web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë e penalizoi PD-në në zgjedhje?!/Aleati i plas të vërtetën në sy Bashës: Dështove

14 Gusht 2017, 08:28, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar humbjen katastrofike që pësoi Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, nën logon e së cilës kandidoi edhe ai vetë.

Në një intervistë për ?Mapo?, Mediu ka zbuluar arsyet e humbjes së thellë të PD, duke u ndalur dhe te marrëveshja e 18 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Në fjalën e tij, aleati i PD është treguar mjaft i ashpër ndaj Lulzim Bashës, teksa shprehet se PD dështoi në garantimin e zgjedhjeve të lira, një kauzë e fortë kjo gjatë protestës në çadër.

Z.Mediu, Partia Demokratike si opozitë mori 195 mijë vota më pak krahasuar me rezultatin e 2013-ës?, ndërkohë që edhe dalja e saj në bllok si opozitë nuk e ndihmoi aspak atë në rritje votash. Çfarë e penalizoi më shumë PD-në në këto zgjedhje?

Mendoj se nga këto zgjedhje dolën të penalizuar shqiptarët. OSBE/ODHIR në raportin paraprak ka theksuar se: ?Blerja masive e votave, intimidimi i votuesve dhe pjesëmarrja e administratës në zgjedhje cenuan rëndë besimin në zgjedhje?.

Rama nga një qeverisje e korruptuar për 4 vjet, po tenton që të korruptojë dhe kontrollojë gjithë shoqërinë.

Mjafton të marr dy aspekte: kanabizimin e Shqipërisë, si dhe përdorimin e parave të drogës dhe korrupsionit për të blerë votat së bashku me aleatët që kishte 4 vjet në qeverisje.

Rama sot ka një pushtet absolut, që do të thotë korrupsion absolut. Linja e tij politike bazohet në linjat e ?Revolucionit të butë? të komunistit Antonio Gramsci, duke zbatuar praktikat e Hugo Chavez me politikën e masave dhe ndërtimin e strukturave paralele joligjore të botës së krimit që kërcënojnë e dhunojnë këdo që është kundër interesave politikë dhe ekonomikë të socialistëve.

Është e vërtetë që shqiptarët nuk kanë parë gjë akoma, sepse do të jetë akoma më keq.

Për t?i dhënë përgjigje pyetjes suaj theksoj se: opozita dështoi që të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

*Marrëveshja Rama-Basha nuk u zbatua nga socialistët dhe pjesëmarrja e ministrave teknikë u kthye thjesht në një akt formal, pa mundur të garantojë një optimum zgjedhor edhe pse ministrat u angazhuan seriozisht.

*Opozita ishte bllok në dukje, por gabimisht përfaqësuesit e partive të tjera të koalicionit u vendosën si deputetë zone të PD, duke lënë në pasivitet total strukturat dhe votuesit e tyre. Kjo bëri që në gjithë zonat elektorale të mos maksimalizoheshin votat që kishin partitë e tyre. Strukturat dhe individët konkurrues të partive të tjera u injoruan ose u anashkaluan.

*Programi ishte program i mirë, por i prezantuar në një kohë të shkurtër, në pamundësi për t?u përcjellë, kuptuar dhe pranuar nga votuesit.

*Fushata ndoshta për shkak të marrëveshjes humbi adrenalinën e saj dhe shumë votues opozitarë kundër Ramës nuk arritën të kuptonin dhe pranonin këtë marrëveshje, gjë e cila krijoi percepsionin e gabuar, por dhe të stimuluar nga Rama dhe media pranë tij që PD të shihej si pjesë e qeverisë apo do ishte pjesë e qeverisë mbas zgjedhjeve. Kjo ishte një strategji e ndjekur në mënyrë diabolike, por me mençuri nga Rama.

*U krijua një përshtypje e gabuar se Rama ishte pjesë e zgjidhjes nëpërmjet marrëveshjes dhe bashkëpunimit, ndërsa problemi ishte vetëm LSI, gjë tërësisht e gabuar sepse PS dhe LSI apo Rama-Meta kanë qenë pjesë e të njëjtit problem për 4 vite të dy bashkëkryetar.

*Mosnjohja e thelbit të marrëveshjes apo transparencës së diskutimeve që çuan në marrëveshje, krijuan paqartësi dhe konfuzion. Gjithmonë u pretendua se marrëveshja ishte shumë më tepër se ajo që u bë publike dhe kjo mbahej si një raport i dy drejtuesve Rama dhe Basha. Kjo mund të mos ketë asnjë të vërtetë, por besoj që krijoi mosbesim te të djathtët, të cilët e shihnin Ramën si përgjegjësin dhe kundërshtarin kryesor politik. Ne duhet ta trajtonim mazhorancën si një e keqe për vendin pa dallim.

*Mendoj gjithashtu se problemi me listat e kandidatëve ishte evident jo vetëm me largimin e disa figurave të PD-së që kishin raport publik dhe elektoral, por edhe për faktin se pjesa më e madhe e kandidatëve të rinj nuk njiheshin nga publiku dhe nuk kishin lidhje me strukturat e PD-së, si dhe nuk patën mundësi në një kohë të shkurtër të njihen nga votuesit edhe të zonave të tyre.

*Republika e Re në koncept do ishte Republika e qytetarëve të përfaqësuar nga njerëz me vlera intelektuale dhe morale, por që për fatin e keq askush nuk mundi t?i njohë, për shkak të kohës së shkurtër, për shkak se ishin figura jopublike dhe në pamundësi të zhvillonin fushatë të gjerë mediatike. Më kuptoni, nuk kam asnjë vërejtje për formimin dhe integritetin e tyre, por mendoj se kur kandidon për deputet duhet një kohë që të njohësh strukturat dhe të krijosh impakt me publikun.

*Lufta e PD-së ndaj LSI i dha pa të drejtë kësaj të fundit tiparet e opozitës dhe ne tiparet e qeverisë./CityNews





Lajmet e fundit nga