“Forcimi i lekut, sukses i ekonomisë”/ Rama: Deklaratat për 'narkoparatë' nuk lidhen me realitetin
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues...
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues...
Dikush duhet t?i thotë opozitës, se emrat që ajo po sulmon në qeveri, nuk janë të rinj dhe nuk po dëgjohen sot për herë të parë në politikë. Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Niko Peleshi, Ditmir Bushati, e Mirela Kumbaro, jo vetëm që janë figura të njohura, disa historike dhe disa përfaqësues të një gjenerate më të re socialistësh, por në tërësinë e vet, janë ekipi që mundi opozitën e sotme. Ata janë kryesisht drejtuesit politikë të qarqeve më të rëndësishme në vend, që dërrmuan Partinë Demokratike dhe bënë që Partia Socialiste të fitonte e vetme pushtetin, si rrallëherë prej vitit 1992.
Në biografitë e tyre nuk ka surpriza që nuk i njohin shqiptarët. Gramoz Ruçi është një ish komunist, i futur pesëmbedhjetë vjet pas Sali Berishës në Partinë e Punës dhe ish Ministri i Brendshëm, i parë i demokracisë dhe jo i fundit i diktaturës, pasi është bërë ministër më 27 shkurt 1991, pasi është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Të tjerët janë gjenerata e dytë e socialistëve të viteve 2000, të gjithë të njohur e të stërnjohur, për të cilët nuk ka ndonjë kuriozitet që nuk e dimë. Kemi dëgjuar nga Berisha që Taulanti ka qejf të përdhunojë femra me SIDA, kemi dëgjuar po prej tij që Blendi Klosi do moldave, që Arben Ahmetaj ka qejf treshe, që Gjiknuri ka qejf lekët, që Lindita është si zyshë fshati, që Mirela është ?Ndrikulla e Kulturës?, bile edhe që Peleshi është bandit?Shqipëria është gajasur më 25 Qershor me këto akuza. Këta kanë qenë opozitarët dhe pushtetarët më të sulmuar dhe të mbijetuar, të mundur dhe të fituar, për së paku 15 vite në politikën shqiptare. Dikush si Gramozi i mbijetuar edhe për 27 vjet, shok me Kastriot Islamin dhe Sali Berishën e PD.
Më 25 Qershor shqiptarët i kishin emrat e tyre në krye të qarqeve më të rëndësishme të vendit dhe mes tyre dhe baltës që u kishte hedhur Berisha për vite të tëra, zgjodhën ata.
Nëse ka një gjë që është legjitime në qeverinë e re të Edi Ramës është pikërisht përfaqësimi politik. Ata janë përfaqësues autentikë politikë të Partisë Socialiste dhe emblema e fitores së 25 Qershorit.
Të harxhosh energji për t?u shpjeguar shqiptarëve tani pas beteje, kush janë ata, është më shumë se qesharake.
?Burrëri? pas kuvendi dhe ?trima? pas beteje, nuk ka. Këta e kanë mbaruar edhe kuvendin me shqiptarët dhe burrërinë në betejë. Dhe kanë marrë votat e shqiptarëve.
Kjo qasja e opozitës për t?u marrë me ta dhe biografinë e tyre, përveçse është jo produktive për ta, është dhe një tregues i mungesës së ideve për të bërë opozitë, ose së paku për të sulmuar qeverinë e re.
Në këtë kabinet mund të sulmohet prirja e Ramës për megaministri, risktukturimi në funksion të grumbullimit të pushtetit në disa duar, promovimi i dyshimtë i disa emrave anonimë, por nuk mund të gjykohen fitimtarët. Ata aty i kishin më 18 Maj kur bënë Marrëveshje me Edi Ramën dhe e duartrokitën. Ishin së paku pesë nga këta ministra që i thanë Lulzim Bashës ?urdhëro karrigen tonë?, se ne fitojmë dhe pa atë, dhe e fituan. Janë këta që bënë betejën e 25 Qershorit dhe e bënë Lulzim Bashën të thyente rekordin historik të Partisë Demokratike në 27 vite, duke marrë rezultatin më të ulët. E bënë këtë duke i hapur rrugë dhe paranojës së Lulzim Bashës për qeveri teknike ?se mos i vidhnin votat?.
Tani ky film ka mbaruar. Detyra e opozitës nuk është të caktojë emra në qeveri edhe pse me sa duket Lulzim Basha e ka pritur dhe këtë. Detyrë e opozitës është të bëjë ?qeverinë? e saj në opozitë dhe të konkurojë sërisht pas katër vjetësh me qeverinë që po shan sot. Këtë radhë i hapën rrugën, e futën dhe në qeveri dhe nuk ia doli dot. Herë tjetër do ta ketë pak dhe më të vështirë. Se tanimë i është djegur dhe skenari i çadrës./tema
Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos që ta përforc...
Jemi mësuar tashmë që fëmijët që të vegjël të prezantohen me...
Pak ditë më parë në media qarkulloi një foto të vajzës së kë...
Qerpikët e gjatë janë ëndrra e cdo vajze. Prandaj përdorin s...
Punëtorët ndërtues dhe dizenjatorët zakonisht shikohen për n...
Bota është një gjë e vështirë për t’u shpjeguar. Ka shumë të...
Mendja juaj po noton me mendime nga dita dhe me gjithçka që...
E ndryshmja është e bukur. Diversiteti është i bukur. Më sh...
Ndonjëherë në shoqërinë perëndimore, ne bëhemi shumë të mësu...
Ka disa mënyra për ti bërë qentë të nervozohen dhe ti as që ...
Njerëzit që studiojnë kulturën koreane duket se besojnë se ...
Austin Mcbroom sapo bëri propozimin më të bukur për martesë ...
Një test i realizuar nga Momondo tregoi se askush nuk është ...
Familja Mbretërore Britanike jeton jetën e tyre në sy të pub...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi aku...
Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka bërë një deno...
Gjatë viteve të fundit njerëzimi ka bërë përpara me hapa ga...
Kush duket më i ri? Zgjedhja juaj do të tregojë se çfarë men...
Pas Gjermanisë, Anglisë, Holandës, Spanjës edhe Franca jep a...
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku priten t’i japin fund beq...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...