Intergimi i Kosovës/ Çfarë ka konstatuar kryeministri Ramush Haradinaj
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të kandidatë...
Lideri i Lëvizjes VetëVendosje, Visar Ymeri, ka risulmuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, pas sulmit që ai i ka bërë kësaj lëvizjeje lidhur me deklaratën për qëndrimin që duhet të mbajnë votuesit kosovarë emigrant në Gjermani lidhur me votimin e sotëm.
Visari ka thënë se forca politike që ai drejton e konsideron Gjermaninë si partnere në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Ja reagimi i VetëVendosjes:
?Sa më lartë që hypin në pushtet, aq më poshtë bien për nga vlerat e morali politikanë si Ramush Haradinaj, që ndjekin shembullin e modelit politik të Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ulja ndodh para ngritjes në pushtet, dhe kjo ulje shkon më tej drejt tatëpjetës kur ata vinë në pushtet.
Lëvizja VetëVendosje nxorri mbrëmë një deklaratë para zgjedhjeve në Gjermani ku kritikon ksenofobinë dhe politikat diskriminuese të ekstremit të djathtë në Gjermani të përfaqësuar nga AFD, parti kjo që nuk ka asnjë lidhje me partinë CDU të drejtuar nga Angela Merkel, që Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron si partenere në marrëdhëniet mes dy shteteve tona. Ne i kemi bërë thirrje mërgatës shqiptare të angazhohet në zgjedhjet në Gjermani duke kryer detyrën e tyrë si qytetarë, si dhe e kemi ftuar mërgatën të lexojë programet politike të partive që garojnë në këto zgjedhje, duke shpjeguar gjithashtu, që disa prej pikave tona programore përputhen me programin politik të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), e cila i përket të njëjtit spektër politik si Lëvizja VetëVendosje!.
Ramush Haradinaj e ka përdorur sot deklaratën tonë për të aluduar, përmes një manipulimi, se paska patur lëvizje që e kanë përkrahur Millosheviqin, e që ka lëvizje që kanë hyrë në borxh në adresa të gabuara, e jo me ata që kanë rrugëtuar me Kosovën. Është e rëndësishme që këto sulme të ulta Ramush Haradinaj t?i shpjegojë jo vetëm për publikun e gjerë shqiptar por edhe për partnerët tanë gjermanë. Për kë e ka fjalën Ramush Haradinaj? A e ka harruar Ramush Haradinaj se në periudhën 1998-2002, pra pikërisht gjatë luftës në Kosovë dhe ndërhyrjes së NATO-s, qeveria e Gjermanisë drejtohej nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) me në krye kancelarin Gerhard Shroeder? A po e quan Ramush Haradinaj SPD-në dhe kancelarin Shroeder përkrahës të Millosheviqit? Edhe në Britani kryeministër ishte Tony Blair, nga Partia Laburiste. Edhe ky subjekt socialdemokrat. Edhe ky na paska qenë përkrahës i Millosheviqit? Sipas Ramushit duket se po.
Është për keqardhje që një varfëri kaq pikëlluese intelektuale vjen pikërisht nga një kryeministër i cili të tjerëve iu propozon të bejnë më shumë shkollë!
Lëvizja VetëVendosje! do të punojë nga afër me cilëndo qeveri që formohet në Gjermani pas këtyre zgjedhjeve duke respektuar vullnetin e popullit gjerman. Por ne nuk tërhiqemi nga kritika jonë ndaj retorikave ksenofobe të AFD-së dhe rrëzikut që ato bartin për të gjithë BE-në, dhe ky qëndrim i yni përputhet edhe me qëndrimin e partisë CDU të Angela Merkelit dhe të SPD-së, të cilat kanë qenë në koalicion me njera-tjetrën. Ndërkohë që ne jemi të qartë dhe koherent me qëndrimet tona mbi partnerët e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bërë bashkë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në njërën anë, dhe me Listën ?Srpska? dhe Vuçiqin në anën tjetër, në ambicien e tij të verbër për pushtet, po rrëshqet gjithmonë e më shpejtë në tatëpjetë?.
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të kandidatë...
Zbulimi i parave të pista është jo vetëm objektivi i njësisë...
Sot në Gjermani kanë filluar zgjedhjet federale ku qytetarët...
Mëngjesin e sotëm në fshatin Blacë shtetasi B.M, rreth 49 vj...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën ...
Horoskopi ditor për diten e diel – 24. shtator 2017Dite mja...
Disa nga këto janë surprizuese. Do ishte mirë që çdo gjë të ...
Pra, sapo gjetëm prova se Kylie Jenner është në të vërtetë, ...
Kylie Jenner është vetëm 20 vjeç, por që tani ajo është një ...
Policia ka ndërtuar skemën se si ndodhi goditja e mjetit të ...
Dashuria nuk njeh kufij, sidomos në departamentin e moshës. ...
Kur Forbes rrëzoi dje renditjen vjetore të aktores më të pag...
Aktori i humorit Julian Deda, ne nje postim te tij ne rrjete...
Një post me sa duket i pafajshëm nga Gainesville, Florida, D...
Një studim i ri ka arritur në disa rezultate shokuese dhe mu...
Celebritetet janë kameleon në stil , shpesh duke ndryshuar d...
Çantat e punës janë një nga ato të metat e domosdoshme të je...
Kur shumë personazhe të Hollivudit janë bërë me fëmijë në mo...
Psy-i, i vetmi këngëtar ndërkombëtar “Gangnam Style”, i dhur...
Konferenca e pestë kombëtare e Shoqates Kulturore “Arumunët ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...