Lulzim Basha u shtrin dorën kundërshtarëve brenda partisë/ Të bashkohemi kundër Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shtrirë dorën p...
ZGJIDHJA e cilësoi tentativë mizore dhe antihumane rikthimin në kuvend të koncensionit për pullat e sigurisë në barnat mjekësore. Në një reagim në Facebook, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima deklaroi se koncesioni tjetër do të shtrenjtojë ilaçet, ku kategoria më e prekur do të jenë shtresat e varfra. ZGJIDHJA u bëri thirrje deputetëve të majtë, shumicë në Kuvend, që të mos e votojnë këtë koncesion, sepse është një shërbim që Rama u bën oligarkëve të tij dhe në kurriz të popullit.
Reagimi në Facebook
Rama, tentativë mizore për rritjen drastike të çmimit të ilaçeve
Rama ka nisur me shpejtësi të vërë në zbatim synimin e tij të vërtetë: jo bashkëqeverisje me popullin, por me oligarkët. Përveç ligjit famëkeq të importit të plehrave, në kalendarin dy javor të punimeve të parlamentit, ka infiltruar pa bujë, një tjetër projektligj që ka të bëjë direkt me shëndetin dhe xhepat e qytetarëve. Bëhet fjalë për një rritje drastike të çmimit të barnave mjekësore. Në janar të vitit 2014, Rama deklaroi se do të anulonte koncesionin e pullave të ilaçeve, sepse ishte i papranueshëm dhe do ta kthente këtë shërbim te Ministria e Financave. Por ashtu siç bëri me shumë premtime të tjera, edhe për këtë koncesion ai u dorëzua në prehrin e oligarkëve, duke firmosur një vendim qeverie në tetor 2016, sipas të cilit rritet çmimi i pullës së kontrollit të ilaçeve, e cila është e detyrueshme për çdo paketë barnash. Kjo do të thotë që nga afërsisht 2 lekë për çdo paketë barnash që është sot (14.43 euro për 1 mijë copë pulla) çmimi për çdo pullë do të bëhet 2,4 për qind e çmimit të barit, duke rritur çmimin e pullës për çdo bar më të shtrenjtë se 83 lekë. Edi Rama dështoi në dy përpjekje që bëri për të miratuar në Kuvend këtë projekt në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017. Tani që ai e ka marrë i vetëm edhe timonin edhe tepsinë, projektligji është rifutur i pandryshuar në kalendarin e katër javëve të ardhshme të Kuvendit dhe miratimi i tij pritet që të jetë thjesht një formalitet. Nëse ndodh kjo, për barnat e shtrenjta rritja e çmimit të pullës do të jetë deri në dhjetëra herë më i lartë, kurse për barnat e rralla që kurojnë sëmundje të rënda, do të jetë marramendëse.
Shumëfishimi i çmimit të pullës së kontrollit do të çojë direkt në rritjen e vetë çmimit të barnave, pasi kostoja e pullës do t?i kalohet si gjithmonë konsumatorëve për barnat që shiten në farmaci dhe buxhetit të shtetit për barnat që furnizojnë spitalet dhe klinikat shtetërore. Nga kjo rritje, të ardhurat e koncesionarit, shtohen afërsisht 25 herë më shumë. Aktualisht të ardhurat nga pulla fiskale për barnat janë rreth 200 mijë euro në vit, ndërsa me formulën e re, koncesionari do të marrë rreth 5,3 milionë euro, në tregun tonë farmaceutik që është gjithsej 128 milionë euro në vit.
Ky është një fitim i jashtëzakonshëm pa bërë asnjë investim të ri. Rama po ia ?dhuron? koncesionarit monopolist këto para, duke rrjepur shtresat më delikate e më të varfëra të shoqërisë. Koncensioni i pullave fiskale që është dhënë që në vitin 2011 nga Berisha, nuk ka garantuar asnjë përmirësim të tregut farmaceutik në Shqipëri. Këtu vijnë masivisht ilaçet e skaduara dhe ato me cilësinë më të ulët të kontinentit.
ZGJIDHJA u bën thirrje deputetëve të shumicës, që të mos e votojnë këtë gjobë të re të vënë nga Rama dhe oligarkët e tij, për të sëmurët, të moshuarit dhe qytetarët e Shqipërisë. Të gjithë tashmë e dinë se Rama nuk është as i majtë dhe as socialist, por, duke futur duar edhe te paratë e ilaçeve e të varfërve që luftojnë të mbijetojnë, ai po tregon edhe pjesën më të errët: anti-humanizmin ekstrem dhe frymën mizore të qeverisjes së tij!
#ZgjidhjaPërPopullin /Citynews
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shtrirë dorën p...
Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Në një aksident rrugor të ndodhur në San Giusto Canavese të ...
Pas incidentit të rëndë që është raportuar sot nga mbledhja ...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Valbona Mezini ka lëshuar akoza...
Ditmir Bushati i konfirmuar në pozicionin e ministrit të Jas...
Pas aksionit policor të zhvilluar sot në Elbasan nga policia...
Me fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale ambasadat e Fr...
Gazetari Arjan Çani ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vje...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati i...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më...
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në Komisionin e Li...
Një incident i rëndë ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë së P...
Vendosja e emrit të publicistit Ardian Klosi një shkolle 9-v...
Ka filluar sot në orën 18:30 mbledhja e kryesisë së Partisë ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot vendim...
Ligji për ndalimin e mbulesës së fytyrës në vende publike në...
Një skandal i rëndë është denoncuar sot për atë që po ndodh ...
Rasti i vogëlushit Charlie në Britaninë e Madhe ka rikthyer ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...