Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Çdo gjë në rregull? Eurogrupi përpiqet të shpërndajë optimizëm në lidhje me gjendjen financiare të Greqisë.
Duhet thënë se ndodh rrallë, që kreu i eurogurpit, Jeroen Dijsselbloem të thotë ndonjë lajm të mirë për gjendjen e Greqisë. Por në takimin e ministrave të Financave të 17 vendeve të eurozonës në Talin gjendja ishte ndryshe. Djisselbloem, tha me optimizëm se fakti që Komisioni Europian do ta çlirojë Greqinë nga procedura e deficitit për shkak të borxheve të larta, tregon se në Greqi punët po ecin mirë. “Kjo është një shenjë, se sa larg ka shkuar ky vend?, thotë Dijsselbloem. Vendimi përfundimtar për këtë merret në tetor.
Aktualisht Greqia ka marrë paketën e tretë të shpëtimit në shumën prej 86 miliardë eurosh. Pak kohë më parë u dha një këst prej 8,6 miliardësh, sepse Greqia i përmbushte kushtet, pra kishte kryer reformat e kërkuara. KE mendon se rritja ekonomike e Greqisë është stabilizuar, por nuk do të jetë kaq e lartë si e parashikon qeveria greke për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me 2,7%.
Sepse papunësia në këtë vend ende qëndron në nivele rekord. Më shumë se 20 %. Programi i shpëtimit skadon në verën e ardhshme. “Po e përgatisim Greqinë për të dalë nga programi i ndihmave dhe për kthim në tregjet e kapitalit”, thotë komisioneri i BE-së për valutën, Pierre Moscovici.
Tsipras optimist
Ministrat e Financave të BE-së ndoshta do të kërkojnë që Greqia verën e ardhshme të mbajë edhe një kredi emergjence të fondit europian të shpëtimit, në rast nevoje. Por kreu i qeverisë greke, Aleksis Tsipras nuk do t’ia dijë për këtë. Javën e kaluar ai tha në Athinë, se kërkon ta heqë qafe sa më shpejt programin “mbytës? të shpëtimit. Por nëse Greqia do të rikthehet në tregjet e kapitalit dhe nëse do mund të rifinancojë borxhin e jashtëzakonshëm shtetëror, 328 miliardë euro, (180% e PBB) me normat e interest në tregjet e kapitalit, kjo nuk dihet ende.
Vetë ministri grek i Financave, Euklid Tsakalotos është i kujdesshëm. Gjendja është përmirësuar, por Greqia ende nuk e ka kaluar krizën, thotë ai. Deri në fund të vitit, qeveria greke duhet të kryejë një sërë reformash. Kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem kërkoi pikërisht këtë. Që Greqia të mos ulë ritmin e reformave. Bëhet fjalë për rregullimin e tregut të punës, privatizime të ndërmarrjeve shtetërore dhe një financim më të mirë të arkave të pensioneve. Një shoqatë e sipërmarrësve grekë kishte paralajmëruar nga kolapsi i sistemit të pensioneve në Greqi.
Nuk bëhen dot parashikime
Edhe në vitet e ardhshme, shteti grek duhet të kursejë. Për të ulur malin e borxheve nga mekanizmi europian i shpëtimit deri në vitin 2060, Greqia duhet të sigurojë gjithmonë një sufiçit buxhetor. Në këtë kontekst nuk ka shumë hapësirë për bamirësi sociale. Edhe për faktin se Greqia nuk ka paraqitur ende një projektbuxhet për vitin 2018, nuk mund të vlerësohet se si do të zhvillohet sufiçiti dhe shpenzimet publike, tha një diplomat në Talin. Por Pierre Moscovici, komisari i BE-së për valutën ka “besim? tek aftësitë e qeverisë greke.
Megjithatë ka një grindje, që duhet të marrë fund, sipas ministrave të Financave, që të mos rrezikohet besimi i investitorëve tek Greqia. Me këtë kihet parasysh ndjekja penale që ka ndërmarrë qeveria e Syriza-s, ndaj kreut të autoritetit të statistikave në athinë, ELSTAT, Andreas Georgiou. Qeveria kërkon të provojë në një proces gjyqësor, se ai ka fallsifikuar statistikat, me qëllim që deficiti shtetëror grek për vitin 2009 të fryhet pa bazë. Ishin këto shifra që çuan në fund në kolapsin e financimit shtetëror të borxheve në Greqi. Georgiou i mohon këto akuza. Jeroen Dijsselbloem thotë se ?në të gjithë eurogrupin pati shqetësim të madh, se ky proces mund të çojë në një humbje të besimit në modernizimin e Greqisë. E natyrisht kjo ushqen dyshimin në pavarësinë e autoritetit të statistikave, ELSTAT.”
Ndërsa nga pala greke ka zhgënjim, që shtetet e eurozonës nuk janë të gatshme të flasin për një falje të borxheve për Greqinë. Diplomatët në Talin shprehen, se nëse do të flitet një ditë për këtë, atëherë duhet të pritet pranevra e ardhshme. Edhe FMN kërkon një falje të borxheve, ndryshe nuk merr pjesë në një program të tretë shpëtimi./DW
Policia në Londër ka njoftuar se ndërkohë është arrestuar ed...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi pas lajmeve...
Të bëhesh nënë është magjike, dhe disa mama të reja mezi pre...
Jennifer Lawrence ylli i hollivudit tregoi ditën e sotme që ...
Bashkia e Devollit ka nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale...
Megjithse ekziston një marrëveshje midis dy qeverive, asaj ...
Pasi Citynews.al dha alarmin për fatin e pesë marinarëve shq...
Gjatë një operacioni antidrogë në Itali janë vënë në pranga ...
Ministri i ri i FKS-së, Rrustem Berisha, ka thënë se nuk ësh...
Një aksident i ndodhur në Kamëz para pak minutash ka shkaktu...
Martesa është një ditë shumë e rëndësishme për një njeri. Si...
Një shpërndarës i drogave të forta është ndaluar ditën e sot...
Ajo që po ndodh me emrin dhe figurën e heroit Prekë Cali duk...
Në përvjetorin e katërt të vrasjes së të riut antifashist mu...
Partia ZGJIDHJA u bëri thirrje banorëve të Tiranës që të sol...
Ajo ç’ka Sali Berisha, do të deklaronte në intervistën e tij...
Klodiani ishte 22 vjeç kur u përball me dramën më të rëndë t...
Shumica e re parlamentare ka vendosur që të përfshijë në axh...
Edhe ambasadori shqiptar në Libi, Eduard Sulo, ka reaguar në...
Për herë të dytë në harkun kohor të 10 ditëve firma Ecomedic...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...