Rama mban premtimin/Rilind Partinë Demokratike (Video)
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri i premtimeve të m...
Kreu i Partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Në rrjetet sociale, Kokëdhima shpreh ngushëllime për humbjen e këtij politikani, ndër të paktët, sipas tij, me integritet të lartë.
Ai iu përcjell ngushellime familjarëve dhe të afërmeve të ish-kryeministrit për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.
Mesazhi i plotë:
Lamtumirë Bajram Rexhepi, ndër të paktët politikanë me integritet të lartë
Sot u nda nga jeta pas një semundje të rëndë, një nga figurat politike dhe intelektuale më të spikatura të shtetit të ri të Kosovës. Bajram Rexhepi do të mbahet mend jo vetëm si kryeministri i parë i shtetit të pavarur të Kosovës, por edhe si një qytetar me integritet të lartë, një shtetar i ndershëm dhe një mjek që ia kushtoi jetën profesionit të nderuar. Ai për afro 40 vite nuk u ndal së punuari si kirurg, madje edhe në kohë lufte, ndërsa si kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse udhëhoqi procese të rëndësishme politike, duke dhënë shembullin e njeriut, mjekut dhe politikanit të ndershëm, si pakkund në trevat shqiptare. Gjatë luftës me Serbinë më 1999-n, Rexhepi iu bashkua UÇK-së dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës, ku kreu shumë operacione të rënda për luftëtarët e plagosur dhe banorët e sëmurë. Pas përfundimit të luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë. Ai gjithashtu ishte dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e tij.
Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës, Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës, ndërsa Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president. Gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ishte ministër i Brendshëm i Kosovës dhe pas kësaj ai u tërhoq nga politika duke bërë një akt që e nderoi në sytë e gjithë shqiptarëve dhe e veçoi nga kjo klasë politike që politikën e shohin vetem si biznes dhe mjet pasurimi. Ai u rikthye në qytetin e lindjes, në Mitrovicë, dhe veshi bluzën e bardhë të mjekut në shërbim të qytetarëve, një akt ky që politikanët tanë as nuk e mendojnë, por përkundrazi e tallin dhe përbuzin, duke harruar se tashmë të përbuzur janë ata. Qytetarët e Shqipërisë mund ta kenë rastisur Rexhepin në kohën kur ishte shtetar i Kosovës dhe vinte për pushime në bregdetin shqiptar, me makinën e tij të vjetër familjare, në një kohë kur politikanët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni nuk e fshehin dot luksin e krijuar nga postet shtetërore.
ZGJIDHJA ngushëllon familjen Rexhepi, bashkëshorten Shpresa dhe vajzën Vanesa, të afërmit dhe popullin e Kosovës për këtë humbje të madhe e të parakohshme!/CityNews
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri i premtimeve të m...
Policia e Spanjës ka ekzekutuar terroristin, që tronditi pak...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar dhe miratuar audit...
Mesa duket ekzistojnë disa “specie” të veçanta femrash të ci...
Sapo ka nisur eklipsi i plotë i diellit në SHBA. Eklipsi për...
Azgan HAKLAJVota unike e shqiptarëve të Maqedonisë shërbim n...
Sa vjeç janë këto motra nëse :Shumëzoni moshën e tyre dhe me...
Ministr i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për ndarjen ng...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi...
Tani është më e lehtë se kurrë për të vizituar vende të larg...
Një emigrant ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme në qen...
Kampioni i botës në peshëngritje, Andrey Drachyov, humbi jet...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë në ...
Ish kryeministri socialist Pandeli Majko do mbahet mend edhe...
Arben Frroku nuk dorëzohet. Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e k...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tërhe...
Shpresa ime është që ky makthi i periudhës para dhe paszgjes...
Dhjetë marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur dhe pesë të ...
Respekti është menduar gjithmonë si arsyeja kryesore e një m...
Femrat janë të brishta për nga natyra dhe duan një përkujdes...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...