Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një rreth i mbyllur njerëzish në ndërtesën që quhet Akademia e Shkencave, kanë bërë sot nervoz kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është zotuar zyrtarisht, se do t?u ndërpresë atyre fondet për kërkimin shkencor dhe do t?ua kalojë katedrave të Universiteteve që kanë aftësi ta bëjnë këtë. Shkaku duket se janë zgjedhjet fasadë në krye të saj.
Problemi që unë kam me këtë gjest, nuk është se Rama po bën gjënë e gabuar. Ai po bën gjënë e duhur, por me një arsye të gabuar.
Arsyeja e gabuar janë nervozizmi i tij nga zgjedhjet farsë në Akademi. Larg qoftë, sikur ata t?i bënin zgjedhjet në rregull, ai do të ishte i gatshëm të vazhdonte të paguante kot tridhjetë akademikë që nuk prodhojnë asgjë, për shkak të këtij titulli, edhe pse shumë prej tyre kanë plot vlera personale.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ose më mire të them lavdia e saj, prej vitit 1972 ka pas kuptim brenda një sistemi ideologjik, i cili e mbështeste Akademinë e Shkencave si një instrument shtetëror, por edhe ideologjik, për t?i ardhur në ndihmë një shteti dhe ekonomie të centralizuar. Është e vërtetë se shumë arritje të mëdha të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, janë bërë nga personalitete të larta të kësaj Akademie, si Eqerem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj etj, por mënyra si funksiononte Akademia ishte e bazuar tek një sistem sovjetik.
Në një shoqëri të lirë dhe konkurruese, roli i Akademisë së Shkencave duhej ridimensionuar patjetër, pasi SHBA është një vend i madh që nuk ka Akademi Shkencash, por ka mijëra shkencëtarë, kurse ne jemi një vend i vogël që kemi Akademi, por nuk kemi shkencëtarë.
Fatkeqësisht, nga një anë konservatorizmi i së majtës shqiptare i viteve 90-të, e cila kishte nostalgji për lavdinë relae të ish- akademikëve të dikurshëm, dhe nga ana tjetër, banaliteti i së djathtës së Berishës, që zëvendësoi akademikët që e meritonin respektin për punën e tyre, me akademikë që gëzonin respektin e Berishës, e futën këtë debat në një rrugë pa krye, ku ne prej vitit 1994 prishim e ndreqim Akademinë, e cila nga ana e saj ka vdekur me kohë.
Akademia e Shkencave kishte kuptim, pasi ajo kishte nën varësinë e saj dhjetra institute shkencore, që nga ai i gjuhësisë, letërsisë, historisë, shkencave natyrore, atyre teknike etj. Revistat shkencore të tyre kanë qenë serioze dhe të referueshme nga botimet akademike botërore. Aty janë sprovuar shkencëtarët shqiptarë dhe punët e tyre, dhe po aty është krijuar relievi i besueshëm i shkencës shqiptare. Sot ka akademikë që paraqesin si punë shkencore artikuj gazetash apo CD debatesh në emisione.
Në vitin 2007, Berisha i hoqi këto institute nga varësia e Akademisë dhe i atashoi pranë Universiteteve publike, përmes një vendimi qeverie. Prej atëhere, roli i Akademisë është honorifik. Ajo ka në përbërje të saj një këshill botimesh, i cili vendos se kë libër do mbështesë financiarisht Akademia. Keqkatandisja e saj ka arritur deri në atë pikë, sa për të siguruar të ardhura japin sallën me qira dhe për banalitete të tipit, promovimi i librit të jetës së ?Kaubojsit.?
Shqipëria ka aktualisht 30 akademikë, nga të cilët dhjetë të përjetshëm, që përfitojnë si të tillë 50 mijë lekë të reja në muaj.
Këta të tridhjetë kanë gjetur rehat me dy emra, që njërin e bëjnë kryetar e tjetrin sekretar, pastaj ndryshojnë vendet.
Që të jemi seriozë, është më e ndershme të themi se nuk kemi Akademi dhe ndoshta nuk duhet të kemi në këto kushte, përderisa nuk kemi produkt shkencor aty. Kemi disa ish- akademikë dhe disa rishtarë që paguhen si akademikë.
Vendi i vërtetë i shkencëtarëve janë institutet e kërkimit, dhe për ata, qeveria duhet të paguajë.
Kur them se veprimi i Edi Ramës është i drejtë, por për arsye të gabuar, kam parasysh pikërisht konceptin e tij dhe të shumë të tjerëve rreth mënyrës si paguhet produkti shkencor nga qeveria.
Qeveria duhet të ndajë një fond të saj për kërkime shkencore dhe ajo duhet t?ia paguajë ato, atyre që ja bëjnë këtë gjë. Nëse dikush nga Akademia e Shkencave e bën, mund t?ia paguajë atij. Nëse e bën dikush nga një katedër e Universitetit shtetëror të Tiranës, mund të paguajë atë. Mund të paguajë dhe një universitet privat nëse e bën ai, bile dhe një të huaj, nëse vendi ka interes për një produkt shkencor me interes kombëtar. E rëndësishme është që qeveria të paguajë për kërkimet shkencore, por të paguajë kundrejt një pune të vërtetë, jo kudrejt një detyre për të qenë shkencëtar. Kjo që ne duhet të paguajmë një Akademi apo disa institute, se e kemi caktuar vetë që ata po të përpiqen, mund t?ia dalin të bëjnë ndonjë punë, është mentalitet sovjetik. Shkencëtarët nuk i cakton qeveria, por tregu.
Në tregun tonë të shkencës këto 25 vjet, Akademia e Shkencave ka shkëlqyer me mungesën e saj, edhe për faj të qeverive dhe kapjes së shtetit nga batakçinjtë. Përfytyroni që gjithë oponencat shkencore për masakrën e hidrocentraleve që janë dhënë në zonat më turistike të Shqipërisë, i kanë dhënë oponentë privatë anonimë, nga ata që kanë siguruar liçensa ?ekspertësh? dhe që me qetësi të madhe ta kthejnë Shqipërinë në varrezë. Opinionet për ndërtimet pa kriter dhe sigurinë ndërtimore, i kanë dhënë po ?ekspertë? dhe ende nuk kemi ndonjë studim shkencor se çfarë i kemi bërë territorit apo sigurisë së qytetarëve nga industria e ndërtimit.
Gjuhësia shqiptare për 25 vjet nuk ka bërë asnjë hap serioz para, për të futur në fjalor fjalë të reja, për të adoptuar forma të nevojshme të gegnishtes dhe dialekteve të Kosovës, tani që shoqëria shqiptare është bërë e hapur dhe komunikuese. Të vetmet debate i kemi vetëm nga disa injorantë, që flasin me zhargone katundesh, duke u tallur me gjuhën e njehësuar.
Shkencat gjeologjike dhe minerare të Shqipërisë, që kanë qenë një bazë e vërtetë për industrinë e vetme që kemi sot, atë të naftës dhe kromit, e kanë dorëzuar produktin e tyre në një industri që sot drejtohet ose nga ish- shoferë të minierave, që janë bërë të fortë, ose nga ish- studentë amatorë që janë bërë ?ekspertë?. Akademia e Shkencave nuk ka prodhuar asgjë të vlefshme, as produkt shkencor dhe as debat shkencor, për gjithçka ka kaluar Shqipëria në tranzicion. E njëjta gjë mund të thuhet për sektorin energjitik, për historinë, folklorin etj.
Me pak fjalë, Akademia e Shkencave që kemi pasur deri më 1990 është vetëshkrirë këto 25 vjet. Vendin e saj duhet ta kishte zënë ndërkohë një treg i konsoliduar shkencëtarësh, atashuar pranë katedrave dhe instituteve të pavarura shkencore, që të jetonin me shitjen e punëve të tyre. Harvardi është nga Universitetet më të shtrenjta në botë, sa i përket tarifës së një studenti që studion aty, por e vërteta është se të ardhurat nga studentët zënë rreth dhjetë për qind të buxhetit të tij. Harvardi, Cambridge, Oksofrd, Columbia, UCL etj, i nxjerrin paratë e tyre nga kërkimet shkencore që shesin. Universitet tona, më keq se Akademia, i nxjerrin paratë nga tarifat e studentëve dhe grantet e qeverisë. Kryeministri Edi Rama duhet ta adoptojë këtë koncept për tregun e shkencës shqiptare dhe ai duhet të paguajë çdo punë shkencore që i vlen shtetit dhe qeverisë shqiptare, pavarsisht se ku është akredituar.
Irakli Koçollari, fjala vjen, ka në duar arkivën personale të Ali Pashë Tepelenës, dhe për vite të tëra ropatet të transkiptojë nga një gjuhë e përzier me gërma greke, kuptim shqip dhe terminolgji turke, një thesar historik, me forcat e tij dhe pasionin që do ta marrë dikur me vete, pasi nuk do gjejmë më njeri tjetër, të arrijë të kuptojë atë arshivë. Më lehtë i kisha dhënë pesëfishin e fondeve të Akademisë një projekti të tillë, se sa pensionet sociale të tridhjetë akademikëve.
Kjo që Rama quan Akademi dhe bën sikur nxehet me të, është një tufë ish- akademikësh dhe disa rishtarë që po përpiqen të kapin atë 500 mijë lekëshin e muajit. Disa prej tyre kanë vërtetë vlera, por janë jashtë tregut. Të tjerët nuk asnjë vlerë, por kanë krijuar tregun e sendeve pa vlerë në Akdemi dhe mbijetojnë.
Për këtë arsye, nuk ka kuptim të bëhet debat se kë zgjedhin ata, dhe pastaj t?u thuash nuk u jap më para.
Para nuk ka pse u jep për parim, nëse ata nuk prodhojnë asgjë. Për ish- punën e tyre le t?u japë pensione. Sa për faktin që ata kanë banalizuar dhe zgjedhjet brenda tyre, tregon se nuk janë as akademikë, as të nderuar, dhe as seriozë. Por për këtë, kryeministri nuk ka pse bëhet nervoz. Thjesht dhe mund t?i injorojë, dhe të reformojë realisht tregun e shkencës në Shqipëri. Një qeveri mbahet mend sa para jep për shkencën e vërtetë dhe blerjen e punëve të saj, dhe jo sa pensionistë ka mbajtur me pensione speciale. Kjo e dyta është detyrë e një zyre të veçantë në Ministri të Financave. I llogarisin ata pensionet sociale. Kryeministri duhet të llogarisë të mirat që mund t?i vijnë kombit nga projekte shkencore të vërteta dhe t?i paguajë ato, pamvarësisht ku prodhohen./tema
Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, të cilës i mori jetë...
Ish- zv. kryeministri Niko Peleshi ka folur për herë të parë...
Në kuadër të punimeve të Konferences së Ministrave të Jashte...
Ish- zv.kryeministri Niko Peleshi, i emëruar si Ministër i B...
Mjaftojnë 2000 euro për t’u pajisur me dëftesën e gjimnazit ...
Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, është bërë pjesë e ...
Një sasi lëndësh narkotike është gjendur në katein e tretë n...
Pas deklaratës “bombë” për bashkimin e partisë së Behxhet Pa...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka startuar mbrëmjen e sotme...
CityNews realizoi sot një video, ku paraqitej një tjetër dës...
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin këtë verë kanë ...
Pas protestës së organizuar nga anëtarët e Shoqërisë Civile,...
Tri kompani ndërkombëtare kanë paralajmëruar largimin nga Ma...
Noizy ka trembur fansat e tij me një video që ka postuar në ...
Zvicra është gati të bëhet ndërmjetëse mes Koresë së Veriut ...
Presidenti amerikan Donald Trump u përgjigj me forcë ndaj pr...
Teksa një shesh i ri në Shkup, i quajtur sipas heroit shqipt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për një tjetër rekord...
Menjëherë pas lëshimit të raketës së re nga Koreja Komuniste...
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosov...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...