Horoskopi ditor, 27 Gusht 2017
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja...
Angazhim i drejtuesve politikë të shteteve të rajonit për të realizuar projektet e mëdha të Procesit të Berlinit. Me takimin e Durrësit rajoni hedh edhe një hap tjetër përpara drejt afrimit ekonomik.
Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) morën pjesë në takimin një ditor informal që mikpriti në Durrës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky takim u zhvillua tre vjet pas lançimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Triestes, në muajin e kaluar, i katërti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, që ka marre përsipër të japë impulse të reja procesit të integrimit europian të BP. Ngritja e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, në Tiranë, disa projekte infrastrukturore që lidhin rajonin, lehtësojnë lëvizjen e kapitaleve dhe të njerëzve kanë gjetur financime dhe kanë hyrë tani në rrugën e zbatimit.
Fillim nga puna për zonën ekonomike rajonale
Por ato janë ende pak në raport me kërkesat e mëdha që ka rajoni për t?u shndërruar nga një zonë me rritje modeste ekonomike, papunësie dhe azilkërkimi në vendet e BE në një hapësirë të zhvilluar dhe treg tërheqës për investimet e huaja. Për të zbatuar strategji dhe politika që hapin rrugën e daljes nga kjo situatë kryeministrat e vendeve të BP ranë dakort në Durrës për të marrë angazhime maksimale në realizimin e projekteve te Procesit të Berlinit. Fokusi dhe prioriteti i tyre në Durrës është fillimi sa më parë nga puna për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, projekt për të cilin u ra dakort në samitin e Triestes.
Johannes Hahn, i ftuar në takimin e Durrësit, e vlerësoi ?prioritet kyç ndërtimin e zonës ekonomike rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin ne BP?. ?Shtetet e BP i kanë dalë për zot Procesit të Berlinit. Takimi i Durrësit tregon se ka një rritje të vëmendjes së krerëve të qeverive të BP ndaj Procesit të Berlinit. Integrimi rajonal nuk është një alternativë ndaj hyrjes së vendeve të BP në BE por një plotësues i dobishëm. Politika rajonale është çelësi i suksesit të bashkëpunimit rajonal, e çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve. Interesi ynë është që të gjitha vendet e BP të integrohen në BE, që do ta mbështesë BP dhe do të bashkëpunojë me të për plotësimin e aspiratave europiane. ? tha komisioneri Hahn.
Nga idetë në veprime konkrete
Takimi informal i Durrësit hodhi një hap përpara që nga samiti i Triestes lidhur me krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale: kryeministrat e 6 vendeve u shprehën në mënyrë unanime dakort me Planin Shumëvjeçar të Veprimit për ta zbatuar transformimin rrënjësor të rajonit. ?Kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të këtij transformimi që përfshin lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar, që do ta bëjë rajonin shumë më tërheqës se tani ? tha në takim kryeministri Rama.
Ballkani Perndimor pret edhe mbështetje finaciare për projektet rajonale. “Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë dhe po ashtu edhe instrumentet e tjerë që burojnë nga bashkëpunimi më i ngushtë me BERZH-in, me BEI-in janë në dispozicion, çka do të thotë se, ky reflektim strategjik që po bëjmë sot, do të na vlejë për një axhendë më intensive dhe më agresive në funksion të një rajoni shumë më tërheqës për investimet e huaja.? tha kryeministri Rama. Në takimin e Durrësit mori pjesë Zv.presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qëndrore, Cyril Muller.?
Cilësi jo shpejtësi në procesin e integrimit europian
Procesi i Berlinit synon të mbajë lart aspiratën e BP për të hyrë në BE dhe të ulë euro-skepticizmin, sidomos pas Brexit. Por edhe t? u rrisë besimin qytetarëve tek mbështetja e BE ne arritjen e aspiratës europianë në një situatë gjeo-politike kur vende të tjera si Rusia, Turqia madje edhe Kina kërkojnë të rrisin ndikimin në rajon. Komisioneri Hahn bëri përsëri të qartë se BE nuk ka një kohë të përcaktuar se kur do të bëhet e mundur që BP të arrijë standartet ekonomike dhe demokratike për të hyrë në BE.
?Cilësi dhe jo shpejtësi në procesin e integrimit. BE ka investuar shumë në BP dhe rezultati do të jetë integrimi i tij në BE? tha ai në Durrës duke vazhduar paqartësinë e deritanishme lidhur me nje afat të përafërt.
Integrim sa më të shpejtë për t?i dhënë fund azilkërkimit
Takimi në Durrës u bë një mundësi më shumë për të paralajmëruar drejtuesit politikë dhe qytetarët e BP se vendet e BE do te vazhdojnë me rreptesi politiken e tyre te mospranimit të kërkesave për azil.
?Është e kotë të shkohet në vendet e BE dhe të kërkohet azil pasi qytetarët e BP dëmtojnë veten dhe vendin e tyre? tha Hahn duke lëne të kuptohet qartë se një vend ku qytetarët e tij kërkojnë të largohen nuk ka bërë progresin e duhur në procesin e integrimit. Ndryshe nga Hahn që prezantoi konceptin e ?cilësisë dhe jo të shpejtësisë në procesin integrues ? kryeministri Rama tha në Durrës: ?Do të bëjmë çmos të përshpejtojmë procesin e integrimit europian që të kemi më shumë akses në tregun e lirë të punës?
Ai theksoi se fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria është ulur dhe bashkëpunimi në këtë drejtim me BE po jep rezultate inkurajuese. ?Por nuk ka shqiptarë azilkërkues, por në kërkim të një pune dhe jete më të mirë në një treg pune që nuk është për shqiptarë, kur për të tjerët është. Refuzoj të pranoj shenjëstrimin e veprimtarisë kriminale të disa shqiptarëve si një arsye për ta treguar Shqipërinë me gisht? ? tha ai në Durrës.
Samiti i ardhshem në kuadër të procesit të Berlinit pritet të mbahet në Londër në verën e vitit të ardhshëm.
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja...
Një tigër foshnje që ishte kontrabanduar në Shtetet e Bashku...
Sheqeri mund të jetë po aq i varur si kokaina, kanë sugjerua...
Njerëzit e ditur dinë si t’i japin fund një bisede të pakupt...
Miss Universe është eventi më gjigand i bukurisë çdo vit. Të...
Google Maps është ndoshta mjeti më i dobishëm për të kërkuar...
Policia aksion natën në det/ Vijon operacioni për parandalim...
Kjo bebe shpëtoi jetën e mamit të saj. Katie mori vesh që ki...
Në një postim në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Beris...
Hollivudi është një qytet i vogël plot me të famshëm, shumic...
Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit...
Librat janë burime të shkëlqyera të materialit për filma, nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një status ironizue...
Martini klasik është një shtyllë në kulturën e koktejve, por...
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor sot në Durrës nuk ...
Pas gati një ore, kryeministrat dhe Komisionieri Johanes Hah...
Pas atentatit që la katërmbëdhjetë viktima e njëqind të plag...
Është e mahnitshme të shohësh se sa shpejt ndryshon industri...
Shpesh stilistët arrijnë të dizenjojnë veshje të jazhtëzakon...
Për Tregun e Përbashkët Europian u deshën 35 vite që të krij...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...