ...
Nga Arian GALDINIKa opozitarë ndër ne që kanë 27 vjet që jan...
Aksidentet rrugore në Shqipëri janë bërë shumë të shpeshta d...
Ndërkohë që në ambjentet superluksoze të kompanisë së Ylli N...
Policia e Milanos ka vënë në pranga një çift italianësh dhe ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është drejtuar me një Am...
Një operacion i policisë në Elbasan është vënë në qendër të ...
Në mbledhjen e hapur të grupit kuvendor të Partisë Socialist...
Në një qendër rehabilitimi në Meksikë, një grup meshkujsh të...
Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar ...
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç sot në P...
Aktori i njohur, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Koordinator...
Elvi FUNDOFormimi i qeverisë të re, la me kokën mënjanë disa...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...