Zgjedhjet për Akademinë e Shkencave/ Vetëm 1 kandidat për kryetar, mungon Artan Fuga
Ka nisur sot procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ak...
Ndërsa në mjediset e brendshme të Akademisë së Shkencave vijon të mbahet votimi për të zgjedhur drejtuesit e rinj, akademiku Artan Fuga ka shkruajtur një status në facebook-un e tij personal duke bërë apelin e fundit për të ndaluar zgjedhjet.
REAGIMI I FUGËS
Ndalja e farsës zgjedhore sot në Akademinë e Shkencave, mund të jetë fillimi i reformimit të saj!
E kundërta është shkatërrim i saj dhe dëm i pallogaritshëm ndaj shqiptarëve!
Ndaloni zgjedhjet farsë!
——————-
Reagim i drejtë i kryeministrit Edi Rama ndaj Akademisë të Shkencave, çka duhet shtrirë sinqerisht, aktivisht, rrënjësisht, pa pritur, pa hilé, me vetë reflektim dhe nxjerrje përgjegjësish mbi paaftësinë dhe përgjumjen e nëpunësve të leshtë që nuk ditën ta reformojnë sistemin e prodhimit të dijes në vend!
Ne nuk mund të rrisim shqiptarë të paditur në shekullin e 21!
____________
Falenderoj, jashtë çdo konteksti politik, si anëtar i Akademisë të Shkencave, kryeministrin Edi Rama për pozicionin e drejtë të mbajtur sot në mëngjes, in extremis, dy orë përpara farsës të lemerisshme në Akademinë e Shkencave ku po kërkohet t’i vihet kapak gjoja demokratik me zgjedhje farsë degradimit të saj.
Unë sikurse e kam shprehur modestisht besoj fort se Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë mund të reformohet, të bëhet një institucion splendid që të rrezatojë në diturinë dhe shkencën e shqiptarëve, e pavarur, e lirë, por efikase dhe në partneritet me të gjitha agjencitë që janë për një Shqipëri të emancipuar.
Jo, ne nuk i duam ato paré nga buxheti për xhepat tanë. Ose të reformohemi ose ta kyçim derën me turp!
Ndal zgjedhjeve farsë, ky është hapi i parë që duhet bërë sot, jo nesër!
Miq gazetarë, drejtues të medias të gjithë raportoni nëse farsa e zgjedhjeve do të ndodhi! Prania juaj e ndalon atë sepse përpara transparencës që Ju bëtë askush nuk mund të dali kundër!
Ju e bëtë të mundur gjithçka!
Ju them me sinqeritet se në Akademinë e Shkencave dhe jashtë saj në komunitetin shkencor të vendit ka potenciale intelektuale shpresëdhënëse, por ato janë kanalizuar keq!
Akademikët e pranishëm atje sot do të reagojnë si duhet!
Ata do të ndihen të cliruar!
Duhet një Akademi e hapur ndaj komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve, ndaj të rinjve që duan t’i hapin udhë kërkimit të tyre shkencor, një Akademi që të jetë shkenca dhe përpunuesja e strategjisë për shkencën, shkenca më e vështirë për t’u bërë, jo thjesht një institut kërkimit, as drejtori kërkimi shkencor, por e mbështetur në meritën dhe në punën, një Akademi që ta ketë të qartë misionin e saj, me ide të qarta, të cilat prej vitesh censurohen atje, një Akademi e gjallë!
Po! Asnjë lek nga buxheti i shtetit nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, por asnjë lek as gjoja “Akademisë të Albanologjisë”, e jashtëligjshme me statusin që mori fshehurazi publikut dhe në kundërshtim me ligjin, nëse nuk reformohen asnjë lek as instituteve shkencore, askujt që funksionon në arësim e shkencë, në kulturë dhe art, nëse nuk reformohen, se Akademia e Shkencave nuk është e e veçuar nga gjendja e kërkimit shkencor, e arësimit, e kulturës në Shqipëri, ajo është simptoma e degradimit të diturisë shkencore kolektive të shqiptarëvë në këtë shekull!
Nuk duhet të bëhemi një komb mendërisht i leshtë sikur rrezikojmë fort !
Jo, ne nuk mund të rrisim shqiptarë të pamëncur!
Me këtë krim, kudo dhe kushdo ta bëjë, në akademira, institute, universitete publike dhe private, shkolla dhe kopshte, ku injoranca kërkon ta mposhti dritën askush nuk mund të pajtohet nëse i thotë vetes shqiptar dhe shkencëtar!
Në Akademinë e Shkencave gjithsesi mëkateve u gjend mundësia për të folur. Atje ku heshtet, ujrat janë edhe më të ndejtura e në kalbëzim.
Akademia qysh sot ka shansin që të dali në krye të procesit!
Nuk ka më asnjë alibi!
Reforma do të jetë e dhimbëshme, por as nuk ka diskutim që mund dhe do të bëhet!
Mbrojtja që disa aludonin se e kishin te ekzekutivi, sot ra!
Ndaloni farsën e zgjedhjeve sot!
/Citynews
Ka nisur sot procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ak...
Artan Fuga sot ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e ...
Pamje alarmante nga mjediset e brendshme të QSUT-së në Tiran...
Me rastin e 1-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Pres...
Gazeta Britanike “Dailymail”(English Webside), ka botuar një...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, do të marrë...
Refugjatët, qëndrimi ndaj Turqisë apo Trumpit, problemi i pe...
Të tjera dëshmi tronditëse janë zbardhur pas vrasjes së gjyk...
Pas 10 vitesh si deputete e Parlamentit të Shqipërisë Majlin...
Nga Artan FugaMirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratik...
Testet e bazuara mbi iluzionet optike janë shumë të përhapur...
Një person është plagosur me thikë në Himarë pas një konflik...
Një tjetër rast dhune ne familje është shënuar në qytetin e ...
Nga Azem PARLLAKU– Përtej diskursit të thellësisë strategjik...
Akademia e Shkencave pritet që ditën e sotme të kryejë proce...
Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili ka plagosur ...
Pas një periudhe tashmë të tensionuar vere, ku ngritja e tem...
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita ka vendosu...
Ndërsa kryeministri Rama e nisi ditën sot me publikimin e Mo...
Kastriot Myftaraj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...