Procedim penal për 11 protestues/ Policia e Tiranës jep detaje
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, pas dështimit për herë të gjashtë të Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, gjë që do ta rrumbullakonte procesin e konstituimit të legjislativit të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e liderëve të subjekteve politike parlamentare, të cilat betonojnë edhe më tej qëndrimet kundërshtuese që ndërlidhen me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shpërfaqin mungesën e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen e krizës politike.
?Po duket se është e qartë se ata nuk kanë qëllim për të gjetur zgjidhje, por po synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë, ta shfrytëzojnë për qëllime politike partiake, duke pasur parasysh që kemi edhe zgjedhjet lokale në tetor. Pra, ky është një kalkulim i pastër politik i liderëve partiakë. Në rastin e tillë, atëherë nuk mund të pritet të dilet nga kjo krizë, sepse, për të dalë nga kriza ne pikësëpari duhet ta kemi një kompromis ndërmjet partive politike. Në situatën aktuale, të cilën e kemi tani, pa ardhur te ndonjë kompromis, nuk mund të dilet nga kjo krizë?, tha Ibrahimi.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se procedurat në Kuvendin e Kosovës janë të rregullta, por koalicioni PAN, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk po do që ta shfrytëzojë të drejtën, të cilin ia jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, që ta propozojë emrin e kryetarit e Kuvendit, me arsyetimin se nuk e ka shumicën e nevojshme të votave.
?Nuk mund të imponohen votat me zor dhe nuk mund të pritet gjendja derisa dikush t?i bëj votat, sepse afatet janë dhe duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuesja. Në këtë rast, kriza institucionale mund të zgjidhet vetëm nëse Parlamenti e shpërndanë vetveten. E kanë mandatin e verifikuar dhe me dy të tretat mund ta shpërndajnë, si dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte më mirë që të mbahen së bashku me zgjedhjet komunale?, ka shprehur mendimin politologu Tahiri.
Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se zgjedhjet e reja nuk do të ofronin zgjidhje të problemit, sepse nga një krizë do të mund të hyhej në një krizë tjetër politike.
?Nëse ka një qasje të tillë të bllokimit, pa marrë parasysh se kush do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë një bllokadë të tillë. Unë, zgjidhjen e shoh te partitë e vogla, sepse tashmë e kemi të qartë se koalicioni PAN i ka siguruar 60 vota. I nevojitet vetëm edhe një votë për të arritur të paktën që ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit dhe ta formojë Qeverinë?, thekson Ibrahimi.
Por, sipas politologut Tahiri, tashmë ekzistojnë sinjale se partitë politike dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje të reja.
?Sinjale ka dhe duket se ky është synimi i vërtetë i të gjitha partive politike. Mirëpo, duket se pak edhe për shkak të frikës nga faktori ndërkombëtar, asnjëri nuk do që të marrë ?fajin? për këtë punë. Përndryshe, të gjitha partitë ose të gjitha grupimet e mëdha e shohin daljen në zgjedhje, sepse janë të pakënaqura edhe nga koalicionet parazgjedhore që i kanë bërë, por janë të pakënaqura sidomos me rezultatin që e kanë fituar në zgjedhje?, tha Tahiri.
Në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës, koalicioni PAN, ndryshe nga pesë vazhdimet e kaluara të seancës, ka pranuar se nuk e ka shumicën e votave të deputetëve për ta votuar propozimin e këtij koalicioni për kryetarin e Kuvendit. Ata kanë kërkuar kohë shtesë për ta sjellë propozimin tyre në Kuvend, ndërkohë që për vazhdimin e seancës ende nuk është precizuar ndonjë datë. /REL/
Gazetari i njohur Andi Bejtje ka bërë një postim në rrjetet ...
Mirësjellja është ajo çfarë e dallon një femër me klas nga t...
Një 55-vjeçar, i cili është arrestuar për vjedhje të energji...
Përveç zbatimit te Reformës në Drejtësi, luftës kundër drogë...
Të gjtihë kemi dëshirë të investojmë sa më shumë në shtëpinë...
Gjatë kësaj vere zjarri ka qenë një shqetësim serioz për të ...
Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e dj...
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka sulmuar ashpër kryemini...
Udhëtimi konsiderohet si ushqimi më i mirë për mendjen dhe s...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një ...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë para pak minutash në fshatin Bë...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pas mbyl...
Punimet në aksin kombëtar Lin-Pogradec vazhdojnë ende, edhe ...
Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë gjatë vizitës...
Nata e martesës mendohet të jetë një moment i veçantë për të...
Ditën e sotme rrjeti social “Facebook” është bllokuar për rr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një pos...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet angleze, ës...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...