10 të zhdukur nga përplasja e destrojerit amerikan
Dhjetë marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur dhe pesë të ...
Shpresa ime është që ky makthi i periudhës para dhe paszgjeshore të përfundojë bashkë me vapën e gushtit.
Kur në politikën e një vendi, vijnë ditë tilla kur Qeveria sillet si Opozitë, Opozita bën si Qeveri, e më keq akoma kur gjysma e Qeverisë kalon në Opozitë, e gjysma e Opozitës bëhet pjesë e Qeverisë, kjo është shenja e fundit e rënies së demokracisë.
Kishim kohë që e dinim dhe e dëshmonim çdo ditë, të vërtetën e madhe e të trishtë se në vendin tonë, politika nuk bëhet me as me meritë, as me ide, as me konkurencë. Paraja, Forca dhe Implikimi janë kthyer në tre kushtet bazë për tia dalë mban në politikën e këtij vendi të vogël.
Me para blihen media, bëhen organizime, paguhen ushtri të tëra me mercenarë, etj, etj.
Me Forcë meren votat që nuk blihen dot sepse janë votues të dorëzuar.
Ndërsa me implikimin, zgjidhen të gjitha pazaret klienteliste, thurren të gjitha rrjetat e ndarjes së plaçkës dhe përfshirjes në lojë vetëm të sojit të të bindurve dhe të atyre që shkëmbejnë me njëri-tjetrin gjithçka jashtë syve dhe veprimit të ligjit.
Ngritja dhe mbizotërimi i këtyre tre kushteve bazë në politikën shqiptare, na kishte krijuar ndjesinë e kënetës që qelbej gjithnjë e më shumë nga dita në ditë.
Gjithësesi, kurrë nuk e kishim menduar e as besuar se do të mbërrinim në një realitet të tillë skizofrenik, kur Qeveria dhe Opozita do të ishin hemafrodite, pa seks fare ose me të dyja sekset.
Që duhet të ketë bashkëpunim luajal, korrekt, parimor, transparent e të ndalshëm mes Qeverisë dhe Opozitës së një vendi, për hir e për të mirën e vendit, kjo as që diskutohet.
Por që e vetmja mënyrë sesi Qeveria dhe Opozita të mund të bashkëpunojnë me njëra -tjetrën, të jetë hemafroditizimi, pra hyrja e Qeverisë në Opozitë dhe hyrja e Opozitës në Qeveri, kjo është marrëzi dhe ligësi kozmike.
Së pari, Opozita nuk është antiqeveritarizëm. Kur Opozitarizmi shihet si 3 Konferenca për Shtyp në ditë, ku shahet, denoncohet e telendiset Qeveria, shtoi këtu edhe statuset ne facebook, e 4 të enjte në muaj me fjalime panegjerike kundër Qeverisë e Ministrave, sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me qytetarët dhe gjendjen e tyre. Opozitarizmi i tillë është përdorim i pastër i fuqisë së parasë, strukturave, organizimit, përvojës ish-qeverisëse, klientelizmave, për të përçuar aq mesazh e as kumt kundërshtie sa mbart interesi i organizatës.
Nuk shkon dot përtej. Nuk lidhet dot as me ndjesitë, as me interesat e as me gjendjen e qytetarëve. Kundërshtia sa madhësia e një organizate, mund të të sigurojë fuqinë e mbizotërimit, por nuk ka asnjë mënyrë e mekanizëm sinergjik për të të dhënë fitoren. Kundërshtia sa madhësia e një organizate, mund të të udhëheqë në marrëveshje e bashkime e bashkëpunime mekanike dhe matematike me të tjerë faktorë, aktorë, organizata, grupe a njerëz, por nuk të jep sinergji. Matematika e ftohtë funksionon me logjikën se 1 + 1 = 2.
Sinergjia ka tjetër rregullsi. Bashkimet sinergjike mund të bëjnë që 1+1 të bëjë edhe 5 edhe 7. Bashkimet matematike janë të ftohta sepse janë bashkime fuqie të matshme. Bashkimet sinergjike janë krejt ndryshe, sepse janë bashkime parimore, vlerore e mund të shkojnë përtej imagjinatës së ngurtë. Duke dalë nga Opozitarizmi si Antiqeveritarizëm, ne mund të ndërtojmë sintoni vlerore me qytetarët e të bëhemi realisht zëri dhe institucioni i tyre i lirë.
Së dyti, Opozitarizmi si Antiqeveritarizëm, kalon lehtësisht në Opozitarizëm si klientelë dhe shërbim qeveritar. Janë dy të kundërta që përputhen lehtë, sepse duan të njëjtën gjë. Janë në antagonizëm kur njëra palë nuk ka pjesë tek plaçkëndarja e Qeverisë. Po të bien dakort për të ndarë plaçkë, atëherë Opozitarizmi si Antiqeveritarizëm, lehtësisht shndërrohet në shërbim të mirëpaguar nga vetë Qeveria. Këtë bëjmë mirë ta kemi të qartë e të fshijmë çdo iluzion se mund të jetë ndryshe.
Së treti, Opozita nuk është as çështje morali e as numrash. E vërteta është se kështu si jemi, këtu ku jemi, i vetmi moral dhe të vetmit numra që njeh politika shqiptare janë paratë, të fortët dhe të implikuarit. Ndaj është e kotë të hyjmë në ligjërime shterpë me moral e numra. Opozita është çështje misioni. Misioni i Opozitës fillon nga njëhsimi me qytetarin. Opozita duhet të shkëputet nga çdo lidhje me Qeverinë e Qeverisjen. E vetmja lidhje që duhet të ketë Opozita me Qeverinë, duhet të jetë ajo që ka një qytetar i thjeshtë me Qeverinë.
Pra edhe kur e do, edhe kur nuk e do, edhe kur e kundërshton edhe kur nuk e kundërshton, ti e respekton kushtetutshmërisht, ligjërisht dhe parimisht me Qeverinë, sepse është Qeveria jonë, e të gjithë neve, votues ose jo të saj. Opozita bashkëpunon me Qeverinë për Kushtetutën, Ligjet dhe Vendin. Opozita nuk bashkëpunon për të pasur pjesën e saj të plaçkës.
Kur kufijtë dhe parimet e bashkëpunimit janë të tilla, pra transparente, të qarta dhe vetëm për interesin e vlerën publike, shtetërore dhe kombëtare, atëherë edhe ndarja është e pastër.
Qeveria bën Qeverinë dhe udhëheq punët e vendit ndërsa Opozita përfaqëson qytetarët e i kërkon llogari Qeverisë në emër të qytetarëve.
Misioni i Opozitës nuk është që të jetë thjesht dhe apriori kundër Qeverisë. Misioni i Opozitës është që ti japë pushtet institucional përfaqësimi dhe llogarikërkimi qytetarëve, tu japë fuqi pakicave, e mbi të gjitha të lexojë e kuptojë drejtë e saktë sesi e duan qeverisjen e ardhshme qytetarët.
Opozitarizmi si mision nuk është kopjues as skematik. .
Opozitarizmi si mision është kreativ, çlirues, frymëzues, dinamik dhe i pakompromentueshëm./CityNews
Dhjetë marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur dhe pesë të ...
Respekti është menduar gjithmonë si arsyeja kryesore e një m...
Femrat janë të brishta për nga natyra dhe duan një përkujdes...
Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ...
Një çift të rinjsh të cilët pritet të martohen së shpejti ki...
Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi në r...
Një person ka mbetur i vdekur në vend pas shkëputjes së një ...
Zënia e hapësirës publike është një fenomen që shqetëson të ...
Një tjetër alarm për sulm terrorist është dhënë gjatë ditës ...
Tri gomone janë pikasur ditën e sotme në ujërat greko-turke,...
Pak minuta më parë kalimtarët dhe banorët e zonës së “21 dhj...
Çdo gjë mund të ndodhë në jetë, përfshirë edhe gjëra që mund...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet ...
Dje policia ka kryer një veprim konkret, ka ndaluar një nga ...
Gjatë natës shira të dendur ranë në pothuajse të gjithë vend...
Një çantë e dyshimtë ka vënë në panik kalimtarët në zonën e ...
Qyteti i Marsejës në Francë ka kaluar disa momente terrori d...
Konsumatorët shqiptarë po e preferojnë gjithnjë e më shumë ç...
Sikurse kanë bërë të ditur mediat maqedonase në gjuhën shqip...
Pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajra...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...