Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, është bërë pjesë e debatit më të fundit, atij mbi zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.
Në rrjetet sociale, Kokëdhima sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se pas tepsisë dhe timonit ai do për vete edhe Akademinë e Shkencave.
Reagimi i plotë:
Pas tepsisë dhe timonit, Rama do për vete edhe Akademinë e Shkencave
Edi Rama kërcënoi Akademinë e Shkencave se do t?i presë fondet që ndan çdo vit buxheti i shtetit, pas zgjedhjeve të bëra sot në mesditë, ku u zgjodh kryetari dhe nënkryetari i ri, ndërsa përpara zgjedhjeve kishte deklaruar se edhe do t?i merrte godinën, ku ky institucion i pavarur kushtetues ka selinë prej dekadash. Rama e bën këtë sulm mbi Akademinë me preteksin se zgjedhjet në këtë institucion nuk janë bërë të hapura dhe demokratike.
Edi Rama është njeriu i fundit dhe më i pabesueshmi në këtë vend që mund të flasë për standardet e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave. Jo se këto zgjedhje janë për t?u marrë shembull, por se Rama është autokrat, armik i egër i lirisë, zgjedhjeve dhe standardeve demokratike në qeverisjen e vendit. Ai është përgjegjës i dorës së parë për shkatërrimin e themeleve të Shtetit Shqiptar.
ZGJIDHJA denoncon ashpër sulmet verbale të kryeministrit ndaj institucionit të akademikëve të Shqipërisë. Ato janë pasqyrë e mendësisë otomane të kryeministrit që i duket vetja si sulltan dhe Shqipëria si sulltanat i tij. Ato tregojnë degjenerimin e një njeriu që, pasi mori të gjithë tepsinë, pra pushtetin për katër vitet e ardhshme, dhe timonin, po kërkon tani të rrëmbejë edhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese, t?i kërcënojë ato me mbyllje dhe me sekuestrim prone, meqë zgjedhjet nuk janë bërë sipas dëshirës së tij. Këtë pozitë Akademia e Shkencave nuk e përjetoi as në vitet më të errëta të izolimit komunist, madje, edhe pse e superpolitizuar, ajo u la e lirë të bënte jetën akademike, kërkuese dhe shkencore.
ZGJIDHJA i dënon thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë financimet nga buxheti i shtetit dhe lënien pa strehë të akademikëve si kërcënime talebane, që s?kanë vend në një komb që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.
Akademia e Shkencave dhe të gjitha instucionet e vendit nuk reformohen dhe nuk zhvillohen duke u vënë kyçin, por duke u modernizuar dhe konkuruar me simotrat e tyre në rajon dhe më gjerë, duke shtuar financimet që akademikët tanë të nderuar të mbrojnë dhe evidentojnë më të mirat e kombit. Edi Rama nuk e ka për gjë që të heqë buxhetin vjetor të Akademisë dhe t?ua japë miqve të tij për koncesionet famëkeqe, ta marrë me polici godinën për t?ia dhënë një instucioni fantazëm, apo më keq akoma, ta rrënojë dhe mbi të të ngrejë kullat e betonit, siç ka bërë në mbarë Tiranën, por kjo nuk e zgjidh problemin.
ZGJIDHJA i bën thirrje Edi Ramës që nëse do demokratizim të qeverisjes së institucioneve le t?ia nisë nga PS-ja të cilën, ai e mori parti politike para 12 viteve dhe tani e ka kthyer në një bashkësi parapolitike, pa standarde, pa zgjedhje, pa statut dhe pa demokraci të brendshme.
Rilindja dhe PD-ja kanë shkatërruar institucionin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Këto parti e kanë zhveshur popullin nga çdo pushtet. Qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht. Për çdo lloj drejtuesi dhe përfaqësuesi të popullit në çdo nivel dhe në çdo institucion vendosin vetëm kryetarët e partive. Vetëm reformimi dhe hapja e tregut politik do të çlirojë të gjithë jetën social-ekonomike dhe atë akademike të vendit dhe kjo nis nga hedhja në koshin e historisë të farsave zgjedhore që kanë organizuar partitë e vjetra për shqiptarët.
ZGJIDHJA do të luftojë që në Shqipëri të vendosen me ligj primaret për të garantuar konkurencë të hapur, të lirë e të ndershme të njerëzve më të zotë kudo, në partitë politike, në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, në çdo institucion të Shtetit Shqiptar dhe në Akademinë e Shkencave, natyrisht. Pa rrëzuar, shembur dhe përmbysur sundimin e regjimit të urryer të kryetarëve të partive, ky çlirim nuk do mundet të vijë! Shqipëria nuk do ketë as liri, as përparim, pa larguar nga pushteti Edi Ramën, autokratin e fundit në vendet ish-komuniste dhe shefin e qeverisë më të korruptuar, më të paaftë dhe më të kriminalizuar të tranzicionit shqiptar!/CityNews
Një sasi lëndësh narkotike është gjendur në katein e tretë n...
Pas deklaratës “bombë” për bashkimin e partisë së Behxhet Pa...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka startuar mbrëmjen e sotme...
CityNews realizoi sot një video, ku paraqitej një tjetër dës...
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin këtë verë kanë ...
Pas protestës së organizuar nga anëtarët e Shoqërisë Civile,...
Tri kompani ndërkombëtare kanë paralajmëruar largimin nga Ma...
Noizy ka trembur fansat e tij me një video që ka postuar në ...
Zvicra është gati të bëhet ndërmjetëse mes Koresë së Veriut ...
Presidenti amerikan Donald Trump u përgjigj me forcë ndaj pr...
Teksa një shesh i ri në Shkup, i quajtur sipas heroit shqipt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për një tjetër rekord...
Menjëherë pas lëshimit të raketës së re nga Koreja Komuniste...
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosov...
Një i paraburgosur ka sulmuar dhjetëra gardianë të sigurisë ...
Policia e Tiranës njoftoi sot se arrestoi 5 persona për dhun...
Veneto Bank, një nga më të mëdhatë në Itali, e pranishme në ...
Ish-kryeministri dhe njëherësh lideri historik i Partisë Soc...
Publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj ka komentuar zhvil...
Dhjetëra të rinj, djem dhe vajza dhe jo vetëm kanë zhvilluar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...