Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Nga Artan Fuga
Ikën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edhe Haxhi Qamili. Iku Selam Musai, vate edhe Themistokliu. Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë, dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit.
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad, mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane. Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore. Gjithçka në tru ka zënë kore, ose skorje. Mall Elbasani.
Ose dru me pre! Ikën gjeneralët, ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet. Ikën traktoristët. Ikën kombajnerët! Madje ikën edhe shoferët të skodave Albania, kontrabandistët. Mbetën analistët. Ikën ata që dinin latinisht. Ikën edhe osmanologët. Ikën ata të greqishtes së lashtë, ikën përkthyesit e kinezces
të rusishtes.
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror. Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me google translator. Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha, ikën ata që dinin të operonin, ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg, ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi.
Ikën dhe besimtarët, mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja. Ikën dashnorët e serenatave, ikën vajzat që kishin frikë mamatë, ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.
Mbetën T-shirt-et uniseks. Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat. Mbeti preshi. Dhe kastraveci i rritur në furgone me hormone. Iku dhe Bulevardi i Korçës, mbetën kërnackat korçare, me kullën idiote. Iku velenca prej leshi. Iku edhe guna e grrisur mbi tela. Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë, ne llotaxhinjtë, mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë.
Ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!” Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave. Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim: “Shqipëri të kam lënë pendët!” Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot! Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :”Kam vendosur të jetoj këtu!:” Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë. Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh! Dhe ne që na kafshojnë qentë! Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!/CityNews
Nëse mendoni se “luciferi” kaloi, gaboheni! Lumturia zgjat v...
Pas një periudhe jo shumë të mire për jetën tuaj në çift, ma...
Në Korcë, vendlindjen e birrës së parë të prodhuar në Shqipë...
Policia e Fierit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ...
Që më zhvillimin e teknologjisë kompanitë e ndryshme celular...
Vetitë e dobishme të vezëve të pulave janë vënë në pyetje në...
Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë përdoruesit e iPh...
Policia e Lezhës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion...
CityNews raportoi pak më parë për një trafik të rënduar në a...
Kohën më të madhe kjo as që na intereson, por kur të kaloni ...
Trafiku në rrugët që të çojnë drejt bregdetit shqiptar janë ...
Të dukurit e bukur dhe e re është dëshria e çdo femre por jo...
Shumë gjëra që i përdorim çdo ditë janë shpikur për një arsy...
Emrat me kode gjatë emergjencave janë diçka e zakonshme në n...
Me përvjetorin e vdekjes së Princeshës Diana këtë muaj, jeta...
Një profet i cili pretendon se ka parashikuar saktësisht pre...
Përse është kaq i përhapur konsumi? Prej nga vjen? A është v...
Sezoni i dasmave përveç se është shumë i bukur është edhe nj...
Dy vjet më parë saktësisht në 10 gusht në portale u shfaq “l...
Një fëmijë humb jetën në Fier teksa po luante në oborrin e s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...