Policia kufitare nis aksionin/ Kapen 6 persona të shpallur në kërkim
Policia kufitare e Rinasit ka shtrënguar masat e për kalimin...
E shastiur dhe e përhumbur pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike gjendet sot përballë udhëkryqeve të shumta, të cilat e ndërmëdyshëzojnë në veprimtarinë dhe në fokusin e saj politik. Nga njëra anë, marrëveshja e 18 majit, ka çoroditur linjën e axhendës politike që duhet të mbajë PD-ja në raport me qeverisjen.
Zëra të ndryshëm, brenda dhe jashtë grupit të ri parlamentar, shpeshherë këto ditë artikulojnë nevojën e bashkërendimit të reformave të mëdha, çka nënkupton një lëvizje të re politike me sens bashkëqeverisjeje. Nga ana tjetër, zhvillimet e brendshme, me përplasje të mëdha dhe retorika të një akcenti të fortë politik brenda radhëve, nuk e favorizojnë lidershipin e ri të PD-së në orientimin e një vizioni të tillë, që vendos domosdoshmërinë e reformave si makijazhin e misterit të marrëveshjes së arritur natën e 18 majit. Nuk ka dyshim, se përtej këtyre zhvillimeve me intensitet dhe dinamizëm të lartë përplasjesh me karakter ideor, pikëpamjesh dhe këndvështrimesh diverse, PD-ja gjithnjë ka vënë prioritare interesat e Shqipërisë, ashtu siç në kontekstin aktual, janë prioritare reformat e mëdha që përafrojnë vendin me standardin evropian, por nuk ka pse të mëdyshëzohet dhe as të hamendësohet raporti i PD-së me qeverisjen.
Qytetarët shqiptarë i kanë besuar ?timonin? të vetëm Edi Ramës dhe projektit të tij politik(ndonëse, ha diskutim të gjerë fitorja e thellë e tij pa program dhe pa asnjë vizion qeverisës), kështu që, nuk e gjej me vend dhe e shoh të pajustifikuar mosqëndrimin e prerë të PD-së për pozicionin e saj si opozitë politike, pa asnjë ekuivok në raportin e saj me qeverisjen, e cila sa vjen dhe i shton zullumet e saj në kurriz të shqiptarëve. Përtej dogmave, me të cilat u afirmuan dhe u potencuan grupe dhe individë brenda PD-së, ku në thelb ishte qasja e gjithsescilit ndaj vlerave të demokracisë dhe parimeve të saj, mendoj se PD-ja nuk e ka luksin dhe komoditetin të shpërfillë faktorin kohë, por me një ?ngutje? të fillojë hartimin e një strategjie që do të mundësonte ringritjen e saj.
Pa një operacion të brendshëm, me procese të kujdesshme dhe tërësisht demokratike, ku kryefjalë të jetë potencimi i vlerave dhe kontributeve publike, PD-ja nuk mund të sigurojë kapërcimin e vështirësive dhe hapjen e saj, e cila u bunkerizua së tepërmi falë proceseve të deformuara që ndodhen në zgjedhjet e mëparshme për strukturat e reja drejtuese. Është imperative, analizimi objektiv dhe vënia e theksit në adresimin e duhur të përgjegjësive për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi kështu formësohet dhe identikiti i mentalitetit të ri dhe vizionit të ri që ofron PD-ja, duke dhënë garanci qytetare dhe politike për qasjen e re që ofron në raport me lidershipin dhe me axhendën e saj.
E drobitur mes ecejakesh të shumta gjatë opozitarizmit të viteve 2013-2017, e cila në planin politik korri disa suksese që kanë dhënë rezultate dhe kanë patur një rezonancë pozitive në shërbim të demokrcisë së vendit, prapëseprapë PD-ja nuk ia arriti të kuronte disa plagë të brendshme, të cilat ishin indikatorë të disfatës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Kështu, mjafton të ciklosh një panoramë të përgjithshme të funksionimit të strkuturave dhe të degëve të PD-së anëkënd Shqipërisë, dhe menjëherë do të të trajtëzohet profili asfiksues dhe veprimtaria parazitariste e pjesës më të madhe të këtyre degëve, që më së shumti ?gjallonin? në përplasjet brenda radhëve, sesa në drejtimin politik që ofronin.
Mjafton një tur takimesh me anëtarësinë për të kuptuar nivelin dhe cilësinë e drejtimit që ofrojnë disa nga degët e PD-së, ku drejtuesit kanë qenë të fokusuar në ?eliminime? dhe shmangie individësh me vokacione të ndryshme, dhe jo në pozicionin e tyre të opozitbërjes, duke pështjelluar dhe anëtarësinë me qëndimet e tyre ndaj qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, herë-herë dhe në sintoni të plotë me politikat e tyre. Pas këtyre fenomeve që kanë shëmtirosur rolin e opozitës dhe e kanë zbehur ndjeshëm në pritshmëritë e qytetarëve, Basha duhet të kapërcejë murin e raporteve personale me këta drejtues (theksoj, shumë prej tyre kapardisen duke u vetquajtur bashistë), si dhe të legjitimojë pa humbur kohë procedurat e zgjedhjeve të reja, duke vënë theksin në rezultatet e fundit, të cilat ishin shkërmoqëse dhe si rezultat i papajtueshmërisë së anëtarësisë me drejtuesit e tyre.
Modeli i drejtuesve matrapazlinj, i drejtuesve sehirxhinj, të cilët e kanë pengmarrë partinë dhe rrinë në pritje të ?frymës popullore?, duke u andrrallosur me karrige dhe me pushtet, duhet të marr fund përmes kriterizimeve që sanksionohen në vlera të arsimit, të kredibilitetit publik, të aftësive dhe të kontributeve profesionale.
Përballë këtyre sfidave dhe këtyre zhvillimeve që dikton nevoja në të cilën ndodhet PD-ja, jam i bindur se përmes racionalitetit dhe objektivitetit të analizimit me përgjegjësi dhe me objektivitet të shkaqeve të humbjes, duke guxuar të shohim të vërtetën në sy, si dhe përmes një strategjie implementuese që do të kapitalizonte aksionin politik në favor të saj, shumë shpejt do të kapërcehet kjo fazë e e vegjetimit në ?pashpresshmëri? dhe do të hapet një horizont i kristaltë për misionin dhe vlerat që mbart kjo forcë politike.
Vetëm përmes strategjive konkrete, mekanizmave të duhur dhe rolit përçues të opozitbërjes në depërtimin e thellë brenda kapilarëve të shoqërisë, duke materializuar qasjet e ndryshme programore me qeverisjen, do të të arrihet në opozitën që duam dhe që presin qytetarët shqiptarë./CityNews
Policia kufitare e Rinasit ka shtrënguar masat e për kalimin...
Një 20-vjeçar nga Ohajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës k...
Policia kufitare ka vijuar punën për ndalimin e personave q...
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi...
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në qytetin e L...
Pas publikimit të skandalit të Kontrollit të Lartë të Shteti...
Ditët e sotme koha është shumë e shenjtë. Sidomos për femrat...
Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas të...
Një ditë pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 54- vjeçari,...
Përgjegjësi i Agjensisë së Pyjeve në Kolonjë, E.P., 57 vjeç ...
Një grua e moshuar nga India, Kusma Vati ka treguar se ka ng...
Prej disa ditësh media të ndryshme, portale po raportojnë n...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhën dy aksidente në...
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11...
Nëse kaloni një ditë në pishina, është e sigurt që do të lod...
Policia e Fierit ka vendosur në pranga dy persona, pasi dhun...
Çdo çift debaton, dhe kjo është mëse normale.Por më keqja ës...
Policia e Krujës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Ti...
Gjatë edicionit të parë të Big Brother Albania, konkurrent k...
Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...