Pezullohet shefi i komisariatit nr. 1 në Tiranë dhe disa punonjës policie/Për çfarë akuzohen
Dy inspektorë të Policisë Bashkiake Tiranë janë proceduar pe...
Edhe sikur grabitesit e turisteve austriake te kishin qene vertet nga Tropoja , sigurisht qe nuk do kish asnje te keqe dhe asnje cudi sepse hajdute e grabites ka ne cdo vend, krahine, qytet e fshat. Megjithate per hir te se vertetes duhet thene se nuk ka asnje vend ne planet ku miqte te trajtohen si ne Malsine e Gjakoves. Aktet e mikipritjes atje jane aq te thjeshta, te natyrshme dhe irracionale sa shkojne deri ne kufijte e mistikes. Raste e shembuj mund te gjesh e deshmosh edhe sot e kesaj dite me mijera, cka do te thote se mikpritja atje nuk eshte thjesht nje vlere muzeale. Gjithsesi, grabitesit e para pak diteve qe sulmuan turistet austriake, nuk ishin tropojane. Po pse u “ngaterruan” reporteret? I lejohet nje reporteri kinez mbase te mos njohe ndonje zone te humbur ne kufi me Tibetin, por jo nje shqiptari te ngaterroje Puken me Tropojen.
Historia e tropojanizimit te krimit nuk eshte e tashme. Ajo ka origjinen e saj jo rastesore. Vatrat e percmimit dhe urrejtjes krahinore zene fill qe ne lindjen e PKSH ne inkubatorin indeologjik sllav. Kjo urrejtje dhe kjo gegofobi vazhdoi duke u forcuar dhe sofistikuar gjate viteve te para te clirimit, vazhdoi gjate gjithe periudhes se diktatures komuniste e vazhdon ne forma te ndryshme deri sot. Per pinjojt e zones se pare operative (ne kuptimin politik te fjales), ka qene e padurueshme qe te pranohej si autoritet madhor politik “maloku”, “ceceni”, “ai qe s`di te flase shqip”.., pra Sali Berisha. Te metat apo gabimet e tij gjate qeverisjes dhe drejtimit te shtetit , i jane atribuar origjines nga Tropoja dmth nga Veriu. Jo nga padija jane permendur si shtrate gabueshmerie “bajraktarizmi” apo Kanuni.
Nuk dua te zgjatem ne detaje dhe histori sepse do te hynim ne nje diskutim te gjate. Por dua te kujtoj nje periudhe tipike ku sulmet u perqendruan ne menyre pervrse nga manjake mediatike kunder Tropjes dhe Veriut ne pergjithesi, vitin `97-2000. Ne nje gazete, kam lexuar edhe lajm te tille : ” Arrestohet nje grup grabitesish. Filan Fisteku (emer mbiemer), Y.Z (emer mbiemer), B.G (emer mbiemer) dhe dy tropojane”. Ose botohej denoncimi i nje gruaje te cilen e kishin e grabitur: Ajo thoshte per gazeten : “..ishin me maska. Nga e folura m`u duk se ishin tropojane”. Per te mos permendur revanshin prej shejtani te Frrok Cupit kur shprehte i alarmuar shqetesimin se disa familje malsoresh te vendosura ne zonat e Bregut, mund te rrezikonin te folmen e minoritareve.
Nuk di nese ka lidhje apo jo, por me duhet te shtoj se Frroku nderkohe ka qene shqiptari me numurin me te madh te vizitave ne ambasaden Jugosllave dhe greke…dhe se ushtaret e UCK i cilesonte si xhihadiste nga Jemeni. Midis qindra rasteve te tille te manipulimit te se vertetes, me kujtohet dhe nje liber ku pershkruheshin 11 rastet e perdhunimeve ekstreme ne shqiperi botuar shume vite me pare me autor Zamir Dule, ish gaztar i Koha Jone. Libri titullohej “Perbindeshi i Tropojes”. Meqe ne kete liber jane publikuar rastet ekstreme te perdhunimit, logjikisht i bie qe rasti i Tropojes te jete me monstruozi perderisa dhe eshte perzgjedhur si rast perfaqsues. Mirepo po te lexosh librin, nuk na rezulton keshtu.
Aty, me sa me kujtohet, eshte pershkruar dhe nje rast ne Korce, ku babai pasi perdhunon vajzen e vet 18 vjecare, e grin me thike dhe e flak. Atehere, lind pyetja se perse autori zgjodhi si titull perfaqsues pikerisht perbindshmerine e Tropojes e cila nuk ishte aspak me e perbindshmja? Perse nuk e titulloi librin “Oerbindeshi i Korces” meqe perbindshmeria e ketij rasti ua kalonte te gjithe perbinshave te tjere??? Vetem nje medioker i lig do te thoshte se kjo erdhi pasi qe autori eshte nga Devolli. Pra tropojanizimi i krimit nuk ka qene kurre si rezultat i mangesive ne njohurite gjeografike dhe as meskinitet apo ligesi e vogel rurale. Ajo ka qene pasoje e nje politike virusale te instaluar qemoti nga Miladini, Dushani, Zvetozari dhe Velimir Stojnici dhe e kultivuar prej pasardhesve te tyre te cilet nuk e braktisen kurre sjelljen qe u diktoi krijuesi.
Ndaj i siguroj njerezit se nese duan te mrekullohen nga madheshtia e shpirtit te nje njeriu, le te shkojne e te bujne ne nje shtepi te thjeshte malsoresh kudo ne Malsine e Gjakoves. Le te shkojne papritur, pa paraljmerim dhe te shohin se si shkelqen fisnikeria. Nuk ka fytyre me gezuar ne bote se sa ajo e nje malsori tropojan kur sheh ne deren e shtepise se tij qofte mikun, qofte dhe te panjohurin. Dhe keto nuk jane vargje legjendash apo eposi. Jane sinteze e perditshmerise qe ngjan ne ate toke te bekuar me njerez te bekuar./Nga Alfons Zeneli
Dy inspektorë të Policisë Bashkiake Tiranë janë proceduar pe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të fortë në...
Policia italiane ka dhënë sot detaje të reja mbi gomonen me ...
Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka bërë një mesaz...
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri i premtimeve të m...
Policia e Spanjës ka ekzekutuar terroristin, që tronditi pak...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar dhe miratuar audit...
Mesa duket ekzistojnë disa “specie” të veçanta femrash të ci...
Sapo ka nisur eklipsi i plotë i diellit në SHBA. Eklipsi për...
Azgan HAKLAJVota unike e shqiptarëve të Maqedonisë shërbim n...
Sa vjeç janë këto motra nëse :Shumëzoni moshën e tyre dhe me...
Ministr i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për ndarjen ng...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi...
Tani është më e lehtë se kurrë për të vizituar vende të larg...
Një emigrant ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme në qen...
Kampioni i botës në peshëngritje, Andrey Drachyov, humbi jet...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë në ...
Ish kryeministri socialist Pandeli Majko do mbahet mend edhe...
Arben Frroku nuk dorëzohet. Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e k...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tërhe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...