Fundi i botës është shumë afër?!/ Ja çfarë thonë shkencëtarët
Gjatë viteve të fundit njerëzimi ka bërë përpara me hapa ga...
Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, ku tregon se si në spitalet tona ushtrohet dhunë ndaj mjekëve, por jo gjithmonë është faji i tyre.
Teksa tregon një rast të dhunës të ndodhur parmbrëmë në spitalin ?Nënë Tereza?, Kokëdhima shkruan se faji është i Edi Ramës, i cili thotë se mjekët janë të korruptuar dhe në këtë mënyrë nxit urrejtjen kolektive.
Postimi i plotë:
Edi Rama nxit dhunën ndaj mjekëve
Parmbrëmë, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, arriti në urgjencë një pacient me aortë të çarë. Mjekët e reanimuan dhe shpejtuan ta fusin në sallë, por i sëmuri nuk jetoi, si pasojë e hemoragjisë. Duke sqaruar e ngushëlluar familjarët për sa ndodhi, dy mjekët dhe infermierja u përballën me pëllëmbët, grushtat dhe shkelmat e familjarëve të viktimës.
Kryeministri thotë se mjekët janë të gjithë të korruptuar dhe nxit urrejtjen kolektive të njerëzve ndaj tyre. Situata për mjekët është bërë e padurueshme, të gjithë mendojnë si të ikin një orë e më parë nga Shqipëria. Dhe faktikisht të gjithë mjekët e aftë po ikin. Si do të ketë mjekësi ky vend pa mjekë dhe infermierë të aftë?
ZGJIDHJA ka denoncuar disa herë situatën e rëndë të mjekësisë tonë të shpartalluar. Kryeministri po e varros mjekësinë publike duke i hequr të gjitha financimet nga buxheti i shtetit dhe duke ja kaluar ato koncesionarëve privatë. Në katër vitet e shkuara drejtorët e spitaleve u zhveshën nga çdo mbështetje e kompetencë. Edhe rojet dhe infermierët vendosen apo pushohen nga lart dhe vetëm nëse paguajnë nën dorë ose kontribuojnë me vota për pushtetin e Rilindjes.
Rama ka urdhëruar dhe ka bërë vetë sa e sa emërime skandaloze njerëzish të korruptuar e të paaftë në poste kyçe të sistemit të mjekësisë. Ai ju bën gjyqin publik, i denigron, fyen, poshtëron e çnderon kolektivisht, në bllok e publikisht të gjithë menaxherët e spitaleve. Nuk gjykohet asnjë personalisht, në bazë të performancës e nga institucionet kompetente. Jo! Gjykohet e poshtërohet mjeku si profesion, gjykohet e poshtërohet drejtuesi i spitalit si funksion!
Rama nuk e bën këtë për të përmirësuar shëndetësinë. Ai kërkon të mashtrojë e manipulojë opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi se, demek, nuk është përgjegjësi kryesor për dështimin e plotë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Rama i ka katandisur spitalet në ditën e tyre më të errët. I ka mbushur të gjithë me profanët e Rilindjes! Çdo mjek dhe punonjës i denjë i shëndetësisë publike ndihet i shitur, i prerë në besë dhe i tradhëtuar nga ky kryeministër. Verbëria dhe papërgjegjshmëria e tij bën që mjekët, infermierët dhe specialistët e denjë të mjekësisë të jenë të pashpërblyer, të parespektuar, të pambrojtur dhe të rrezikuar më shumë se kurrë.
ZGJIDHJA e di se ka edhe mjekë e specialistë të cilët kanë marrë jetë njerëzish me inkompetencën apo papërgjegjshmërinë e tyre, siç ndodh që vdesin njerëz kudo në botën ku operon një mjekësi super e zhvilluar dhe kjo nuk do të thotë se, në çdo rast, fajtorë janë domosdoshmërisht mjekët! Spitalet tona janë të mjeruara, pa mjedise, medikamente, paisje, teknologji, personel të aftë e sisteme menaxhimi, standarde, procedura e manuale rigoroze. Farmacitë, në shumicën e tyre, janë rrafsh me ilaçe të skaduara dhe me farmacistë e falsifikatorë që nuk duan tja dinë as për recetat e mjekëve dhe as për shëndetin e njerëzve. Shqipëria ka edhe shumë mjekë e specialistë të nderuar që me humanizëm e përkushtim të thellë, kanë shërbyer popullin tonë, pavarësisht kushteve ekstremisht të pafavorshme në të cilat punojnë. Rastet e këqija nuk e bëjnë një shoqëri të emancipuar të paragjykojë apriori mjekët, dhe aq më keq të justifikojë akte dhune, fyerjeje dhe linçimi të tyre. Mjekët nuk mund të konsiderohen kriminelë se kështu i intereson kryeministrit. Qeveria është përgjegjëse të ngrejë një mjekësi të shëndetëshme e profesionale, pa mjekë e zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm. Njerëzit e vëmendshëm e kuptojnë shumë mirë se dhunën, linçimin dhe mendësinë e vetgjyqësisë së njerëzve ndaj mjekëve e nxit personalisht Edi Rama me strategjitë e tij diabolike për tja u hedhur dështimin e politikave të tij, mjekëve dhe drejtuesve të spitaleve.
Të gjithë e kanë të freskët rastin e fletërrufesë vulgare të kryeministrit ndaj shkencëtarit dhe profesorit shqiptar me famë botërore, doktor Petrelës. Pasi e bëri këtë përmes një denoncuesi anonim, Rama “i lau duart” kur tha se nuk ishte Ai autori, por njerëzit që pagoi për t?i përgatitur raportet! Njësoj si në rastet e panumërta kur ai u vë në qafë njerëzve që i targeton si objektiv, shpifësit e shumtë e të paskrupullt që i paguan me para ose me tendera, koncesione, fusha kanabisi, privilegje, vende pune, leje e licenca etj.
ZGJIDHJA i kërkon kryeministrit të marrë përgjegjësitë dhe të garantojë sigurinë, dinjitetin dhe integritetin e njerëzve në krye të detyrës në përgjithësi dhe të bluzave të bardha në veçanti.
#ZgjidhjaPërShtetin./CityNews
Gjatë viteve të fundit njerëzimi ka bërë përpara me hapa ga...
Kush duket më i ri? Zgjedhja juaj do të tregojë se çfarë men...
Pas Gjermanisë, Anglisë, Holandës, Spanjës edhe Franca jep a...
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku priten t’i japin fund beq...
Një 61-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e sotme në një plaz...
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të...
Policia greke ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar, i ci...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministrat e k...
Aksioni i Policisë në mbrojtje të territorit, ashtu siç u pa...
Jemi mësuar që dekorime e stolisje të qyteteve të kemi vetëm...
Padyshim çdo gjë që bën kim Kardashian do të kritikohet.Ajo ...
Qeveri e vogël apo e madhe? Numri i ministrave idealë në tot...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit gjatë me...
Rilindja Urbane ishte një nismë e kryeministrit Edi Rama, gj...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme ministrat...
26 vajza të cilat ishin viktima të trafikimit në Irlandë jan...
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë ministrat e...
Një ditë pasi zyrtarizoi emrat e kandidatëve për ministra, k...
Vapa e kësaj vere ka djegur një pjesë të madhe të vendit. Nj...
Një histori e dhimbshme dhe e trishtë njëkohësisht është ajo...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...