Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Aksioni i Policisë në mbrojtje të territorit, ashtu siç u paralajmërua disa ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako duket se po merr përmasat e aksioneve antikanabis.
Në vetëm 5 ditë, nga momenti kur Çako paralajmëroi masa të ashpra për punonjësit e Policisë që neglizhojnë përballë këtij fenomeni, Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori 64 raste ndërtimesh pa leje.
Deri tani numërohen dhjetëra qytetarë të arrestuar e në hetim për punime e ndërtime pa leje, por edhe punonjësit e rendit nuk i kanë shpëtuar masave të paralajmëruara nga Çako. Dy shefa policie janë shkarkuar nga detyra, bashkë me disa vartës të tyre, e disa të tjerë janë në hetim disiplinor, por edhe penal nga SHÇBA.
Në një takim me të gjithë drejtuesit dhe shefat e Policisë, pak ditë më parë, Haki Çako paralajmëroi masa të ashpra, jo vetëm disiplinore, por deri në ndjekje penale, në rast se konstatohet neglizhencë apo mosveprim për ndërtimet pa leje.
Ai ka kërkuar të njëjtin angazhim për paligjshmërinë në territor, si në planin kombëtar për luftën antikanabis. Drejtori Çako theksoi se, krahas punës së bërë për goditjen e paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit, ende ka disa mangësi, shqetësime, të qytetarëve në të gjithë vendin.
Shqetësime dhe porosi, të cilat vijnë direkt nga Kryeministri, nëpërmjet përcjelljes së mesazheve dhe ankesave të qytetarëve në të gjithë vendin.
AKSIONI
Policia e Tiranës njoftoi të premten për aksionin që ka nisur, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në nisje të këtij aksioni, në vetëm 24 orë, Policia e kryeqytetit arriti të evidentonte 20 ndërtime pa lejen përkatëse në juridiksionin e Tiranës, duke arrestuar 4 persona, proceduar në gjendje të lirë 17 të tjerë, si dhe dy i shpalli në kërkim.
Në ditët në vazhdim, aksioni mori përmasa edhe më të mëdha, pasi numri i objekteve pa leje që konstatoheshin nga Policia sa vinte e rritej, e në këtë mënyrë, edhe numri i referimeve në Prokurori, për veprën penale që i referohet Nenin 199/a të Kodit Penal.
Ndonëse Policia është hallka e fundit që duhet të mbajë përgjegjësi për ndërtimet pa leje, duket se tonet e ashpra të kreut të Policisë, kanë bërë që efektivët e rendit të jenë të parët në ?frontin? e luftës kundër informalitetit.
?Krahas punës së mirë që është bërë, përsëri vihet re se në drejtim të goditjes së fenomeneve të paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ka mangësi dhe për këtë qëllim jemi mbledhur sot, për të përcjellë disa mesazhe, porosi dhe shqetësime, të cilat kanë të bëjnë me këtë fenomen. Vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike etj. Rasti i fundit i ditës së hënë në Tirane te Parku i Liqenit?, u tha Çako vartësve të tij, pak ditë më parë.
Kjo ka qenë e mjaftueshme për të gjithë drejtuesit e Policisë, që të vënë në lëvizje të gjitha shërbimet për evidentimin e të gjitha rasteve të ndërtimeve pa leje./Panorama
Jemi mësuar që dekorime e stolisje të qyteteve të kemi vetëm...
Padyshim çdo gjë që bën kim Kardashian do të kritikohet.Ajo ...
Qeveri e vogël apo e madhe? Numri i ministrave idealë në tot...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit gjatë me...
Rilindja Urbane ishte një nismë e kryeministrit Edi Rama, gj...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme ministrat...
26 vajza të cilat ishin viktima të trafikimit në Irlandë jan...
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë ministrat e...
Një ditë pasi zyrtarizoi emrat e kandidatëve për ministra, k...
Vapa e kësaj vere ka djegur një pjesë të madhe të vendit. Nj...
Një histori e dhimbshme dhe e trishtë njëkohësisht është ajo...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme qeverinë ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas lajm...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar policët, përmes një...
Një shqiptar është ekstraduar sot nga Gjermania, ku do të vu...
Bashkëshortja e ministrit të zhvillimit ekonomik në Kosovë, ...
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrje...
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nuredin Brahja, ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë qeverinë e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...