Eurogrupi: Dritë në fund të tunelit grek
Çdo gjë në rregull? Eurogrupi përpiqet të shpërndajë optimiz...
Tre të katërtat e të gjithë fëmijëve, që arratisen përmes Mesdheut, shfrytëzohen e keqpërdorohen në udhëtim. Për të mbrojtur më mirë refugjatët duhet të luftohen para së gjithash shkaqet e arratisë, mendon A. Freund.
Duhet të jenë histori të tmerrshme, ato që kanë përjetuar fëmijët në arrati. Në studimin më të fundit të UNICEF-it në përshkrimet e tyre fëmijët përdorin koncepte si tortura, vrasje, pushkatim, përdhunim, skllavëri. Tri të katërtat e të gjithë fëmijëve, të cilët arratisen drejt Evropës përmes itinerarit të Mesdheut, keqpërdoren dhe shfrytëzohen. Kur një fëmijë ndodhet në rrugë pa një familje që e mbron apo pa shoqërues, rreziku dyfishohet. Këto rezultate për ne janë kaq të dhimbshme, sepse prekin më të dobëtit e të dobtëve. Përvoja të tilla lënë pas thuajse gjithmonë plagë të rënda shpirtërore. Shumë refugjatë vuajnë edhe në atdheun e tyre të ri shpesh për gjithë jetën nga turpi dhe përjashtimi, nën gjendje ankthi, prishje të gjumit ose depresione.
Prozhektori te fëmijët
Skeptikët i quajnë raporte të tilla tronditëse të tepruara. Mediet fokusohen shumë tek fëmijët në zgjedhjen e fotografive. Kameramanët, thonë ata, filmojnë para së gjithash familje me fëmijë të vegjël me sy të mëdhenj të hapur, megjithëse pjesa më e madhe e të gjithë refugjatëve janë meshkuj të rinj, që udhëtojnë vetëm. Por këtu nuk prodhohet një tabllo e shtrembëruar e realitetit. Gati 50 milionë fëmijë në botë rriten sot në ambjent të huaj për ta – më shumë se gjysma e tyre ndodhen në arrati përballë luftës dhe dhunës.
UNICEF synon që me raportin më të fundit për itinerarin e Mesdheut të fëmijëve të zgjojë Bashkimin Evropian. Evropa duhet të kujdeset për numrin e madh të fëmijëve të traumatizuar dhe të hapë rrugë të sigurta dhe legale në kontinent. Ky apel është padyshim i justifikuar, sepse shtetet evropiane nuk kanë gjetur ende përgjigje bindëse për krizën e refugjatëve, përkundrazi, pjesërisht ata janë në grindje të madhe mes tyre dhe janë më larg se kurrë nga një zgjidhje solidariteti.
Apeli u drejtohet të gjithëve
Vështrimi me sytë e fëmijëve të pafajshëm nuk duhet të jetë vetëm apel për evropianët, për të mundësuar migrimin legal. Raporti është edhe një paralajmërim për të gjithë prindërit, për faktin se sa e rrezikshme është shpesh kjo arrati pa perspektivë – për ta vetë dhe para së gjithash për fëmijët e tyre. Megjithë mjerimin e madh dhe dëshpërimin, ata nuk duhet t’i hyjnë rrezikut të një imigrimi ilegal, sepse në rrugën e tyre të mundimeve janë të ekspozuar pa ndihmë ndaj trafikantëve kriminelë dhe njerëzit pa zemër edhe e shfrytëzojnë hallin e tyre. Vetëm në rastin e një migrimi legal ekziston shpresa për një migrim të sigurtë dhe për një perspektivë realiste të qendrimit. Por për këtë Evropa duhet të bjerë shpejt dakord për ligje të reja funksionuese të imigrimit.
Fëmijët refugjatë duan të luajnë dhe të mësojnë si të gjithë fëmijët, ata kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, këtë duhet ta garantojnë të gjithë përgjegjësit në vendet tranzite. Sfida më e madhe megjithatë do të jetë që të luftohen me efekt shkaqet e arratisë në vendet e origjinës dhe që njerëzve t’u jepet atje një perspektivë. Edhe Evropa mund të ndihmojë më shumë atje. Por kjo nuk është vetëm detyrë e Evropës, por para së gjithash e përgjegjësve në vendet, prej të cilave ata arratisen kaq me dëshpërim. Më shumë angazhim ia vlen, sepse askush nuk largohet vullnetarisht nga atdheu i tij, për aq kohë sa ka shpresë – para së gjithash për fëmijët.
Çdo gjë në rregull? Eurogrupi përpiqet të shpërndajë optimiz...
Policia në Londër ka njoftuar se ndërkohë është arrestuar ed...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi pas lajmeve...
Të bëhesh nënë është magjike, dhe disa mama të reja mezi pre...
Jennifer Lawrence ylli i hollivudit tregoi ditën e sotme që ...
Bashkia e Devollit ka nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale...
Megjithse ekziston një marrëveshje midis dy qeverive, asaj ...
Pasi Citynews.al dha alarmin për fatin e pesë marinarëve shq...
Gjatë një operacioni antidrogë në Itali janë vënë në pranga ...
Ministri i ri i FKS-së, Rrustem Berisha, ka thënë se nuk ësh...
Një aksident i ndodhur në Kamëz para pak minutash ka shkaktu...
Martesa është një ditë shumë e rëndësishme për një njeri. Si...
Një shpërndarës i drogave të forta është ndaluar ditën e sot...
Ajo që po ndodh me emrin dhe figurën e heroit Prekë Cali duk...
Në përvjetorin e katërt të vrasjes së të riut antifashist mu...
Partia ZGJIDHJA u bëri thirrje banorëve të Tiranës që të sol...
Ajo ç’ka Sali Berisha, do të deklaronte në intervistën e tij...
Klodiani ishte 22 vjeç kur u përball me dramën më të rëndë t...
Shumica e re parlamentare ka vendosur që të përfshijë në axh...
Edhe ambasadori shqiptar në Libi, Eduard Sulo, ka reaguar në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...