Shpejtësi marramendëse në Golem/ Fund fatal për një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Golem-Durrës k...
Në tre ditët e fundit, disa nga aleatët kryesorë dhe me peshë elektorale të Partisë Demokratike po mbajnë qëndrime të forta ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili është zhdukur pa adresë në ishujt ekzotikë, për të pushuar, duke harruar detyrën e tij si kryetar i partisë më të madhe të opozitës.
Dashamir Shehi kërkoi që ministrat të largohen nga qeveria. Për më tepër, ai drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, si një kryetar opozite, që nuk solli asgjë të re në zgjedhjet që shkuan dhe e bëri atë përgjegjësin kryesor të humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në një intervistë tjetër sot, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Lulzim Bashës, thuajse të njëjtë me atë të Dash Shehit, ndoshta dhe më radikal. I vetmi që deri tani është në krah të Lulzim Bashës është aleati më ?serioz? i tij, Nard Ndoka.
Kreu i Agrares, Agron Duka, ditën pas zgjedhjeve drejtoi gishtin te PD dhe strukturat e saj të shpartalluara në fushatë elektorale.
Janë katër zëra kryesorë, të cilët kanë peshë specifike elektorale, Nard Ndoka në periferi dhe në zonën e Shkodrës, ndërsa të tjerët me peshë historike dhe reale.
E ndërsa ata flasin dhe kërkojnë që Basha të bëjë opozitë, të tërheqë ministrat dhe të marrë përgjegjësi, disa mbështetës të Lulit, nga ata ?qurrashët politikë? që e çuan në katastrofën elektorale të 25 qershorit, nga ata që marrin rroga në selinë e PD, nga ata që pretendonin shumë, por Luili i hodhi në kosh të plehrave, nga ata që i thonin Bashës se do merrte 65 mandate, nga ata që vlejnë hiç, dalin dhe sulmojnë aleatët e PD, aleatë me peshë të fortë elektorale, si PAA e Dukës, LZHK e Shehit apo PR e Mediut.
Aleatët sulmohen, ndërsa Luli nxihet në diell, pasi ka regjistruar dy humbje, një më 25 qershor dhe një më 22 korrik. Tek e para humbi garën me Edi Ramën, aleatin e tij të ri. Tek e dyta humbi garën brenda partisë, këtë herë me demokratët, që e braktisën duke mos e mbështetur.
Analiza e PD duhet të fillojë nga këto dy pika dhe jo nga sulmi ndaj aleatëve. E ndërsa në maj, këtyre aleatëve Lulzim Basha iu lutej që të ishin në siglën e PD, nuk iu dha të drejtën e një koalicioni të vërtetë pas marrëveshjes me Edi Ramën. I mori përdore për të shtuar thesin e tij, që të tregonte se PD si sigël ishte rritur, por në fakt edhe me këtë lëvizje rezultati i tij ishte katastrofik. Ndërkohë që këta aleatë, sipas trendit dhe rezultateve të vazhdueshme elektorale, mund të kenë kontribuuar në koshin e 25 qershorit me afërsisht 100 mijë vota për PD.
Sot sulmohen dhe iu kërkohet llogari pse flasin ndaj Lulit. Në fakt Luli nuk është lulja mos më prek, por është Lulzimi që çoi PD në dy dështime të njëpasnjëshme zgjedhore. Tani aleatët kërkojnë llogari, sepse pas rrudhjes së PD mund të ndodhë dhe rrudhja e tyre. Lulzim Basha i tradhtoi, i keqpërdori, iu udhëhoqi një katastrofë elektorale dhe tani nuk kanë të drejtë të flasin, sepse disa ?qurrashë? që rrinë pas Lulit ndihen keq.
Në fakt, nuk është Lulzim Basha që iu ka bërë nder aleatëve, por janë ata që gabuan duke pranuar të garonin në një sigël, por në rast se do ndodhte kjo ndoshta sot Basha nuk do kishte 450 mijë, por as 350 mijë vota dhe gjëma do vazhdonte më tej, ashtu siç pritet të ndodhë me Lulzim Bashën në krye të PD dhe ?qurrashët politikë?, që i mbajnë ison dhe kurrë nuk i thonë të vërtetën./CityNews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Golem-Durrës k...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar humbj...
Një person është arrestuar në qytetin e Gramshit pasi dyshoh...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Julian ...
Një 34-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re në qyt...
Policia e Fierit ka ndaluar shtetasin Elmir Dashi, 32 vjeç, ...
Një debat i ashpër është hapur prej ditësh në Partinë Demokr...
Në qytetin e Matit janë arrestuar 3 persona pasi kundërshtua...
Një roje privat në SGS është gjetur mbëngjesin e sotëm i vde...
Fundi i botës ashtu si e njohim mund të jetë pranë – ndoshta...
Kryeministri Edi Rama ka “zbritur” mëngjesin e sotëm në breg...
BE i ka pritur prej muajsh ofertat konkrete të Britanisë së ...
Një qendër kulturore në Köln instalon “tualete që respektojn...
Henry Fordi filloi t’u shesë amerikanëve të famshmit “Model ...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e h...
Autovetësugjestionimi i ca politikanëve është shndërruar në ...
Kreu i LZHK, deputet në listat e PD, Dashamir Shehi, ka kome...
Pas mesnatës së kaluar, i gjithë vendi është përballur me nj...
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu, ka festua...
Nga Artan FugaIkën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...