Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
?Fiks Fare? denoncoi sot veprimet e paligjshme të disa bashkive në vend. Edhe pse ndryshimet në ligjin nr.96 të vitit 2012 ?Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë? nuk janë miratuar nga Parlamenti, disa bashki në vend kanë filluar të emërojnë edukatoret e kopshteve, duke shkelur ligjin aktual.
Me ligjin në fuqi, emërimet bëhen nga Zyrat apo Drejtoritë Arsimore, ndërsa pagat u janë deleguar nga Këshilli i Ministrave bashkive për këto emërime. Ndodhur në një situatë të tillë, në disa shkolla dhe kopshte ka dy edukatore dhe mësuese të emëruara për një vend pune, me një pagë.
Kjo situatë ka ndodhur në Bashkinë e Devollit dhe në atë të Vorës. Në Devoll, edukatoret që i janë nënshtruar portalit ?Mësues për Shqipërinë? për ciklin parashkollor, të cilat kanë zënë vendet e para në këtë portal, kanë nënshkruar një kontratë me Zyrën Arsimore Devoll dhe kanë nisur punën që vjet në shtator në kopsht.
Në fshatrat Hoçisht, Bickë dhe Bilisht, çdo grup kopshti ka nga dy edukatore, një të emëruar nga Zyra Arsimore dhe një nga Bashkia e Devollit. Kjo mënyrë dublimi është penalizuese kur vjen dita e pagës, pasi atë e marrin edukatoret e emëruara nga bashkia. Kjo gjë irritoi edukatoret e emëruara nga Drejtoritë Arsimore, të cilat hapën gjyq kundër bashkisë dhe e fituan në Shkallën e Parë, ndërkohë që aktualisht janë në Apel. Por, përveç këtij fakti, ku dy edukatore janë në të njëjtin vend pune, e gjithë situata ndikon edhe në procesin mësimor.
Në fshatin Bickë, 10 fëmijë zhvillojnë mësimin me dy edukatore, një ditë jep njëra mësim dhe një ditë tjetra. Të dyja përgatiten me ditar të përditshëm, por kontrollit të drejtorit i nënshtrohet vetëm edukatorja që ka kontratë me Zyrën Arsimore dhe që nuk paguhet.
E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Hoçisht. Edukatorja me kontratë nga Zyra Arsimore nuk paguhet, megjithatë ajo nuk e lejon edukatoren e emëruar nga bashkia të japë mësim. Ndërsa në Bilisht jep mësim vetëm edukatorja e emëruar nga Zyra Arsimore, e cila nuk paguhet.
Drejtori i Zyrës Arsimore Devoll, Alban Fetolli është shprehur se është në dijeni të kësaj situate, por sipas tij, ky është një ngërç që duhet të marrë zgjidhje.
?Jemi në dijeni të kësaj situate. Ne, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, kemi bërë emërimet. Ky është një ngërç që duhet të zgjidhet. Shpresojmë të përfundojë sa më shpejt?, tha ai.
Përgjegjësja e zyrës ekonomike në Zyrën Arsimore të Devollit u shpreh se është kompetencë e Bashkisë Devoll të bëjë pagesat.
?Listprezencat për pagat e edukatoreve i shkojnë bashkisë, ata duhet t?i bëjnë pagesat?, tha Mirela Nushi.
?Fiks Fare? iu drejtua Bashkisë së Devollit dy herë rresht. Herën e parë, punonjësit u fshehën dhe nuk pranuan të komunikonin. Edhe herën e dytë ndodhi e njëjta situatë. Në të tillë situatë, gazetarët u lidhën me kryebashkiakun e Devollit nëpërmjet telefonit.
?Jemi në proces gjyqësor në Apel. Ka dy lloj funksionarësh që emërohen sot, disa në bazë të ligjit për Nëpunësin Civil dhe ata që emërohen me Kodin e Punës. Ky i fundit, punëdhënës quan atë që jep paratë. Pagën e edukatoreve e jap unë. Kaq kisha?, përfundoi Bledjon Nallbati. /Top Channel
Njeriu kukull, Rodrigo Alves ka shprehur dëshirën e tij për ...
Liliane Bettencourt ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.La...
Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit...
Pas publikimit, pak më parë, të tërheqjes së kërkesës për pr...
ZGJIDHJA e cilësoi tentativë mizore dhe antihumane rikthimin...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shtrirë dorën p...
Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Në një aksident rrugor të ndodhur në San Giusto Canavese të ...
Pas incidentit të rëndë që është raportuar sot nga mbledhja ...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Valbona Mezini ka lëshuar akoza...
Ditmir Bushati i konfirmuar në pozicionin e ministrit të Jas...
Pas aksionit policor të zhvilluar sot në Elbasan nga policia...
Me fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale ambasadat e Fr...
Gazetari Arjan Çani ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vje...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati i...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më...
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në Komisionin e Li...
Një incident i rëndë ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë së P...
Vendosja e emrit të publicistit Ardian Klosi një shkolle 9-v...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...