web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Artan FUGA/Ministria që na duhet!

25 Gusht 2017, 15:15, Aktualitet CNA

A do të lindi bebja e vdekur, apo do të jetë vitale? Kur mediat po hamendëzojnë për strukturën e ministrive dhe ministrat e ardhshëm të qeverisë të mandatit të dytë të Edi Ramës, për vete kam një kriter bazë vlerësimi:

A do të jetë ajo një strukturë dikasteriale që do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë e gjorë pas shekullit të 21-të, pra larg botës së sotme të qytetëruar, pra në epokën e hurit dhe të zjarrit, e të litarit, apo do ta fusi atë në botën e sotme postmoderne të dixhitalizimit.

Them “për vete”, sepse jemi ne si qytetarë që “ftohemi në qeverisje” :), humbasim kohën kot me gjëra për të cilat kemi paguar të tjerë të merren, meqë nuk kuptohet se përse opozita që është bërë si Guomindani, nuk paraprin me propozime, por hesht dhe s’bëzan. Mbetet e mbyllur te bishtnizmi duke ndjekur agjendën që i imponon qeveria.

Pra na duhet, Shqipërisë i duhet, një ministri e fuqishme telekomunikacionesh.
Se të kesh një ministri transporti kur nuk kemi as trena, as anije, vetëm rrugë për faqe të zezë, pra të kesh ministri për rrugët e asfaltit dhe ziftit, dhe mos kesh ministri për rrugët e bulevardet e telekomunikimit dixhital, kjo do të ishte pikë e zezë, bebja do të lindëte e vdekur.
Ministri e telekomunikacioneve, e novacionit teknik dhe e kërkimit shkencor.

Kjo e ndan shapin nga sheqeri.
Se jemi në gjendjen kur të udhëtosh nga Selaniku në Gjirokastër, apo nga Bari në Vlorë, teknikisht nuk është thjesht një udhëtim në hapësirë, por edhe në kohë, atje shekulli i 21-të, këtu i 19-i dhe drejt origjinave të njeriut.

Një dikaster që:
do të ngërthejë politikat publike ndaj informacionit,
që do të jetë fuqia publike për administrimin e spektrit të frekuencave një pasuri më e madhe sa nafta dhe gazi të marra sëbashku,

që do të hartojë e ndjeki reformat gjigande që duhen bërë në dixhitalizimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, që do të hapi perspektiva për novacionin në financa, ekonomi, kulturë duke i numerizuar ato,
që do të administrojë rrugët e flukseve të informacionit, dhe që do të jetë lideri i numerizimit të tregtisë, arësimit, shkencës, sipërmarrjeve,

si edhe do të jetë rregullatori i start-upeve dhe i gjithë jetës virtuale në Internet, e cila ka mbetur si pyll i shkretë ku brigandët bëjnë ligjin në një botë pa rregulla, norma dhe etikë.

Që ta bëjë kërkimin shkencor në Shqipëri të jetë efikas dhe jo një llomotiitje delirantësh dogmatikë.
Përndryshe mbetëm te brick and mortar, një treg prej mishi e kockash si në pazarin e Ksamilit ku vjen kasapi dhe ja ngul hanxharin qengjit varur në pemë dhe currilat e kuqe përhapen mbi bar, rërë dhe gurë. (skenë që sapo e pashë).

Ne jemi ende te materialja kur bota noton në virtuale. Pse dru me pre hesapi jemi ne?/CityNews





Lajmet e fundit nga