Foto/ Sa ditë me diell ka në qytete të ndryshme të botës?
Nuk ka gjë të tillë si moti i keq … vetëm klima të ndryshme ...
Për Tregun e Përbashkët Europian u deshën 35 vite që të krijohet, por për planin me 115 pika të Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor?
Sot në takimin e Durrësit të kryeministrave të vendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë vendet e ish-Jugosllavisë, minus Kroacia dhe Sllovenia, plus Shqipëria, u tha se paska një plan me 115 pika për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor (TPBP). Se si dhe nga kush u konceptua dhe u shkrua ky plan nuk u tha gjë. Dhe përveç këtyre si mund të paraqitet një plan kaq i rëndësishëm me 115 pika në një takim që quhet informal! Apo sepse Jugosllavia e Re do të jetë informal për momentin?
Gjithsesi, tani burokratët e Brukselit do t? u thonë vendeve të Ballkanit Perëndimor që, si fazë përgatitore për anëtarësim në BE, duhet ta bëjnë të funksionojnë tregun e përbashkët regjional, sipas shembullit të TPE dikur.
Për krijimin dhe funksionimin e Tregut të Përbashkët Europian (TPE) u deshën 35 vite, nga 1958 deri në 1993, kur u krijua Bashkimi Europian. Kjo sepse palët nënshkruese, shtetet donin që të zhvillonin tregti të lirë në kuadrin e këtij tregu, por duke mbrojtur interesat e tyre ekonomike, jo thjesht të ktheheshin në tregje të shteteve ekonomikisht më të fuqishme. Për këtë punë u bënë negociata shumëvjeçare veçanërisht për bujqësinë dhe shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Sa vite do të duhen për krijimin dhe funksionimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor nëse ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e TPE, pra balancimin e interesave? Kuptohet nëse qeveria shqiptare punon për këtë gjë. Në këtë rast sigurisht që më shumë se 35 vite, pasi në rastin e TPBP nuk ka burime financiare për të krijuar një sistem të subvencioneve për bujqësinë, as për të financuar një system të kuotave të blerjes së detyruar te produkteve bujqësore dhe blegtorale, duke krijuar një ekuilibër interesash ekonomike. Atëherë çfarë janë 115 pikat e planit për krijimin e TPBP? Këto janë një plan për krijimin e Jugosllavisë së Re, fillimisht në rrafsh ekonomik, pra federalizim ekonomik, e pastaj edhe politik.
Por TPBP nuk mund të funksionojë sepse prodhimet kryesore të vendeve anëtare janë ato bujqësore dhe blegtorale, bruto dhe të përpunuara. Nëse ka pasur ndonjë problem të përhershëm brenda BE ka qenë çështja e tregut të përbashkët të prodhimeve bujqësore, që ka shkaktuar debate dhe konflikte të vazhdueshme, me shumë formula të ndërlikuara për zgjidhje, me kuota për prodhimet bujqësore të secilit vend dhe për subvencionimin e fermerëve.
Shembulli i BE na tregon se nuk mund të funksionojë, pa kompensime financiare për të zbutur pasojat e garës së pabarabartë në treg, një treg i përbashkët në bujqësi dhe prodhimet e përpunuara të saj. TPBP do të jetë në dëm të Shqipërisë sa iu përket prodhimeve bujqësore, si bruto dhe të përpunuara, sepse Serbia që e ka shumë më të zhvilluar. Serbia dhe vendet e tjerë të ish-Jugosllavisë kanë marrë ndihma të mëdha financiare nga Perëndimi për zhvillimin e bujqësisë sipas modelit kapitalist në kohën që Shqipëria zbatonte modelin e kolkozeve staliniane. Pas dështimit të këtij modeli bujqësia shqiptare u gjend e shkatërruar dhe fermerët shqiptarë të krijuar pas vitit 1990 nuk kanë pasur kurrë mundësinë të kenë ndihma ekonomike të huaja si homologët e tyre serbë apo të tjerë në regjion. Edhe nëse do të vendoseshin kuota për vendet anëtare sa iu përket prodhimet bujqësore, kjo do të kërkonte krijimin e strukturave të përbashkëta politike vendim-marrëse dhe gjykata arbitrazhi, siç ndodhi me BE, dhe kështu do të hyhet në shtegun e federalizimit ballkanoperëndimor, neojugosllav.
Burokratëve të Brukselit nuk iu intereson nëse do të funksionojë ose jo TPBP. Ata e shohin TPBP si një pikënisje në procesin e federalizimit të Ballkanit Perëndimor. Madje ata e mirëpresin jofunksionimin e tregut të përbashkët sepse kështu do të mund të gjejnë shkakun për të kërkuar që të vazhdohet me ndërtimin e institucioneve të tjera regjionale, që është qëllimi i tyre i vërtetë. TPBP është shpikje e atyre burokratëve të Brukselit të cilët duan të gjejnë një zgjidhje për problemin e Ballkanit Perëndimor, por duke shmangur anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor (TPBP) me 20 milion njerëz, është një fazë e ndërmjetme në procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE, thotë Komisioneri i Zgjerimit Hahn. Sa për saktësi, në të vërtetë janë 18 milionë. A nuk do të ishte më e thjeshtë që 18 milionë banorët e Ballkanit Perëndimor të integroheshin drejtpërdrejt në tregun me 510 milionë njerëz të BE. Tek e fundit, nga 510 në 528 milionë nuk është ndonjë rritje e madhe. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë problem që nuk zgjidhet me para, dhe nëse BE do të jepte për to një të dhjetën e atyre qindra miliard eurove që po i jep Greqisë, duke e kontrolluar BE me rreptësi përdorimin e tyre, vendet e Ballkanit Perëndimor do të integroheshin në BE jo më keq se dy vendet e tjera ballkanase, Rumania dhe Bullgaria. Është e qartë se qëllimi i TPBP është që të shtyhet në pafundësi anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE./Nga Kastriot MYFTARAJ
Nuk ka gjë të tillë si moti i keq … vetëm klima të ndryshme ...
Është e vështirë për të masësh lumturinë, pasi ndonjëherë ës...
Ish-Kryeadministratori i Bosnjes dhe njëkohësisht një nga di...
Dizenjuesit dhe inxhinierët çdo ditë me zhvillimin e teknolo...
Ka disa gjëra që meshkujve iu duken aspak tëheqëse tek një f...
Dy vëllezërit e njohur korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë ...
Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, ...
Gazetari i njohur Andi Bejtje ka bërë një postim në rrjetet ...
Mirësjellja është ajo çfarë e dallon një femër me klas nga t...
Një 55-vjeçar, i cili është arrestuar për vjedhje të energji...
Përveç zbatimit te Reformës në Drejtësi, luftës kundër drogë...
Të gjtihë kemi dëshirë të investojmë sa më shumë në shtëpinë...
Gjatë kësaj vere zjarri ka qenë një shqetësim serioz për të ...
Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e dj...
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka sulmuar ashpër kryemini...
Udhëtimi konsiderohet si ushqimi më i mirë për mendjen dhe s...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një ...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë para pak minutash në fshatin Bë...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pas mbyl...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...