web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon numërimi i votave/ Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave

4 Shtator 2017, 10:26, Aktualitet CNA

Gudar Beqiraj është zgjedhur Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 28 vota pro dhe 3 kundër.

Pas votimit të kryer nga të pranishmit në sallë si dhe 9 vota të ardhura me zarf nga anëtarët e Akademisë që mungonin, matematikani Beqiraj arriti të zgjidhet në krye të institucionit drejtues të shkencës.

Ndërkohë që është zgjedhur dhe nënkryetari i ri Myzafer Korkuti me 27 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Vota e anëtarit të akademisë Fuga mungonte pasi zarfin profesori e kishte kthyer bosh.

Po vijon numërimi për votat e anëtarëve të tjerë.

/Citynews





Lajmet e fundit nga