SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Një operacion i policisë në Elbasan është vënë në qendër të komenteve e kritikave mediatike në 48 orët e fundit, me një intensitet që pak herë e kemi parë. Pamja e një dyzine oficerësh policie, të veshur me antiplumb, kallashnikov e pistoleta në dorë, që qëndronin të pafuqishëm përpara një makine të blinduar, është padyshim imazhi më i trishtë i një shteti që ka dëshmuar live, përpara kamerave, kapitullimin e tij.
Nuk ka asnjë vlerë debati nëse policia duhej të ndërhynte me forcë, siç mendojnë disa, apo duhej të ndalonte për të shmangur një përplasje të papritur që mund të çonte në viktima nga rradhët e saj, siç mendojnë të tjerë. Këto janë detaje operacionale që oficerët e policisë i dinë më mirë se sa ne. Nuk ka asnjë rëndësi nëse personi që kundërshtoi policinë u kap apo do të kapët më vonë. As pretendimi që ai mund të ngrejë se ishte policia ajo që i zuri rrugën. Edhe këto janë detaje që i zgjidh prokuroria dhe Gjykata. Nëse policia ka tejkaluar detyrën ajo ndëshkohet; nëse personi që drejtonte makinën i goditi qëllimisht ata po ashtu dënohet ai. Edhe kjo s?ka asnjë rëndësi.
Incidenti i Elbasanit dëshmoi se ligji në Shqipëri nuk është njësoj për të gjithë! Dëshmoi se një qytetar përgjigjet para ligjit me gjithë përgjegjësinë e tij, ndërsa një tjetër e sfidon shtetin. sheh se si strukturat e vetë shtetit, me armët e shërbimit në dorë, rrinë si mjeranë përballë një porte që mbyllet me ngadalë. Dua të pyes sot, çdo ndodhte nëse një qytetar i zakonshëm, nga unë i pari, do të përplaste makinën e policisë në sy të 12 policëve të armatosur. Çdo të ndodhte me këtë qytetar dhe cili do të ishte fati i tij? Do të ndodhte ajo që nuk ndodhi atë natë në Elbasan. Dhe pyetja është përse? A ka faj policia? A mund të bëhen përgjegjës ata policë për sjelljen e tyre? Edhe po, por një gjë është e sigurtë, fajin mos e kërkoni kurrë tek policia. Jo vetëm në Elbasan, po kudo në Shqipëri. Jo vetëm tek ajo video që patë, por edhe tek ato raste të tjera që raportohen nën zë, por që nuk dokumentohen dot me kamera si ky!
Ka policë të korruptuar, ka policë të paaftë, ka edhe policë të trembur, por nuk ka policë që s?duan ta bëjnë punën e tyre. Nëse ata ngecin; nëse ata rrinë si mjeranë si atë moment, fajin kërkojeni tek politika. Për fatin tonë të keq policia nuk vepron dot e ndarë nga politika dhe as kundër vullnetit të saj.
Çfarë mund ti kërkosh një oficeri policie sot në Shqipëri, në Tiranë apo Elbasan, Lezhë apo Vlorë, Durrës apo Shkodër, kur personat që ai ka në ndjekje shfaqen në tavolina me politikanë të rëndësishëm dhe njerëz që kanë në dorë fatin dhe karrierën e policit në fjalë?! Çfarë do t?i kërkosh sot një polici, kur personat që ai ka vendosur në ndjekje kanë qenë sponsor kryesore në fushatën elektorale që sapo kaloi. Dhe jo vetëm për një parti, por në disa raste për disa. Çfarë mund ti kërkosh sot një polici kur mafia e hashashit sipas shërbimit sekret italian përfiton në Shqipëri, afro 200 milion euro neto në vit.
Kush është ai polic Don Kishot që ngrihet i vetëm përballë të gjithëve? Kush është ai që tenton ti ngjajë personazheve pozitive të Hollivudit, në një vend, ku fatet e vetë policit i ka në dorë ai që është miku më i afërt i trafikantit lokal.
Mos ja kërkoni policisë. Kapitullimi i shtetit live në kamera nuk është problem i saj, por i politikës. Në sondazhin e së hënës në Opinion, në 45 minuta votuan më shumë qytetarë se kurrë ndonjëherë. Afro 3700 vetë. 83 % e tyre konsideronin si kurajo të krimit mbështetjen e politikës. Dhe kanë të drejtë. Në 27 vjet kemi parë se sa herë politika ka vullnet, krimi ulet në gjunjë, fshihet, alarmohet dhe nuk bën më zë. Kur politika bëhet patericë e tij, ai del në shesh, më arrogant dhe më kriminal se kurrë. Dhe kur ai del përkrahu me politikanin, mos ja kërkoni policit të bëjë punën e tij. Kini kurajo të akuzoni atë apo ata që realisht janë përgjegjës për të./Opinion.al
Në mbledhjen e hapur të grupit kuvendor të Partisë Socialist...
Në një qendër rehabilitimi në Meksikë, një grup meshkujsh të...
Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar ...
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç sot në P...
Aktori i njohur, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Koordinator...
Elvi FUNDOFormimi i qeverisë të re, la me kokën mënjanë disa...
I ndodhur sot në Universitetin e Sorbonës presidenti francez...
Ngjarje e datës 18 shtator në tregun Agro-ushqimor të qyteti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Krye...
Ftesa e Partisë Socialiste për një tryezë të nivelit të lart...
Një sipërfaqe totale prej 258 mijë metra katrorë tokë është ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një...
Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka reaguar në rrje...
Policia e Beratit gjatë një operacioni të koduar “Agimi” ka ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Drejtoreshën e ...
Një 19-vjeçare me inicialet A.Ç, 19 vjeçe është larguar dit...
Ditën e sotme në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet ka ndodhur...
Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të ...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e ...
Një grua në Vlorë ka braktisur bashkëshortin dhe dy vajzat d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...