Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vangjel Dule është një fenomen i aktualitetit politik shqiptar të demokracisë në këto 27 vite. Në fakt shumë e shikojnë si një filogrek, apo si një progrek, apo si një njeri që u shërben qëndrinave të qeverisë greke, apo strukturave të caktuara të saj. Në fakt nuk është aspak i tillë, është thjesht një instrument korruptiv për interesa klienteliste krejtësisht personale. Historitë e tjera janë tymnaja që i krijon ai vetë, në fakt nuk dimë ndonjë ministër ta presë apo përcjellë Vangjel Dulen.
Ndoshta ka disa njerëz të përgjegjshëm apo të papërgjegjshëm, koka të nxehta e të tjerë, që shpesh mund të përdoren nga politika jozyrtare për të nxitur tensione dhe për qëllime krejtësisht individuale, korruptive dhe klienteliste.
Vangjel Dulja duket të jetë shembulli i saj në kushtet kur dikush e shikon si një njeri të qarqeve greke e dikush tjetër si një grek, por aiështë thjesht korrupsionisti i klientelës të pushtetit politik në Shqipëri. Se për grek ai nuk është as
nuk mund të jetë vërtet.
Në fakt Vangjel Dulja nuk është gjë tjetër veçse hiena korruptive e vetes së tij. Në rast se ke një mik grek, apo një deputet ose ish-deputet, dikë në një nivel të lartë që për qëllime individuale bën dhe kryen veprime personale për përfitime, ndoshta edhe nga pagesat që merr në xhep, nuk ke se si të thuash që kjo është politika zyrtare e shtetit fqinj, e cila mund të përfaqësohet nga një individ.
Vangjel Dule është individi i cili në politikë nuk është se ka dhënë gjë apo ka ndihmuar ndonjëherë në bashkëpunimin midis vendeve, por gjithmonë është përpjekur të nxisë përplasj edhe të gjejë hapësira për korrupsion. Që nga shitje vizash, ministri me tendera e kështu me rradhë. Dhe këto jo për të treguar se në Shqipëri ka probleme dhe Greqia ka probleme me Shqipërinë, por për t?u faktorizuar, për të qenë pjesë e tepsisë së tavës apo bakllavasë politike që shpërndahet. Sa më shumë të nxiten përplasjet aq më shumë fiton Dulja. Lehtësisht e kupton se kush është nxitësi.
Dulja në 27 vite ka fituar jo pak, Kryetar Partie për shumë e shumë vite nuk bën zgjedhje në parti. Po të bëjmë historikun e partisë kujtojmë se sa herë është ndarë PBDNJ nga vetë Vangjel Dule, sa njerëz i kanë ikur asaj. Një parti tjetër u themelua, një përçarje e minoritetit, pra një përçarje e atyre njerëzve që ajo parti mund t?i përfaqësojë, një përçarje edhe e minoriteteve të tjera, të cilat përsëri mund t?i përfaqësojë PBDNJ-a, siç është minoriteti sllavo-maqedonas. Dhe këtë Vangjel Dule nuk e ka bërë kurrë, ai gjithçka e ka përdorur për interesat e tij personale.
Në fakt çfarë mund t?i themi atij, ai mund të jetë thjesht dhe vetëm një hijenë korruptive që shkon në aleancë me socialistët pastaj i braktis shkon me demokratët, merr disa ministra, grindet me ta, i?u kërkon aferrat korruptive, largohet kthehet te socialistët dhe menjëherë ikën prej tyre dhe shkon te demokratët.
Lëvizje të çoroditura pa asnjë strategji poltike, një njeri i cili nuk ka bërë gjë tjetër thjesht ka ?nxitur? konflikte midis dy vendeve fqinje që të mbushë xhepat e tij dhe ka dëgjeneruar një parti në dhomën e tij private.
Greqia është në një vend ku ka 1 milion emigrantë shqiptarë, një parti si PBDNJ mund t?i shërbente shumë mirë afrimit dhe ndihmesës që duhet t?u jepet atyre, apo edhe ndihmës që duhet t?i jepet në anën tjetër minoritetit grek në Shqipëri, por Dulja ska bërë këtë, ai thjesht bënsi gjoja si perfaqësues i tyre që të rrëmbejë zarfine rradhës. Atij i interesojnë xhepat dhe dhoma e partisë apo edhe paradhoma e saj (kjo i perket një tjetër shkrimi).
Vangjel Dule se ka bërë kurrë këtë detyrë, ai i ka shërbyer vetes së tij, xhepit të tij, thesit të tij. Ai pretendon se është përfaqësuesi i politikës zyrtare të shtetit grek, por kjo duket të jetë qesharake dhe më shumë se sa aq, nuk mund të jesh përfaqësues i shtetit zyrtar grek në Shqipëri, pasi në Shqipëri ka një ambasadë dhe përfaqësuesi zyrtar është Ambasada. Kurse veprimet që bën Dulja janë veprimet e tij nga struktura apo individë ku derdhen disa zarfa apo çanta me lekë. Dulja i paguhet prurësit më të parë. Kush e paguan ai shkon dhe vepron, Nano, Berisha, Rama, Basha, Meta, ku dhe si të mundet. Është apo jo zyrtare politika, për të nuk ka më rëndësi. Ai tashmë është një hije në korruptive dhe në këto vite të demokracisë kur pritet që kjo forcë politike.
PBDNJ dikur e drejtuar nga një njeri i rrallë dhe me vlera si Vasil Melo, i cili ishte një faktor i rëndësishëm politik me peshë, ai drejtonte një forcë politike jo vetëm që ndihmonte në marrëdhënien midis dy vendeve, por sot kjo forcë povdes, sepse poe varos Vangjeli për xhepat e tij. Mjaftontë shohim votat dhe rezultatet e zgjedhjeve. Kjo sepse
Vangjel Dule është peng i disa zarfave dhe i korrupsionit.
Kujtojmë këtu copëtimin e PBDNJ që është një fakt, ajo parti mund të ishte një forcë politike me mjaft vizion, mund të kishte sherbyer shumë mirë për bashkëpunimin midis dy vendeve, mund të kishte ulur çdo tension dhe të ketë sjellë një bashkëpunim të shkëlqyer politik. Por Dule nuk e bën këtë, jo sepse nuk di, por se nuk do, sepse në rast se ka një marrdhënie të mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë pesha e tij është zero, ska më zarfa dhe pazare politike.
Dulja PBDNJ e ka bërë një forcë shumë të vogël politike, ajo ka marrë me rreth 100 e ca mijë vota dhe e ka rrudhur sa askush nuk e di se sa vlen vërtet PBDNJ sot. Dhe kjo jo për faktin se nuk ka minoritet që ta votojë, jo se nuk ka shqiptarë që ta votojnë PBDNJ për të gjetur një forcë politike europiane që përfaqëson të drejtat e njeriut dhe vlerat e saj, vërtet një pëllumb paqeje ashtu siç ka edhe logon e saj.
Por ajo po shuhet sepse është kthyer në një forcë politike të uzurpuar, e keqpërdorur nga një kryetar apo një individ, i cili tashmë pa asnjë dyshim është hiena më brilante e korrupsionit në politik në këto 27 vite të demokracisë shqiptare. Ashtu si shumë të tjerë mban një parti duke e rrudhur, duke e copëtuar, duke e shkatërruar, duke e ndryshuar misionin e saj. Në vend që t?i shërbente bashkëpunimit, uljes së tensioneve, dhe rritjes së asaj force politke, duke përfaqësuar vlera, për çdo ditë Vangjel Dule e ka përdoruar atë thjesht dhe vetëm për t?u bërë deputet vetë, për të marrë mandatin e deputetit pa bërë asnjë veprim, asnjë aksion, asnjë lëvizje në Parlament.
Një njeri që mund të ketë folur gjithsej në gjithë këto vite si deputet, aq herë sa numërohen me gishtat e dorës. Ka folur ndonjëherë duke bërë sikur ngre problemet e minoritetit dhe më pas dilte nga salla dhe ka bërë pazare në kurriz të tyre. Ka tentuar njëherë të flasë për çështje sociale, ka dalë jashtë dhe më pas ka bërë pazar në kurriz të tyre.
Ja pra ky është Vangjel Dule, hiena e korrupsionit, i cili nuk mund të përfaqësojë as minoritetin grek, as bashkëpunimin midis dy shteteve, edhe nuk mund të jetë kurrsesi politikani dhe zëdhënënësi zyrtar i qeverisë greke në Shqipëri, pasi qeveria greke në Tiranë ka një ambasadë, e cila dihet se ka një marrëdhënie zyrtare, të shkëlqyerndoshta dje, sot dhe nesër me institucionet shqiptare dhe këtë shkon dhe e minon sa herë të mundet dhe si të mundet Vangjel Dulja. Thjesht dhe vetëm për një arsye. Shkon gjen një grep dhe kapet diku, dhe çfarë nuk bën vetëm që të përfitojë, dje në kurriz të minoritetit, sot në kurriz të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, thjesht dhe vetëm që të jetë pjesë e pazarit.
Dulja nuk i shërben askujt. Dulja i shërben prurësit më të parë. Nuk i shërben askujt në kuptimin e asaj që të përfaqësojë politika zyrtare dhe të jetë një vlerë e shtuar për politikën shqiptare apoatë greke. Ai thjesht dhe vetëm është hiena e korrupsionit në Shqipëri që i shërben xhepit të tij, nxit, tenton, turbullon, gjithçka.
Vangjel Dulja mund të jetë politikani që në më shumë se 20 vite është kthyer ndoshta në axhendën më korruptive të Shqipërisë. Dhe këtë duhet ta besojnë dhe ta dinë edhe ata që e kanë mbështetur dhe e mbështesin brenda apo jashtë Shqipërisë. Do ta kuptojnë dhe do ta lexojnë Vangjel Dulen si një njeri të dështuar në politikë. Në këto 20 vite nuk ka bërë asgjë, thjesht sa ka folur dhe ka nxitur momente në politikë për të përfituar personalisht. Gjithçka e ka bërë në kuadër të një qëllimi të vetëm, të ketë një mandat deputeti duke e rrudhur dhe shkatërruar PBDNJ-në, forcën
politike që mund të sillte në Shqipëri një vlerë të shtuar. Jo vetëm për minoritetin grek në Shipëri por edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi.
E ky është Vangjel Dulja, i cili nuk ka ditur të bëjë gjë tjetër veçse të mbijetojë personalisht duke shkatërruar një forcë politike, e cila vlen shumë herë më shumë dhe ka kapacitete dhe vlera intelektuale më të mëdha se Vangjel Dulja, i cili është individi që për qëllime krejtësisht personale, klienteliste dhe korruptive, e rrudhi, e shkatërroi, e mpaku, e çoi drejt një zhdukjeje të mundshme PBDNj-në, forcën e cila u krijua shumë e shumë vite më parë me një vizion të qartë për përfaqësimin e vlerave dhe të drejtave të njeriut, për një qytetari eeuropiane, si një forcë politike me vizion të qartë dhe perëndimore. Këtë Vangjel Dulja nuk e bëri kurrë, e braktisi rrugës si një hienë korrupsioni e marrë peng nga politika shqiptare, sa herë ka interes të një klani të caktuar.
Thjesht dhe vetëm Vangjeli do zarfin e rradhës dhe për këtë mos u çudisni. Atë që bën lart e poshtë, gjoja protesta apo mbështetje të minoritetit grek, i ka thjesht fasada, zarfi atij i ka shkuar më përpara. Tashmë ndoshta i është ulur pak pazari, nuk e ka aq të trashë sa dikur, por zarfi sërish i shkon. Nga kush? Atje ku ai ka interesa ose ata ku kanë interesa për ta keqpërdorur Vangjelin. Jo se ai nuk e di se do keqpërdoret, por ai pranon të marrë zarfin dhe të braktisë idealet, kauzat e vërteta dhe vlerat që duhet të përfaqësonte PBDNJ-ja si një forcë politike, e para dhe ndoshta më e rëndësishmja me fytyrë europiane në Shqipëri./Leter ne redaksi nga Thanas Dhima
p.s. Redaksia e Citynews eshte e hapur per reagimin e zotit Vangjel Dule.
Të jesh i dashuruar marrëzisht është një ndër ndjenjat më ma...
Edi Rama dështoi në shëndetësi!Ai do të mbahet mend si kryem...
Policët e Connecticut-it në SHBA i kanë dhënë lamtumirën e f...
Stina e vjeshtës ka një mot të paparashikueshëm, për këtë ar...
Është arrestuar në Uruguay bosi i rrjetit mafioz Ndragheta, ...
Presidenti Ilir Meta ka shpallur 4 nismat e tij të fundit pa...
Policia shqiptare ka nisur një ‘luftë’ ndaj dhunës në familj...
Siguracionet e makinave janë ulur sot me 30% në tregun venda...
Janë sekuestruar 15 kg lëndë narkotike të llojit Marijuanë n...
Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi ja...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur sot procesin e rior...
Pronari i disa varkave në plazhin e Durrësit i vjedh çantën ...
Votimi në Akademinë e Shkencave për të zgjedhur drejtuesit e...
Kryeministri Rama paralajmëroi në mëngjes:“Nëse nuk reformo...
Reagimi i kryeministrit Rama paraditen e sotme lidhur me ref...
Gudar Beqiraj është zgjedhur Kryetari i ri i Akademisë së Sh...
Një 25 vjeçar ka goditur në fytyrë babain e tij duke i shkak...
Ndërsa në mjediset e brendshme të Akademisë së Shkencave vij...
Ka nisur sot procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ak...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...