“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin. Por sipas Emergjencave Civile, shirat që kanë rënë gjatë natës kanë ndihmuar që të shuhen plotësisht zjarret në disa zona.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast se shohin zjarre të telefonojnë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU TIRANË
Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj të bashkisë Tiranë ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, por në mesnatë ka pasur reshje shiu i cili ka shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e madhe me shkurre dhe pisha.
Në fshatin Kuç të bashkisë Vorë ka vazhduar puna nga zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter. Në mesnatë në qarkun e Tiranës ka patur reshje shiu i cili ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Ndërmjet fshatit Okshtun dhe Hameraj të bashkisë Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll me pisha. Zjarrfikësit dhe forcat ushtarake kanë punuar për të shuar zjarrin. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që kanë ndihmuar për të shuar plotësisht vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
QARKU DIBËR
Ka vazhduar puna e zjarrfikësve së bashku me forca ushtarake, forca të pyjores dhe forca të FNSH, në vatrën e fuqishme të zjarrit të rënë në fshatin Bllacë, bashkia Bulqizë. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive, por me intensitet të dobët. Forcat po vazhdojnë punën edhe ditën e sotme deri në izolimin e plotë të vatrave.
QARKU VLORË
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë. Forcat e zjarrfikëses, të mbështetura nga banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë punuar për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos i afrohej zonës së banuar. Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime.
QARKU GJIROKASTËR
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull, të cilat paraqesin rrezik për banesat. Në operacione për të shuar zjarret janë përfshirë punonjës të zjarrfikëses, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit, forca ushtarake dhe banorë të zonës.
Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur dhe kanë vënë në rrezik serioz banesat e disa fshatrave dhe të fshatrave. Në ndihmë kanë shkuar 2 avionë të vegjël nga Greqia dhe një helikopter, të cilët kanë ulur intensitetin e zjarreve, por pa e fikur plotësisht. Operacionet janë ende në zhvillim.
QARKU DURRËS
Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka vazhduar puna e forcave të zjarrfikëses, së bashku me forca të pyjores, të bashkisë, dhe banorë të zonës, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin, duke shmangur rrezikimin e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
QARKU SHKODËR
Në malin Cukal, Shllak, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë punuar forca zjarrfikëse dhe forca ushtarake duke izoluar vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarfikësit, të mbështetura nga forca ushtarake dhe helikopteri kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 200 ha me shkurre.
QARKU FIER
Në fshatin Kreshpan, Njësia Administrative Cakran, bashkia Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pyll me lis dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të izolojnë plotësisht vatrat. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 me shkurre, pyll më lis dhe ullinj.
QARKU BERAT
Në fshatin Çetë, bashkia Ura Vajgurore ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj./CityNews
Nëse kaloni një ditë në pishina, është e sigurt që do të lod...
Policia e Fierit ka vendosur në pranga dy persona, pasi dhun...
Çdo çift debaton, dhe kjo është mëse normale.Por më keqja ës...
Policia e Krujës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Ti...
Gjatë edicionit të parë të Big Brother Albania, konkurrent k...
Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi k...
Sondazhi i Qendrës së Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele ...
Dhjetë shtetas shqiptarë kanë ndaluar nga Policia Federale p...
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publ...
Pikërisht të dielën e 27 gushtit, PS do të mbledhë Asamblenë...
Gjatë natës, shira të dendur kanë rënë në pjesën më të madhe...
Një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri ...
Si pasojë e motit të keq dhe shirave të dendur gjatë natës, ...
Ashtu, si çdo ditë, edhe sot kryeministri Edi Rama u ka urua...
Zan Cekaj, 26 vjeç u dënua me 33 muaj burg për mbajtje droge...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e d...
Edhe në aksin rrugor Cërrik-Papër në Elbasan mëngjesi ka nis...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin r...
Cdo here kur këta peshq si gjarpërinj dalin në breg të detit...
Pesë persona rezultojnë të vdekur për shkak të motit të keq ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...