“Berisha nuk do njeri”/ Spaho degjeneron Mulin: Arrogant, nepotist, filli na ndau nga përplasja fizike
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Me sulmet e tij verbale, Presidenti i Turqisë po mban të prangosur popullin turk. Sulmet e tij në Gjermani të duken qesharake, por nuk është kështu në Turqi.
Ndonjëherë është paksa prekëse kur e dëgjon Presidentin e Turqisë. “Ai nuk e di ku e ka vendin”, thotë Erdogani për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Çfarë mendon ai se është, kur i flet Presidentit të Turqisë? Fol me ministrin tim të Jashtëm!”
Dhjetëra mijëra persona gjermanë, të lindur në vitet 1960 dhe 1970, i kujtojnë me nostalgji fjalitë e këtilla. Paraqitja e Presidentit turk mund ta kujtojë profesorin e rreptë të latinishtes apo gjuhës greke, që kanë qenë ndër përfaqësuesit e fundit të sjelljes autoritare, të cilët asokohe dolën nga skena me një shpejtësi të madhe në Gjermani.
Ky lloj profesorësh është përpjekur që nxënësit t’i impresionojë me një sjellje të padurueshme dhe t’i nënshtrojë ata. Ata nuk kanë mundur të kuptojnë për shkak të stilit të tyre se në botë sundojnë tradita të tjera. Janë larguar nga realiteti duke mos kuptuar frymën e kohës së re. Zotërinjtë e këtillë të moshuar nuk vërejnë se njerëzit vetëm mund të shprehin keqardhje me sjelljet e tyre anakroniste. Fjalët e Presidentit turk të kujtojnë pikërisht këtë gjeneratë të vuajtur.
Manipuluesi i madh
Recep Tayp Erdogani me siguri që nuk meriton keqardhje. Përkundrazi: sjellja e tij autoritare, kur i drejtohet kancelares apo ministrit të Jashtëm gjerman me “ti”, nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për manipulim të historisë. Erdogani me sjelljen e tij të pagdhendur do të paraqitet si njeri i fuqishëm, si mbrojtës i turqve. Ashtu sikur dikur ka vepruar Mustafa Kemal Ataturk ? ?babai i kombit turk” ? por natyrisht me një stil krejt tjetër, me më shumë mirësjellje.
Simulimi i lidhjeve me Ataturkun tregon thellësinë e humbjes së Erdoganit në kështjellën historike: Ataturku – idoli dhe rivali imagjinar i Erdoganit – ka vdekur para gati 80 vitesh. Erdogani duke iu referuar trashëgimisë osmane, përpiqet të përvetësojë jo vetëm trashëgiminë osmane por edhe atë islame ? të Ataturkut me orientim kryesisht sekular. Por me insistimin kryeneç tek ideologjia, humbet estetika dhe dallimet e parëndësishme politike.
Këta dy burrështetas i lidh kultura neurotike e frikës, të cilën e shfrytëzojnë në masën më të madhe. Ajo ka lindur në dekadat kur Perandoria Osmane në Perëndim është quajtur ?I sëmuri i Bosforit”. Si pasojë e rënies së shpejtë të fuqisë dhe pushtetit, shumë turq asokohe kanë zhvilluar ndjesinë e rëndë se janë të rrethuar nga armiq. Gabimet politike të osmanllinjve kanë rezultuar me humbjen e territoreve dhe krijimin e bindjes se fqinjët nuk kanë qëllime të mira ndaj tyre. Asokohe ka lindur edhe nacionalizmi turk.
Të mbërthyer në mite
Kjo ndjenjë është shfrytëzuar në mënyrë cinike nga elita politike turke për qëllimet e saj. Themeluesi i Republikës Turke, Kemal Ataturku e ka shfrytëzuar dikur nacionalizmin si edhe Erdogani sot. E përbashkëta e të dyve është që popullin e vet e mbajnë në frikë nga mitet e kaluara dhe nuk kanë mundur ta lirojnë nga frika e miteve nacionaliste.
Kjo është një vetngritje simbolike për të kompensuar humbjen e fuqisë. Ky mekanizëm i krijuar në ditët e para të Republikës Turke – që në atë kohë ka qenë i falshëm – ka mbetur deri më sot, rreth 100 vjet më vonë. Ai prodhon shovinizëm helmues, i cili do të duhej të ndihmonte Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.
Për realizimin e këtij qëllimi, Erdogani nuk pyet për çmimin. Ai nuk heziton që për këtë qëllim të mbajë bashkëvendasit e tij në prangat e miteve dhe të kaluarës. Për shkak të suksesit të vet politik, ai është i gatshëm që të evitojë popullin e vet që të përballet me të kaluarën. Retorika e Erdoganit ndoshta tingëllon në Gjermani si qesharake dhe e vjetëruar, por në Turqi ajo ka bllokuar zhvillimin kulturor dhe politik. Dhe kjo është një pikë ku sjellja e Erdgoanit më nuk është edhe aq qesharake./DW
Shteti i Floridës kreu ekzekutimin e parë në gati dy vjet, d...
Destinacioni i tri pakove me pjese “Kallashnikovi” që u gjet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot sulmet ndaj...
Në një cikël shkrimesh kam trajtuar problemin e shumëfishtë ...
Mund të jetë biznesmen i zoti, por politikan është qesharaku...
Gjatë vizitës së tij në Europën Lindore dhe Qendrore, presid...
A do të lindi bebja e vdekur, apo do të jetë vitale? Kur med...
Një i moshuar është djegur, teksa ka ndezur një zjarr në bah...
“Shtëpia e Gjethes” ishte baza e Sigurimit të Shtetit për të...
Policia e Shtetit vijon zbatimin e një plani të detajuar mas...
Të thuash është naiv është pak, i paditur shumë pak, injoran...
Kjo puna e kryeministrit me atleta adidas, me ambasadorët e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shumë aktiv në rrjetet s...
Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kufirin greko...
Në një kohë që pritej një reagim i fortë pas zgjedhjes si kr...
Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e krimeve, kamerat e sigurisë ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar në rrjete...
Menduan se do të ishte si gjithë ditët e tjera, por kur pjes...
Sot, imazhi ynë i Dubait është ai i një metropoli plot me nd...
Pak orë më parë u raportua për një zjarr masiv që kishte rën...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...