4 gjeagjëza që do t’ju rrisin nivelin e inteligjencës
Zgjidhja e problemave apo gjeagjëzave të ndryshme është gjti...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar atë që pritet të ndodhë nga muaji shtator në vendin tonë.
Duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, avokati dhe ish-aleati i Edi Ramës shkruan se shqiptarët do të shohin se në çfarë vobegtësi intelektuale janë gjqytarët e tyre dhe sa të paskrupullt kanë qenë në shitjen e drejtësisë.
Ndërsa, më tej, ai shton se qytetarët do të shohin edhe qorrollepsjen e korrupsionit t ëlartë politik.
Statusi i plotë:
Që nga shtatori e mbrapa shqiptarët do të shohin se në çfarë vobegtësi intelektuale janë gjyqtarët e tyre, dhe sa të paskrupullt kanë qenë në shitjen e drejtësisë.
Më pas do të shohin dhe qorrollepsjen e korrupsionit të lartë politik.
Po, si paraqitet tani ky korrupsion në të dyja krahët- në drejtësi dhe në qeverisje?
l.
Do të shihni:
Gjyshe pensioniste që dhurojnë mijra Euro gjyqtarëve.
Kunata dhe kunetër, tezë halla e xhaxhallarë që jetojnë me të keq, pa shtëpi për vetë, por që iu dhurojnë dhjetra mijë Euro gjyqtarëve që këta të paguajnë menjëherë kredinë e shtëpisë, ose të justifikojnë kostot.
Gjyqtarë që kanë tre dhe katër apartamente të lëshuar me qira, se kuptohet që janë paguar me apartamente nga kompanitë e ndërtimit që kanë blerë gjyqet.
Gjyqtarë, gjyqtare dhe gra gjyqtrësh e burra gjyqtaresh që qarkullojnë miliona lekë, sapo burri apo gruaja është emëruar gjyqtar apo gjyqtare.
Janë sot të gjithë të kapur, dhe e kanë shpresën te politika e lartë e korruptuar, se thonë me njëri – tjetrin: “asnjë nga liderët politikë nuk është i pakorruptuar: ata bëjnë sikur, prandaj rrini të qetë, se ne kemi apartamente dhe dhjetra mijra Euro, kurse ata kanë pallate, fabrika dhe miliona Euro”.
Por edhe gomari kështu thosh kur e hante ujku: “jam në ëndërr”.
Pse ju o të shitur, që as juristë s’keni qenë, vërtet mendoni ende se do t’iu shpëtojnë të ngjashmit tuaj të politikës së lartë?
Po këta kush do t’i shpëtojë?
ll.
Korrupsion i është sigurisht një fenomen i përgjithshëm sot ne Shqipëri. Por koha e solli që, ata që kanë dhënë paratë për të ndihmuar shqiptarët, duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre.
Këta nuk janë shtete dosido, ata janë aleatët perëndimorë të Shqipërisë: këta e kanë provuar korrupsionin e politikës shqiptare, i kanë gjetur dhe i kanë kalkuluar sa para u janë grabitur shqiptarëve nga ata që duhej t’i qeverisnin, dhe tani do t’i detyrojnë t’i kthejnë.
Ky në fakt është një ekuacion shumë i thjeshtë për tu zgjidhur, se korrupsioni nuk ka më forcë, i ka bërë të gjitha llojet e përvetësimit, por, tani ka humbur luftën me ligjin, prandaj duhet të kthejë paratë.
Dhe mos t’ju duket kjo fare një gjë e vështirë, se kjo tani është kryer.
Do ta shihni…
lll.
Çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin ë niveleve të larta të politikës?
Këto qarqe drejtuese u treguan jo vetëm të papërgjegjshme në qeverisjet e tyre, por dhe krejt naivë dhe me intelekt të ulët atëherë kur e panë se forca ndërkombëtare i kapi duke iu gjetur dhe kalkuluar paratë që kanë marrë në 25 vjet qeverisje.
Të gjithë bashkë kanë përvetësuar rreth 5 miliardë Euro.
Në fakt ky është sekreti: ata që i kanë dhënë gjithsej Shqipërisë 20 miliardë Euro ndihmë, shohin që pesë miliardë i kanë marrë qeverisësit e shqiptarëve.
Sigurisht që ky është një turp historik.
lll.
Kjo klasë politike kurrë nuk e kuptoi në 25 vjet që personaliteti i një shteti modern demokratik është drejtësia.
Makutëria e njeriut të varfër që vinte nga tirania dhe vobegtësia shoqërore, të imponuara nga patologjia Hoxha, por që doli në qeverisje, kurrë nuk e la gjëndjen që të vendoste drejtësinë në Shqipëri.
Por ka dhe diçka: këta njërëz pa personalitet, jo vetëm nuk kanë ditur të qeverisin, por nuk kanë njohur as politikën e Perëndimit dhe as se çdo të thotë të angazhohesh politikisht me Perëndimin. Se ndryshe nuk mund të lëshoheshin si të babëzitur për të dhunuar materialisht popullin e tyre, në një kohë kur aderonin në organizmat kryesorë të botës perëndimore.
Ej, zotërinj! Perëndim do të thotë ligj; dhe ju keni përvetësuar paratë e taksapaguesve amerikanë, gjermanë, francezë, anglezë dhe italianë.
Duhet t’i ktheni tani, se vetë këta jua kanë gjetur.
Enver Hoxha nuk hynte politikisht kurrë në strukturat perëndimore, sepse e dinte që ato struktura nuk do t’ia pranonin kurrë atë shtypje antinjerëzore kundrejt shqiptarëve. Prandaj u vetëizolua, dhe tha: “Shqipëria është në bllokadë”.
Kurse këta të sotmit, nuk e dinin fare këtë, dhe i ranë me top prasë së Shqiptarëve, por duke qenë politikisht në strukturat më të larta perëndimore, deri dhe anëtarë të NATOS.
Kjo, në fakt, është pika që krijon rënien e tyre drejt penalitetit, sepse aleanca politike me dhuruesit e fuqishëm, e ka tani aleancën me Shqipërinë domosdoshmëri të interesit të tyre politik, në rrafsh zonal dhe global.
Ata duan paratë, por Shqipëria kërkon drejtësi. Dhe kjo do të vendoset.
lV.
Ky interes i madh politik amerikano-europian për Shqipërinë nuk mund ta pranojë korrupsionin politik të injorancës shqiptare. Dhe këtu fillon historia e re e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët që presin prosperitetin e vendit të tyre.
Procesi ka filluar, paratë dhe pronat janë gjetur, organet e reja të Reformës kanë filluar funksionimin e tyre; kurse vjeshta jep rezultatet e para të goditjes./CityNews
Zgjidhja e problemave apo gjeagjëzave të ndryshme është gjti...
Edhe sikur grabitesit e turisteve austriake te kishin qene v...
Dy inspektorë të Policisë Bashkiake Tiranë janë proceduar pe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të fortë në...
Policia italiane ka dhënë sot detaje të reja mbi gomonen me ...
Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka bërë një mesaz...
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri i premtimeve të m...
Policia e Spanjës ka ekzekutuar terroristin, që tronditi pak...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar dhe miratuar audit...
Mesa duket ekzistojnë disa “specie” të veçanta femrash të ci...
Sapo ka nisur eklipsi i plotë i diellit në SHBA. Eklipsi për...
Azgan HAKLAJVota unike e shqiptarëve të Maqedonisë shërbim n...
Sa vjeç janë këto motra nëse :Shumëzoni moshën e tyre dhe me...
Ministr i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për ndarjen ng...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi...
Tani është më e lehtë se kurrë për të vizituar vende të larg...
Një emigrant ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme në qen...
Kampioni i botës në peshëngritje, Andrey Drachyov, humbi jet...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë në ...
Ish kryeministri socialist Pandeli Majko do mbahet mend edhe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...