Vjedhjet e turistëve në plazhe/Policia zbulon lëvizjet e grabitësve: Si veprojnë
Policia e Shtetit thotë se, gjatë këtij sezoni turistik, jan...
Gjëja më joserioze e pas 25 qershorit, është rituali i përfoljes së qeverisë së re dhe argëtimi me reagimin e atyre që kanë interes për të. Është ndoshta një nga shëmtitë e mëdha, e cila argëton padyshim dhe Edi Ramën.
Formimi i një qeverie nga fituesi, dhe sidomos nga një fitues i plotë si Edi Rama, është një përgjegjësi e madhe, pasi nuk të lë vend për alibi. Për herë të parë Edi Ramën e ka ?dënuar? Zoti, të mos ketë asnjë alibi për dështimet e mundshme, për defektet e mundshme dhe mbi të gjitha, për zgjedhjet e gabuara apo të imponuara nga koalicioni. Ai ashtu siç është i bekuar ta zgjedhë vetë qeverinë, është i dënuar dhe të mbajë përgjegjësinë për të.
Por për shkak të një defekti të rëndë kushtetues, peshqesh nga dyshja Berisha-Rama, kur ne duhet të mbyllim zgjedhjet në qershor dhe të formojmë qeveri në shtator, kemi një periudhë tre mujore boshllëku, që kur ka rotacion kthehet në masakër ndaj shtetit, dhe kur ka rikonfirmim, kthehet në një periudhe spekulimi dhe diversioni të pakuptimtë.
Kjo që po ndodh tani me qeverinë e pritshme të shtatorit, është një abuzim i Edi Ramës.
Nuk dua të fajësoj asnjë gazetë, TV, apo portal, që përflet emra. Askush nuk ja ndal dot fantazinë askujt, dhe askush nuk ndalon dot asnjë deputet apo politikan të bëjë lobim qesharak nëpër portale e redaksi, për të nxjerrë emrin e vet.
Problemi është tek kryeministri.
Englendisja e tij me këtë histeri emrash, me mitomanë që publikojnë qeveri, me të tjerë që heqin dhe vënë ministra, me të tjerë që shpikin kritere dhe testojnë aftësinë për lobim, është një dëm i madh që i bëhet pikësëpari shumicës së re.
E drejta e Edi Ramës për të formuar qeverinë e tij shkon paralel me detyrimin e tij për të ruajtur integritetin e shumicës.
Prej 25 qershorit, ai i ka qëndruar larg debateve për përbërjen e qeverisë, bile dhe kritereve për formimin e saj, pasi ju përkushtua një procesi formal dëgjesash. Deri diku ishte një dalje e mirë për të mos diskutuar një temë delikate si qeveria.
Por pas kësaj, ka pasur një stinë të begatë spekulimesh, të cilat kryeministri ose duhet t?i ndalte me një qëndrim publik, ose duhet t?i konfirmonte, ose përgënjeshtronte, duke e bërë të qartë që qeveria e vetme është ajo që do të prezantojë ai në një datë të caktuar.
Kjo, jo aq për të qetësuar ata që duan të jenë në kabinet, apo të tjerë që nuk kanë shpresa të jenë, por për të ruajtur mbi të gjitha integritetin e shumicës.
Për të gjithë ata që mendojnë se ky është një mandat i lehtë, pasi ka një shumicë të qartë, duhet të kuptojnë mirë se ky është një mandat ku nuk ka rëndësi kush është ministër, por kush është deputet i shumicës socialiste. E ardhmja e këtij mandati varet nga integriteti i shumicës parlamentare, fuqisë së saj, dhe aftësisë së Edi Ramës për t?i mbajtur ata të bashkuar dhe të motivuar. Demotivimi i grupit parlamentar socialist, mund të jetë një nga humbjet më të mëdha që Rama mund të pësojë, nga dëshira e tij për t?u englendisur me emra kotë ministrash dhe me gallate reagimesh pas tyre.
Edi Rama e ka gjithë përgjegjësinë dhe gjithë të drejtën të deklarojë kur të dojë qeverinë, pa e kthyer atë në një teatër. Ai po ashtu ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij të konsultimit publik apo privat me faktorët politik brenda PS-së. E vetmja gjë e gabuar është kjo që po bën, që lejon shtypin të shpikë qeveri dhe vetë argëtohet duke qetësuar të mërziturit e duke dëshpëruar të gëzuarit kot. Është një humbje energjish pa kuptim, për shkak të dëshirës për të bërë gallatë me një çështje shumë serioze, me një shumicë e cila u fitua me shumë mundim dhe jo vetëm nga Edi Rama. Një shumicë ku nuk ka rëndësi kush do jetë ministër, por kush do jetë në parlament për të ruajtur shumicën, që të mos përfundojë përsëri tek tepsia./tema
Policia e Shtetit thotë se, gjatë këtij sezoni turistik, jan...
Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot D...
Makina me të cilën do të merret nusja duhet të zbukurohet në...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën na...
Një biznesmen italian, 55 vjec, i martuar me fëmijë nga qyte...
Jemi mësuar që të shohim vetëm foto që tregojnë luks të shfr...
Ne jemi mësuar të shohim yjet e Hollivudit thuajse perfektë ...
Liqenet zakonisht japin një ndjenjë paqjeje dhe qetësie me u...
Jemi mësuar ti shohim gjithnjë në formë në të gjitha shfaqje...
Gjatë gjithë jetës njeriu është në ndryshim të vazhdueshëm.S...
Të gjtihë shqetësohemi për pamjen tonë, dhe pesha është një ...
Austria konsiderohet si vendi më kritik ndaj Turqisë në BE. ...
A keni menduar ndonjëherë nëse një figurë historike e portre...
Aronia është një bimë mjekësore mjaft e shëndetshme për orga...
Keni dëshirë të dini sekretet e subkoshiencës tuaj?Merrni nj...
Filozofi gjerman, Fridrih Niçe ka qenë një prej mendjeve më ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur i vendosur për zbatimi...
Arben Mamoci 47 vjec banues në qytezën e Thiene-s i dehur ta...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për skandalin më të fundit ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...